Makita DDA460 Instruction Manual page 24

Cordless angle drill
Hide thumbs Also See for DDA460:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
KUJDES:
Futeni gjithmonë deri në fund
kutinë e baterisë derisa të bllokohet në vend.
Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të
butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht. Futeni
plotësisht derisa treguesi i kuq të mos shihet. Në të
kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Kur shpejtësia ulet shumë, ulni
ngarkesën ose ndaloni veglën për të shmangur
dëmtimin e saj.
KUJDES:
Mbajeni veglën fort gjatë përdorimit
të veglës.
Mbajtja e veglës
KUJDES:
Kjo është një vegël e fuqishme.
Zhvillohet një forcë e lartë rrotulluese dhe është
e rëndësishme që vegla të mbahet fort dhe të
shtrëngohet siç duhet.
Mbërthejeni dorezën me njërën dorë dhe dorezën e
përparme me dorën tjetër.
► Fig.14: 1. Doreza e përparme 2. Doreza
Kur shponi një vrimë të madhe me punto me
vetëfurnizim etj., mbajtësja anësore (doreza ndihmëse)
duhet të përdoret si mbrojtëse për të ruajtur kontrollin
e veglës.
Kur veprimi i shpimit bëhet përpara (në drejtim të
akrepave të orës), vegla duhet të mbahet fort për të
parandaluar reagimin me drejtim të kundërt të akrepave
të orës nëse puntoja ngec diku.
► Fig.15: 1. Reagimi 2. Përpara 3. Mbajtësja anësore
Gjatë punimit mbrapsht, mbajeni fort veglën për të
parandaluar reagimin në drejtim të akrepave të orës.
Nëse maja e puntos duhet të hiqet nga një vrimë e
shpuar pjesërisht, sigurohuni që veglën ta keni kapur
mirë përpara se të kryeni procedurën mbrapsht.
► Fig.16: 1. Reagimi 2. Mbrapsht
Funksionimi i shpimit
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq majën e
puntos në objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e majës së puntos kur bëni
një vrimë, bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në
vendin ku do të shpohet. Pastaj në vendin e shënuar
vendosni majën e puntos dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
KUJDES:
Shtypja e tepërt e veglës nuk do
të shpejtojë shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do
të dëmtojë majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e
veglës dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
KUJDES:
Mbajeni veglën fort dhe bëni kujdes
kur maja e puntos fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet. Gjatë depërtimit të puntos
në anën e kundërt të objektit mbi vegël/majën e
puntos ushtrohet një forcë e madhe shpuese.
KUJDES:
Maja e puntos e ngecur mund të
hiqet thjesht duke vendosur çelësin e ndryshimit në
rrotullimin e anasjelltë për ta nxjerrë punton. Megjithatë,
vegla mund të dalë papritmas nëse nuk e mbani fort.
KUJDES:
Siguroni gjithmonë materialet e punës
në morsë ose pajisje të ngjashme për shtrëngim.
KUJDES:
Shmangni shpimin në materiale ku
dyshoni se ndodhen gozhdë të fshehura ose gjëra
të tjera që mund të shtrembërojnë ose thyejnë
majën e puntos.
KUJDES:
Nëse vegla përdoret në mënyrë të
vazhdueshme derisa bateria të shkarkohet, mos e
përdorni veglën për 15 minuta derisa të vazhdoni
me një bateri të re.
Lidhja me kordon (rrip lidhës)
Paralajmërimet e sigurisë specifike për
përdorimin në lartësi
Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet
për sigurinë. Mosndjekja e paralajmërimeve dhe e
udhëzimeve mund të rezultojë në lëndime serioze.
1.
Gjithmonë mbajeni veglën të lidhur kur punoni
"në lartësi". Gjatësia maksimale e kordonit
është 2 m (6,5 ft).
Lartësia maksimale e lejueshme e rënies së
kordonit (rripit lidhës) nuk duhet të jetë mbi 2
m (6,5 ft).
2.
Përdoreni vetëm me kordon të përshtatshëm
për këtë lloj vegle dhe të miratuar për të paktën
7,0 kg (15,4 lbs).
3.
Mos e ankoroni kordonin e veglës në ndonjë
gjë në trupin tuaj ose në komponentë të
lëvizshëm. Ankorojeni kordonin e veglës në
një strukturë të fortë që mund t'u bëjë ballë
forcave të një vegle që bie.
4.
Sigurohuni që kordoni të jetë siguruar mirë në
secilën anë përpara përdorimit.
Inspektojeni veglën dhe kordonin përpara çdo
5.
përdorimi për dëmtime dhe për funksionimin
e rregullt (duke përfshirë copën dhe fijet e
qepjes). Mos e përdorni nëse është i dëmtuar
ose nuk funksionon në rregull.
6.
Mos i mbështillni kordonët rrotull cepave të
mprehtë ose të ashpër, ose mos i lejoni të bien
në kontakt me to.
7.
Shtrëngojeni anën tjetër të kordonit jashtë
zonës së punës në mënyrë që vegla të mbahet
në mënyrë të sigurt nëse bie.
8.
Lidheni kordonin në mënyrë të tillë që vegla
të lëvizë larg nga operatori nëse bie. Veglat
që bien do të luhaten në kordon, gjë që mund të
shkaktojë lëndim ose humbje të ekuilibrit.
24 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dda460pt2Dda460zk

Table of Contents