Makita CL002G Instruction Manual page 32

Cordless cleaner
Hide thumbs Also See for CL002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
KUJDES:
Mos e vendosni fytyrën pranë
grilave të ajrimit kur përdorni fshesën. Nëse fryni
objekte të huaja në sy, kjo mund të çojë në lëndime
personale.
Instalimi dhe heqja e pjesëve të
fshesës
KUJDES:
Pas montimit të pjesëve, kontrolloni
nëse janë fiksuar mirë. Nëse shtesat nuk montohen
siç duhet, ato mund të dalin dhe të shkaktojnë
dëmtime fizike.
KUJDES:
Bëni kujdes të mos godisni dorën
në mur etj. kur hiqni pjesët.
Kur përdorni aksesorin me
funksionin e kyçjes
Për të montuar aksesorin, futeni në folenë e thithjes së
fshesës derisa të kërcasë. Sigurohuni që aksesori të
jetë i bllokuar.
► Fig.22: 1. Foleja e thithjes 2. Aksesori me
funksionin e kyçjes 3. Grepi
VINI RE:
Kur montoni pjesën me funksionin
e kyçjes, sigurohuni që të puthitni butonin e
lëshimit në fshesë me grepin në pjesë. Nëse nuk
janë bashkërenditur, aksesori nuk do të bllokohet dhe
mund të dalë nga fshesa.
Për ta hequr, tërhiqni aksesorin ndërkohë që shtypni
butonin e lëshimit.
► Fig.23: 1. Butoni i lëshimit 2. Aksesori me
funksionin e kyçjes
Kur përdorni aksesorin pa funksionin
e kyçjes
VINI RE:
Për ta lidhur pjesën pa funksionin e
kyçjes, rrotullojeni dhe futeni mirë në vrimën e
thithjes së fshesës. Për ta hequr pjesën, tërhiqeni
ndërkohë që e rrotulloni.
► Fig.24
Pastrimi (Thithja)
Hundëza
Bashkoni hundëzën për të pastruar tavolina, tryeza,
mobilie etj. Hundëza vendoset lehtësisht.
► Fig.25: 1. Hundëza
Hundëza + Shkopi zgjatues (Tubi i drejtë)
Shkopi zgjatues vendoset ndërmjet hundëzës dhe
pastruesit. Kjo vendosje është e volitshme për pastrimin
e dyshemesë duke qëndruar në këmbë.
► Fig.26: 1. Trupi i pastruesit 2. Tubi zgjatues
3. Hundëza
Hundëza me kënd
Vendosni hundëzën me kënd për pastrimin e këndeve
dhe qoshet e një makine apo mobilieje.
► Fig.27: 1. Hundëza me kënd 2. Trupi i pastruesit
Hundëzën me kënd mund ta ruani në mbajtësen e
hundëzës.
► Fig.28: 1. Mbajtësja e hundëzës 2. Hundëza me
kënd
KUJDES:
Tregoni kujdes të mos kapni
gishtin(at) mes hundëzës me kënd dhe mbajtëses
së hundëzës. Nëse ju ngecin gishtat mund të
lëndoheni.
Hundëza me kënd + Tubi zgjatues
(Tubi i drejtë)
Në kënde të ngushta ku nuk mund të futet pastruesi
ose në vende të vështira për t'u arritur, përdorni këtë
mënyrë.
► Fig.29: 1. Hundëza me kënd 2. Tubi zgjatues
3. Trupi i pastruesit
Pastrimi pa hundëz
Mund të pastroni pluhurin pa përdorur hundëzën.
► Fig.30
Për kapjen e pluhurit në dysheme nga pozicioni në
këmbë, është praktike që të bashkoni tubin zgjatues
(tubin e drejtë) me fshesën.
► Fig.31: 1. Shkopi zgjatues (Tubi i drejtë)
Flakja e pluhurit
KUJDES:
Boshatiseni pastruesin para se të
mbushet plot ose nëse dobësohet fuqia e thithjes.
KUJDES:
Kur mbyllni kapakun e përparmë,
kini kujdes të mos ju ngecin gishtat.
VINI RE:
Kurrë mos e flakni ndaluesin e pluhurit
pasi duhet të përdoret kurdoherë që përdoret
qesja e pluhurit ose filtri i pluhurit.
VINI RE:
Kur qesja e pluhurit/filtri prej letre
nuk është brenda në fshesë, kapaku i përparmë
nuk mbyllet plotësisht. Mos e mbyllni me forcë
kapakun e përparmë. Kjo mund të rezultojë në
deformim ose thyerje të veglës.
VINI RE:
Kur hidhni pluhurin, pastroni gjithashtu
dhomën për qesen e pluhurit/filtrin prej letre.
Pluhuri dhe papastërtitë e mbetura në dhomë mund
të shkaktojnë bllokimin e filtrit prej sfungjeri ose
dëmtimin e motorit.
1.
Shtypni butonin për të hapur kapakun e përparmë.
Hapja e tij derisa të dëgjohet një klikim mundëson
ndalesë pozitive në atë pozicion.
► Fig.32: 1. Kapaku i përparmë 2. Butoni
2.
Nxirreni ndaluesin e pluhurit me ngjyrë portokalli
dhe qesen e pluhurit/filtrin prej letre në të njëjtën kohë.
► Fig.33: 1. Ndaluesi i pluhurit
32 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Cl002ga102Cl002gd201Cl002gz01

Table of Contents