Makita EA3600F Instruction Manual page 65

Petrol chain saw
Hide thumbs Also See for EA3600F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rregullimi i tendosjes së zinxhirit të sharrës
KUJDES:
• Zinxhiri tepër i lirë mund të kërcejë nga shufra dhe prandaj paraqet rrezik për
aksident. Nëse zinxhiri i sharrës është shumë i lirë, shtrëngojeni.
• Një tendosje tepër e madhe e zinxhirit të sharrës mund të shkaktojë prishjen e
zinxhirit të sharrës, konsumimin e shufrës udhëzuese dhe prishjen e diskut/vidës
rregulluese.
Zinxhiri i sharrës mund të lirohet pas shumë orësh përdorimi. Kur ndryshoni
zinxhirin e sharrës ose pas disa orësh përdorimi, kontrollojeni tendosjen e zinxhirit
para përdorimit. Zinxhiri i rregulluar siç duhet rrit performancën dhe jetëgjatësinë e
përdorimit të veglës.
Tendosja e zinxhirit është e saktë nëse zinxhiri qëndron në pjesën e poshtme të
shufrës udhëzuese dhe mund të kthehet lehtësisht me dorë.
Kontrolloni shpesh tendosjen e zinxhirit - zinxhirët e rinj kanë tendencën të zgjaten
gjatë përdorimit.
Për të rregulluar tendosjen e zinxhirit të sharrës, kryeni procedurën vijuese:
1. Lëshoni frenin e zinxhirit duke tërhequr mbrojtësen e përparme të duarve.
2. (Për modelin EA3600F) Zhvidhosini pak dadot shtrënguese për të liruar kapakun
e zinxhirit.
(Për modelin EA3601F) Mbajeni plotësisht të shtypur levën derisa të ndalojë.
Rrotullojeni pak levën në drejtim kundërorar për të liruar kapakun e zinxhirit.
3. Ngrini pak majën e shufrës udhëzuese dhe mbajeni.
4. (Për modelin EA3600F) Rrotullojeni disku i rregullimit të zinxhirit për të rregulluar
tendosjen e zinxhirit të sharrës.
(Për modelin EA3601F) Rrotullojeni disku i rregullimit të zinxhirit për të rregulluar
tendosjen e zinxhirit.
5. Rregulloni tendosjen e zinxhirit derisa pjesa e poshtme e zinxhirit të sharrës të
përputhet me shinën e shufrës (shikoni rrethin në figurë).
Gjatë rregullimit të tendosjes së zinxhirit, mbajeni të ngritur majën e shufrës.
6. Vazhdoni ta mbani lehtë shufrën udhëzuese dhe shtrëngoni kapakun e zinxhirit
pas rregullimit të tendosjes së zinxhirit.
(Për modelin EA3600F) Shtrëngoni dadot shtrënguese për të siguruar kapakun e
zinxhirit.
(Për modelin EA3601F) Rrotullojeni levën plotësisht në drejtim orar për të
siguruar kapakun e zinxhirit. Më pas shtypeni dhe mbylleni levën.
7. Sigurohuni që zinxhiri i sharrës të mos afrohet në pjesën e poshtme por të
përputhet mjaftueshëm me pjesën e poshtme të shufrës.
65
EA3600F
EA3601F
EA3600F
EA3601F

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3601f

Table of Contents