Makita CL002G Instruction Manual page 35

Cordless cleaner
Hide thumbs Also See for CL002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Kontrolloni që aksesori pjesa e ciklonit,
pastruesi dhe tubi zgjatues (tubi i drejtë) janë kyçur
mirë përpara përdorimit.
SHËNIM: Zbrazeni kutinë e pluhurit të aksesorit
Cyclone dhe qesen e pluhurit të fshesës kur është
grumbulluar pluhur. Vazhdimi i përdorimit do të
rezultojë në forcë të dobësuar thithjeje.
SHËNIM: Ju mund ta përdorni gjithashtu aksesorin
Cyclone pa funksionin e kyçjes.
SHËNIM: Për ta montuar ose hequr pjesën e ciklonit,
shikoni pjesën "Instalimi dhe heqja e pjesëve të
fshesës".
Flakja e pluhurit
Kur është grumbulluar pluhur deri në vijën plot të kutisë
së pluhurit, ndiqni procedurën më poshtë dhe hidheni
pluhurin.
1.
Mbajeni kutinë e pluhurit fort, shtypni dhe mbani
shtypur dy butonat, dhe hiqni kutinë e pluhurit.
► Fig.45: 1. Vija plot 2. Kutia e pluhurit 3. Butoni (dy
vendndodhje) 4. Filtri rrjetë
2.
Hidheni pluhurin brenda kutisë së pluhurit dhe
hiqni çdo pluhur të ngjitur në sipërfaqen e filtrit rrjetë.
3.
Futeni kutinë e pluhurit deri në fund derisa dy
butonat të kyçen në vend me një kërcitje të lehtë.
► Fig.46: 1. Kutia e pluhurit 2. Butoni (dy
vendndodhje)
KUJDES:
Kur e montoni përsëri kutinë e
pluhurit, bëni kujdes të mos ju ngecin gishtat.
SHËNIM: Kontrolloni që aksesori pjesa e ciklonit,
pastruesi dhe tubi zgjatues (tubi i drejtë) janë kyçur
mirë përpara se ta përdorni përsëri.
SHËNIM: Nëse forca e thithjes nuk rikuperohet
pas hedhjes së pluhurit dhe pastrimit të filtrit
rrjetë, kontrolloni nëse në qesen e pluhurit është
grumbulluar pluhur nga fshesa ose nëse ka bllokim.
SHËNIM: Pluhuri mund të fluturojë kur hidhet nga
aksesori Cyclone. Tregoni kujdes të mos lini pluhurin
që t'ju hyjë në sy.
Pastrimi
KUJDES:
Pasi ta keni larë pjesën e ciklonit,
thajeni mirë para se ta përdorni. Pjesët që nuk janë
tharë siç duhet mund të shkaktojnë goditje elektrike
ose defekte në pajisje.
Kur kutia e pluhurit ndotet ose filtri rrjetë bllokohet, hiqini
dhe lajini ato me ujë. (Referojuni "Flakja e pluhurit" për
procedurën e heqjes.)
Thajini pjesët plotësisht përpara rivendosjes dhe
përdorimit.
► Fig.47: 1. Kutia e pluhurit 2. Filtri rrjetë
Kur filtri rrjetë ndotet shumë, pastrojeni atë sipas
procedurave të mëposhtme.
1.
Rrotullojeni filtrin rrjetë në drejtim të kundër të
akrepave të orës dhe hiqeni derisa grepat të shkyçen.
► Fig.48: 1. Filtri rrjetë 2. Grepi
2.
Hiqeni pluhurin nga filtri rrjetë dhe më pas lajeni
me ujë. Pas kësaj, thajeni plotësisht.
3.
Futeni filtrin rrjetë në bazë duke pasur grepat të
bashkërenditur me portën. Rrotullojeni filtrin rrjetë në
drejtim të akrepave të orës derisa grepat të kyçen me
një kërcitje të lehtë. Sigurohuni që filtri rrjetë të jetë
vendosur mirë.
► Fig.49: 1. Filtri rrjetë 2. Grepi 3. Porta
35 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Cl002ga102Cl002gd201Cl002gz01

Table of Contents