Masa Paraprake Të Sigurisë - Makita EW2050H Instruction Manual

Engine pump
Hide thumbs Also See for EW2050H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
1. MASA PARAPRAKE TË SIGURISË
Ju lutemi të siguroheni se keni lexuar me kujdes çdo masë paraprake.
Kushtojini vëmendje të veçantë pohimit që paraprihet nga fjalët në vijim.
PARALAJMËRIM
KUJDES
PARALAJMËRIM
■ Kurrë mos thithni gazra shkarkimi.
Ato përmbajnë monoksid karboni, një gaz pa ngjyrë, pa erë dhe tepër
të rrezikshëm i cili mund të shkaktojë humbjen e ndjenjave ose vdekjen.
■ Kurrë mos e përdorni pompën në ambiente të brendshme ose në një zonë
me ventilim jo të mirë, si një tunel, shpellë, etj.
■ Ushtroni tepër kujdes kur e përdorni pompën në afërsi të njerëzve ose
kafshëve.
■ Mbajeni tubin e shkarkimit të pastër nga objektet e huaja.
PARALAJMËRIM
■ Karburanti është tepër i ndezshëm dhe avujt e tij mund të shpërthejnë
nëse ndizen.
■ Mos e mbushni me karburant në ambiente të brendshme ose në një zonë
me ventilim të keq.
■ Sigurohuni që ta ndaloni pompën para rimbushjes me karburant.
■ Mos e hiqni kapakun e serbatorit dhe as mos e mbushni serbatorin kur
motori është i nxehtë ose në funksionim.
Jepini motorit të paktën 2 minuta kohë për t'u ftohur para se ta mbushni
me karburant.
■ Mos e tejmbushni serbatorin.
■ Nëse derdhet karburant, fshijeni me kujdes dhe prisni derisa karburanti të
jetë tharë para se të ndizni motorin.
■ Pas rimbushjes me karburant, sigurohuni që të shtrëngoni kapakun për të
parandaluar derdhjen.
PARALAJMËRIM
■ Mos e përdorni pompën kur pini duhan ose në afërsi të flakëve të hapura.
■ Mos e përdorni në afërsi të shkurreve, lastarëve, rreckave të thata apo
materialeve të tjera të ndezshme.
■ Mbajeni grykën e ftohjes me ajër (zonën e litarit të motorinos) dhe pjesën e
zhurmëmbytësit të motorit të paktën 1 metër larg nga ndërtesat, pengesat
dhe objektet e tjera të djegshme.
■ Mbajeni pompën larg nga materialet e ndezshme dhe të rrezikshme të
tjera (mbeturina, lecka, lubrifikantë, lëndë shpërthyese).
206
"PARALAJMËRIM" tregon një mundësi të madhe për lëndim të personit ose
humbjen e jetës nëse nuk zbatohen udhëzimet.
"KUJDES" tregon një mundësi të madhe për lëndim të personit ose dëmtim
të pajisjes nëse nuk zbatohen udhëzimet.
: MASAT PARAPRAKE TË SHKARKIMIT
: MASAT PARAPRAKE TË RIMBUSHJES ME
KARBURANT
: PARANDALIMI I ZJARRIT
1m
1m

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ew3051hEw3050hEw2051h

Table of Contents