Makita CL002G Instruction Manual page 33

Cordless cleaner
Hide thumbs Also See for CL002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
3.
Kryeni procedurat e mëposhtme në varësi të llojit
të kutisë së pluhurit:
Kur përdorni qesen e pluhurit
Hiqeni ndaluesin e pluhurit dhe boshatiseni qesen e pluhurit.
► Fig.34: 1. Ndaluesi i pluhurit 2. Qesja e pluhurit
Kur përdorni filtrin prej letre
Hiqeni ndaluesin e pluhurit dhe hidhni filtrin prej letre.
► Fig.35: 1. Ndaluesi i pluhurit 2. Filtri prej letre
4.
Bashkoni qesen e pluhurit/filtrin e ri prej letre dhe
ndaluesin e pluhurit në fshesë dhe mbyllni kapakun e përparmë.
SHËNIM: Pastruesi është ndërtuar në mënyrë të tillë
që kapaku i përparmë shkëputet kur ai tërhiqet me
forcë përtej një këndi 90°. Nëse shkëputet kapaku i
përparmë, futeni te nyja e kapakut të përparmë.
► Fig.36: 1. Kapaku i përparmë 2. Nyja e kapakut të
përparmë
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pas përdorimit
KUJDES:
Mbështetja e fshesës në mur pa
mbështetëse tjetër mund të bëjë që fshesa të
bjerë duke sjellë lëndime ose dëmtimin e fshesës.
► Fig.37
Pastrimi
KUJDES:
Pastron qeset e pluhurit dhe filtrat
kur bllokohen. Vazhdimi i përdorimit në gjendje të
bllokuar mund të rezultojë në nxehje ose zjarr.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
VINI RE:
Mos e fryni pluhurin që është ngjitur në
pastrues dhe filtra me kompresor me ajër. Kjo do
të fusë pluhurin në fole dhe do të shkaktojë avari.
VINI RE:
Pasi të keni larë qeset e pluhurit dhe
filtrat e sfungjerit, thajini mirë para se t'i përdorni.
Filtrat e patharë mirë mund të shkaktojnë thithje të
dobët dhe të shkurtojë jetëgjatësinë e shërbimit të
motorit.
VINI RE:
Pasi t'i keni pastruar qeset e pluhurit
dhe filtrat e sfungjerit, sigurohuni që t'i montoni
përsëri para përdorimit. Nëse e përdorni fshesën pa
qese pluhuri dhe filtra sfungjeri, pluhuri futet në motor
dhe mund të shkaktojë defekt.
Trupi i pastruesit
Herë pas here fshijeni pjesën e jashtme (trupin e
pastruesit) të pastruesit duke përdorur një leckë të
njomur me ujë me sapun.
Gjithashtu pastroni edhe grykën e thithjes, zonën
e montimit të qeses së pluhurit/filtrit prej letre dhe
ndaluesin e pluhurit.
► Fig.38
Qesja e pluhurit
Lajeni qeskën e pluhurit me ujë dhe sapun kur bllokohet
me pluhur dhe ulet fuqia e pastruesit. Thajeni plotësisht
para përdorimit. Filtri i patharë mirë mund të shkaktojë
thithje të dobët dhe të shkurtojë jetëgjatësinë e
shërbimit të motorit.
► Fig.39
SHËNIM: Filtri prej letre është me një përdorim.
Ndaluesi i pluhurit
Fshini pluhurin nga ndaluesi i pluhurit.
Hiqni pluhurin dhe papastëritë nga pjesa prej sfungjeri
duke e goditur lehtë.
► Fig.40: 1. Pjesa prej sfungjeri
Heqja dhe instalimi i filtrit sfungjer
KUJDES:
Pas pastrimit të filtrit sfungjer,
sigurohuni që ta instaloni mbi pastrues. Nëse
e lani me ujë, thajeni para se ta vendosni përsëri.
Një filtër sfungjer i patharë mjaftueshëm mund të
shkurtojë jetëgjatësinë e shërbimit të motorit.
Kur bllokohet filtri sfungjer me pluhur, hiqeni nga
pastruesi dhe fshijeni ose lajeni me ujë.
Për të hequr filtrin sfungjer, hiqni qesen e pluhurit ose
filtrin prej letre dhe nxirreni filtrin sfungjer jashtë.
► Fig.41: 1. Filtri sfungjer
Shtypni gjithë cepin e filtrit sfungjer drejt murit të lugët
brenda zonës së montimit të qeses së pluhurit/filtrit prej
letre.
► Fig.42: 1. Muri i lugët
Kllapa e murit për pastruesin me
bateri
Aksesorë opsionalë
SHËNIM: Nuk përfshihet vida për të montuar
mbajtësin. Përgatitni një vidë që përshtatet për
materialin në të cilin do të vidhoset.
Bashkojeni kllapën e murit për pastruesin me bateri
në një mur me dru të fortë, tra ose kolonë, ku kllapa e
murit për pastruesin me bateri mund të fiksohet mirë.
Gjithmonë sigurohuni që kllapa e murit për pastruesin
me bateri të jetë fiksuar mirë përpara se të varni
pastruesin.
► Fig.43: 1. Kllapa e murit për pastruesin me bateri
KUJDES:
Mos e varni pastruesin në kllapën
e murit me dhunë ose mos varni pajisje të tjera
përveç pastruesit.
33 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Cl002ga102Cl002gd201Cl002gz01

Table of Contents