Makita EA3600F Instruction Manual page 54

Petrol chain saw
Hide thumbs Also See for EA3600F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Karburantet/Rimbushja
• Fikeni motorin para se të rimbushni sharrën me zinxhir.
• Mos pini duhan ose punoni pranë zjarreve të hapur.
• Lëreni motorin të ftohet para se ta rimbushni.
• Karburanti mund të përmbajë substanca të ngjashme me tretësit. Sytë dhe lëkura
nuk duhet të bien në kontakt me produktet me vaj mineral. Mbani gjithmonë
doreza mbrojtëse kur bëni furnizimin me karburant. Ndërroni dhe pastroni shpesh
rrobat mbrojtëse. Mos thithni avujt e karburantit. Thithja e avujve të karburantit
mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj.
• Mos derdhni karburant ose vajin e zinxhirit. Kur të keni derdhur karburant ose vaj
pastrojeni menjëherë sharrën me zinxhir. Karburanti nuk duhet të bjerë në kontakt
me rrobat. Nëse rrobat tuaja kanë rënë në kontakt me karburantin, ndërrojini
menjëherë.
• Sigurohuni që karburanti ose vaji i zinxhirit të mos pikojë dhe të thithet nga dheu
(mbrojtja e mjedisit). Përdorni një bazë të përshtatshme.
• Rimbushja në dhomat e mbyllura nuk lejohet. Avujt e karburantit do të
akumulohen pranë dyshemesë (rrezik shpërthimi).
• Sigurohuni që të shtrëngoni mirë tapat e serbatorit dhe depozitës së vajit.
• Ndryshoni vendin para se ta ndizni motorin (të paktën 3 m nga vendi i rimbushjes
me karburant).
• Karburanti nuk mund të ruhet për një periudhë kohe të pakufizuar. Blini vetëm aq
sa do të konsumohet në të ardhmen e afërt.
• Përdorni vetëm kontejnerë të shënuar dhe aprovuar për transportin dhe ruajtjen
e karburantit dhe vajit. Sigurohuni që fëmijët të mos arrijnë dot karburantin ose
vajin e zinxhirit.
Vënia në funksionim
• Mos punoni vetëm. Një person tjetër duhet të ndodhet afër në rast urgjence
(brenda distancës së thirrjes).
• Sigurohuni se nuk ka fëmijë ose njerëz të tjerë brenda zonës të punës. Kushtojini
vëmendje edhe kafshëve që ndodhen në vendin e punës.
• Përpara se të nisni punën duhet të kontrollohet sharra me zinxhir për
një funksionim të përkryer dhe siguri gjatë punës sipas përcaktimeve
të mësipërme. Kurrë mos përdorni një sharrë me zinxhir me defekte.
Kontrolloni në mënyrë të veçantë funksionimin e frenit të zinxhirit, montimin
e saktë të shufrës udhëzuese, mprehjen dhe shtrëngimin e saktë të zinxhirit,
montimin e sigurt të kapakut të zinxhirit, lëvizjen me lehtësi të këmbëzës së gazit
dhe funksionimin e bllokimit të këmbëzës së gazit, pastërtinë dhe thatësinë e
dorezave dhe funksionin e çelësit të kombinimit.
• Kur sharra me zinxhir ju bie nga duart ose pëson goditje të tjera, ndërpriteni
menjëherë përdorimin dhe kryeni inspektimin e saj për dëmtime ose defekte të
dukshme.
• Futeni në punë sharrën me zinxhir vetëm nëse është krejtësisht e montuar.
Asnjëherë mos e përdorni sharrën me zinxhir kur ajo nuk është montuar
krejtësisht.
• Kontrolloni pajisjet mbrojtëse personale.
• Futeni sharrën me zinxhir në punë vetëm siç tregohet në manualin e përdorimit.
Nuk lejohen mënyra të tjera të nisjes.
• Përpara se të ndizni sharrën me zinxhir sigurohuni se keni bazament të sigurt.
• Kur të ndizni sharrën me zinxhir duhet të ketë bazament të fortë dhe mbajtur
mirë. Shufra udhëzuese dhe zinxhiri nuk duhet të prekin asnjë objekt.
• Kontrolloni që vaji i zinxhirit të përhapet mjaftueshëm në zinxhir.
54
3 metra

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3601f

Table of Contents