Makita JV001G Instruction Manual page 26

Hide thumbs Also See for JV001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Veprimi i ndërrimit
Për ta ndezur veglën, shtypni çelësin e kyçjes. Vegla
ndizet në regjimin e gatishmërisë. Për të nisur veglën,
shtypni çelësin ON/të gatishmërisë në regjimin e
gatishmërisë. Për ta ndaluar veglën, shtypni sërish
çelësin ON/të gatishmërisë. Vegla ndizet në regjimin
e gatishmërisë. Për të fikur veglën, shtypni çelësin e
kyçjes në regjimin e gatishmërisë.
► Fig.5: 1. Çelësi i kyçjes 2. Çelësi ON/i gatishmërisë
SHËNIM: Nëse vegla lihet 10 sekonda pa u përdorur
në regjim gatishmërie, vegla fiket automatikisht dhe
llamba fiket.
SHËNIM: Veglën mund ta ndaloni dhe ta fikni
gjithashtu duke shtypur çelësin e kyçjes gjatë kohës
që vegla është në punë.
Për të ulur ndriçimin e llambës, shtypni dhe mbani
çelësin e kyçjes kur e ktheni në regjimin e gatishmërisë.
Rreth 1 sekondë pasi të filloni shtypjen e çelësit të
kyçjes, ndriçimi i llambës do të fillojë të bjerë, ndaj
lëshojeni çelësin e kyçjes kur arrini ndriçimin e
dëshiruar. E kthen edhe veglën në regjim gatishmërie.
Rreth 3 sekonda pasi të filloni shtypjen e çelësit të
kyçjes, ndriçimi i llambës do të minimizohet dhe ndriçimi
nuk do të ndryshojë pas kësaj.
SHËNIM: Ndriçimi i llambës nuk mund të rregullohet
kur vegla është në regjim gatishmërie. Fikeni veglën
për të ulur ndriçimin e llambës.
SHËNIM: Nuk ka funksion memorieje për ndriçimin
e llambës. Nëse e fikni llambën dhe pastaj e ndizni,
ndriçimi i llambës do të maksimizohet çdo herë.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
► Fig.6: 1. Disku i rregullimit të shpejtësisë
Shpejtësia e veglës mund të rregullohet duke rrotulluar
diskun e rregullimit të shpejtësisë. Mund të caktoni
shpejtësinë më të lartë në 6 dhe shpejtësinë më të ulët
në 1.
Referojuni tabelës për të përzgjedhur shpejtësinë
e duhur për materialin që do të pritet. Megjithatë,
shpejtësia e përshtatshme mund të ndryshojë sipas llojit
ose trashësisë së materialit. Në përgjithësi shpejtësia
më e lartë ju lejon që t'i prisni materialet më shpejt,
por në këtë mënyrë jetëgjatësia e shërbimit të tehut të
sharrës për punime në forma do të ulet.
Materiali i punës
Dru
Çelik i butë
Inoks
Alumin
Plastikë
Disku rregullues i shpejtësisë mund
VINI RE:
të kthehet vetëm deri në 6 dhe sërish në 1.
Mos ushtroni forcë pas 6 ose 1, ose funksioni
i rregullimit të shpejtësisë mund të mos
funksionojë më.
Numri
4 - 6
3 - 6
3 - 4
3 - 6
1 - 4
Funksioni elektronik
Vegla është e pajisur me funksione elektronike për
përdorim të lehtë.
Nisja e butë
Funksioni i nisjes së butë minimizon tronditjen gjatë
nisjes dhe bën që vegla të niset pa probleme.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Kontrolli elektronik i shpejtësisë për të përftuar
një shpejtësi konstante. Është e mundur marrja e
rezultateve të mira, sepse shpejtësia e rrotullimit
mbahet konstante, madje edhe në kushte kur vegla
është e ngarkuar.
Rrotullim i butë pa ngarkesë
Kur disku rregullues i shpejtësisë është vendosur në
pozicionin "3" ose më lart, vegla redukton automatikisht
shpejtësinë pa ngarkesë për të reduktuar dridhjen
dhe drejtuar me lehtësi tehun e sharrës për punime
në forma me vijën prerëse. Pasi vegla fillon prerjen
e materialit të punës, shpejtësia e saj rritet dhe arrin
shpejtësinë paravendosur.
SHËNIM: Kur temperatura është e ulët, ky funksion
mund të mos jetë i disponueshëm. Ky funksion mund
të mos ofrohet në varësi të llojit të materialit.
SHËNIM: Nëse shpejtësia nuk ulet pas prerjes së
materialit të punës, fikeni veglën dhe ndizeni sërish.
Aktivizimi ose çaktivizimi i funksionit të
rrotullimit të butë pa ngarkesë
Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e rrotullimit
të butë pa ngarkesë, ndiqni hapat e mëposhtëm.
Sigurohuni që vegla të jetë e fikur.
1.
Vendoseni diskun e rregullimit të shpejtësisë në
2.
"1".
Shtypni çelësin e kyçjes për të ndezur veglën.
3.
Vendosni diskun e rregullimit të shpejtësisë në "6"
4.
dhe më pas vendoseni sërish në "1".
Llamba pulson dy herë kur çaktivizohet apo aktivizohet
funksioni i rrotullimit pa ngarkesë. Për ta aktivizuar ose
çaktivizuar këtë funksion, kryeni të njëjtën procedurë
sërish.
SHËNIM: Nëse funksioni i rrotullimit të butë pa
ngarkesë çaktivizohet, llamba pulson dy herë kur
vegla fiket.
SHËNIM: Gjithashtu mund ta aktivizoni ose
çaktivizoni funksionin e rrotullimit pa ngarkesë duke
ndryshuar diskun e rregullimit të shpejtësisë në "6" -
"1" - "6".
Freni elektrik
Kjo vegël është pajisur me fren elektrik. Nëse vegla
vazhdimisht nuk arrin të ndalojë me shpejtësi pasi
lëshohet këmbëza e çelësit, dërgojeni veglën për
shërbim te një qendër shërbimi Makita.
26 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Jv001gzJv001gd201

Table of Contents