Makita EA3600F Instruction Manual page 56

Petrol chain saw
Hide thumbs Also See for EA3600F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
• Për të prerë pemë ose kryer prerje tërthore duhet të vendosni parakolpin e
dhëmbëzuar (Z) te druri që do të pritet.
• Përpara se të kryeni një prerje tërthore vendoseni parakolpin e dhëmbëzuar mbi
lëndën drusore dhe vetëm pastaj druri mund të pritet me zinxhirin në funksionim.
Për këtë veprim sharra me zinxhir ngrihet nga doreza e pasme dhe drejtohet
me anë të dorezës së përparme. Parakolpi i dhëmbëzuar shërben si qendër e
rrotullimit. Vazhdoni duke ushtruar pak forcë mbi dorezën e përparme dhe në
të njëjtën kohë duke e tërhequr pas sharrën me zinxhir. Futeni parakolpin e
dhëmbëzuar pak më thellë dhe ngrini sërish dorezën e pasme.
• Kur lënda drusore duhet të shpohet për prerje ose kur duhet të kryhen
prerje gjatësore rekomandohet urgjentisht që këto punime të kryhen vetëm
nga persona me trajnim të posaçëm (rrezik i lartë zmbrapsjeje).
• Bëni prerje ‑ gjatësore ‑ për së gjati në këndin më të vogël të mundshëm. Kini
shumë kujdes kur bëni këtë lloj prerjeje pasi parakolpi i dhëmbëzuar nuk mund të
mbërthejë.
• Sharra duhet të jetë në funksionim kurdoherë që hiqni sharrën me zinxhir nga
druri.
• Kur kryeni disa prerje këmbëza e gazit duhet të lëshohet ndërmjet tyre.
• Bëni kujdes kur prisni dru që përmban ashkla. Copat e prera të drurit mund t'ju
godasin (rrezik lëndimi).
• Kur prisni me skajin fundor të shufrës udhëzuese, sharra me zinxhir mund të
shtyhet në drejtim të përdoruesit nëse ngec zinxhiri. Për këtë arsye përdorni
skajin e poshtëm të shufrës sa herë të jetë e mundur. Sharra me zinxhir më pas
do të shtyhet larg trupit tuaj.
• Nëse lënda drusore është nën tendosje, fillimisht prisni anën e tensionit (A). Më
pas prerja tërthore mund të kryhet në anën e tendosur (B). Në këtë mënyrë mund
të shmanget ngecja e shufrës udhëzuese.
KUJDES:
Personat që presin pemë ose degë duhet të trajnohen përkatësisht. Rrezik i
lartë lëndimesh!
• Kur prisni degë, sharra me zinxhir duhet të mbështetet mbi trung. Mos e përdorni
skajin e shufrës për prerje (rrezik zmbrapsjeje).
• Bëni kujdes nga degët e tendosura. Mos i prisni degët e lira nga poshtë.
• Asnjëherë mos kryeni prerje shtendosëse kur qëndroni mbi trung.
56
B
A
B

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3601f

Table of Contents