Para Përdorimit - Makita EA3600F Instruction Manual

Petrol chain saw
Hide thumbs Also See for EA3600F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARA PËRDORIMIT
PARALAJMËRIM:
• SHMANGNI KONTAKTIN ME LËKURËN DHE SYTË. Produktet e vajit mineral
ju thajnë lëkurën. Nëse lëkura juaj bie në kontakt të vazhdueshëm me këto
substanca për një periudhë të gjatë kohe, ajo mund të thahet. Për pasojë mund
të shkaktohen sëmundje të ndryshme lëkure. Përveç kësaj, mund të ketë dhe
reaksione alergjike. Sytë mund të acarohen kur hyjnë në kontakt me vajin. Nëse
ju futet vaji në sy, lajini menjëherë me ujë të pastër. Nëse sytë i keni ende të
acaruar, shkoni menjëherë te mjeku.
Karburanti
KUJDES:
• Kini veçanërisht kujdes kur mbani benzinë.
• Mos pini duhan. Mbajeni veglën larg nga flakët e hapura, shkëndijat ose zjarri
(rrezik shpërthimi).
Përzierje karburanti
Kjo pajisje fuqizohet nga një motor-me dy kohë me performancë të lartë i ftohur me
ajër. Ai vihet në punë nga një përzierje e benzinës me vajin e motorit me dy kohë.
Motori është ndërtuar për të funksionuar me benzinë normale pa plumb me vlerë
minimale të oktanit prej 91 RON (89 AKI) dhe etanol të kombinuar prej jo më shumë
se 10%. Në rast se nuk disponohet një karburant i tillë, mund të përdorni edhe
karburant me një vlerë më të lartë oktani. Kjo nuk ndikon motorin.
Për të arritur funksionimin optimal të motorit dhe për të mbrojtur shëndetin
tuaj dhe mjedisit, përdorni vetëm karburant pa plumb.
Për të lubrifikuar motorin, përdorni vaj sintetik për motorë me dy kohë të ftohur
me ajër (vaj origjinal Makita ose shkallë cilësie JASO FC (ISO EGC) ose më lart).
Përzierje vaji motori me karburant.
KUJDES:
• Mos përdorni karburant të përzier të gatshëm nga stacionet e karburantit.
Raporti i saktë i përzierjes: 50:1 d.m.th. përzieni 50 pjesë benzinë me 1 pjesë vaj.
SHËNIM:
• Për të përgatitur përzierjen karburant-vaj, në fillim përzieni gjithë sasinë e vajit me
gjysmën e sasisë së kërkuar të karburantit, më pas shtoni karburantin e mbetur.
Tundeni mirë përzierjen përpara se ta hidhni në serbatorin e sharrës me zinxhir.
Mos shtoni më shumë vaj motori sesa është specifikuar. Raporti i gabuar i
përzierjes shkakton prodhimin e më shumë mbetjeve ndotëse nga motori me djegie
të brendshme. Gjithashtu shkakton bllokimin e kanalit shkarkues të cilindrit dhe
zhurmëmbytësit, si edhe performancë të dobët e konsum karburanti të tepruar.
Ruajtja e karburantit
Karburanti ka jetëgjatësi përdorimi të kufizuar. Përzierja e karburantit vjetrohet nga
avullimi, veçanërisht në temperatura të larta. Karburanti i vjetruar dhe përzierjet
e karburantit mund të shkaktojnë probleme dhe të dëmtojnë motorin. Blini vetëm
sasinë e karburantit që do të konsumohet brenda pak muajve të ardhshëm. Në
temperatura të larta, pasi karburanti të jetë përzier duhet të përdoret deri në 6-8
javë.
Ruajeni karburantin vetëm në kontejnerë, në vende të thata, të freskëta dhe të
sigurta.
Vaji i zinxhirit
Përdoreni vajin me aditiv ngjitës për lubrifikimin e zinxhirit dhe shufrës udhëzuese.
Aditivi ngjitës parandalon vajin të shkëputet prej zinxhirit shumë shpejt.
Për të mbrojtur ambientin ne rekomandojmë përdorimin e vajit origjinal të zinxhirit
Makina ose vajin e zinxhirit që është i degradueshëm biologjikisht. Përdorimi i vajit
të degradueshëm biologjikisht mund të kërkohet sipas rregullave vendore.
Vaji i degradueshëm biologjikisht është i qëndrueshëm vetëm për një periudhë të
kufizuar kohore. Ai duhet të konsumohet brenda 2 vitesh nga data e prodhimit (e
printuar mbi kontejner).
Shënim i rëndësishëm për vajrat e zinxhirit biologjikisht të
tretshëm
Nëse nuk keni në plan ta përdorni sërish sharrën për një periudhë të gjatë kohe,
boshatisni depozitën e vajit dhe vendosni një sasi të vogël vaj motori normal (SAE
30) dhe më pas ndizeni sharrën për pak kohë. Kjo është e nevojshme për të
shpëlarë të gjitha mbetjet e vajit biologjikisht të tretshëm nga serbatori i vajit, sistemi
i furnizimit me vaj, zinxhiri dhe shufra udhëzuese, sepse me kalimin e kohës shumë
nga këto vajra lënë mbetje të ngjitshme që mund të dëmtojnë pompën e vajit ose
pjesë të tjera.
KURRË MOS PËRDORNI VAJ TË PËRDORUR
Mbetjet e vajit janë të rrezikshme për mjedisin.
Mbetjet e vajit përmbajnë sasi të larta të substancave kancerogjene.
Mbetjet e vajit të përdorur shkaktojnë konsumim ekstrem dhe gërryerje të pompës
së vajit dhe pajisjes së sharrimit.
Në rast dëmtimi të shkaktuar nga përdorimi i mbetjeve të vajit ose vaj të
papërshtatshëm të zinxhirit garancia anulohet dhe nuk vlen.
66

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3601f

Table of Contents