Mirëmbajtja - Makita EA3600F Instruction Manual

Petrol chain saw
Hide thumbs Also See for EA3600F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM:
• Sigurohuni se sharra me zinxhir ta ketë motorin të fikur dhe tërhiqni kapakun e
kandelës para se të kryeni mirëmbajtje ose kontroll.
• Prisni derisa motori të ftohet para se të kryeni punime mirëmbajtëse.
• Vishni gjithmonë doreza mbrojtëse.
• Ndizeni sharrën me zinxhir vetëm pasi ta keni montuar krejtësisht dhe pasi ta
keni inspektuar.
• Mbajeni larg nga flakët e hapura dhe mos pini duhan.
KUJDES:
• Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË, çdo riparim, mirëmbajtje ose
punim mirëmbajtës që nuk përfshihet në këtë manual duhet të kryhet nga qendra
e autorizuar e shërbimeve Makita. Gjithmonë përdorni pjesë origjinale këmbimi të
Makita-s.
Mprehja e zinxhirit të sharrës
Zinxhiri ka nevojë të mprihet kur:
• Ashklat e prera duken si tallash.
• Zinxhiri depërton drurin vetëm nën presion të lartë.
• Skaji prerës duket që është i dëmtuar.
• Sharra lëviz majtas ose djathtas gjatë sharrimit. Kjo shkaktohet nga mprehja e
pabarabartë e zinxhirit.
NJOFTIM:
• Mpriheni shpesh, por pa e gërryer shumë. Në përgjithësi, dy ose tre goditje janë
të mjaftueshme.
• Pasi e keni mprehur disa herë vetë dërgojeni zinxhirin për ta mprehur te një
qendër shërbimi.
Mprehja e saktë
KUJDES:
• Përdorni vetëm zinxhirë dhe shufra udhëzuese të projektuara për këtë sharrë.
• Thellësia e tepërt (3) rrit rrezikun për zmbrapsje.
Kriteret e mprehjes (për zinxhirin e sharrës 91PX)
- Mirëmbani të gjitha pjesët prerëse (1) në zinxhirin e sharrës në të njëjtën gjatësi.
Pjesët prerëse me gjatësi të ndryshme bëjnë që zinxhiri të punojë me vështirësi
dhe mund të shkaktojnë plasaritje të zinxhirit.
- Gjatësia minimale e prerësit (2): 4 mm. Mos e mprihni zinxhirin kur pjesa prerëse
bëhet më e gjatë se 4 mm. Në këtë pikë zëvendësoni zinxhirin e sharrës.
- Thellësia e prerjes (3) përcaktohet nga ndryshimi në gjatësi ndërmjet kufizuesit të
gjatësisë (hundëza e rrumbullakët) dhe skaji i prerjes.
- Rezultatet më të mirat arrihen me thellësi prej 0,64 mm (,025 inç).
- Mirëmbani të njëjtin kënd mprehjeje prej 30° për të gjitha pjesët prerëse.
- Përdorni një disk rrumbullakët në mënyrë që të ruhet këndi i duhur i prerjes prej
55° në të gjithë dhëmbët.
- Mprihni prerësit me këndin e duhur, në të kundërt, mund të shkaktohet funksionim
i ashpër dhe të parregullt, si dhe rritja e konsumimit e prishja e zinxhirit të
sharrës.
1
70
3
1
1
2
55
55
3

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3601f

Table of Contents