Download Print this page

Makita MAC210Q Instruction Manual page 88

Hide thumbs Also See for MAC210Q:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
1.
Vendoseni çelësin ON/AUTO - OFF në "off".
2.
Rrotullojeni rregullatorin në drejtim të kundërt të
akrepave të orës për ta vendosur në zero presionin e
daljes.
3.
Hiqeni mjetin ose aksesorin me ajër.
4.
Hapeni valvulën e shkarkimit që ndodhet poshtë
depozitës së ajrit. Presioni i depozitës duhet të jetë nën
0,14 MPa (1,4 bar) kur shkarkohet depozita e ajrit.
5.
Anojeni depozitën në mënyrë të valvula e
shkarkimit të drejtohet poshtë dhe të kullojë.
PARALAJMËRIM:
Anojeni depozitën për ta zbrazur.
PARALAJMËRIM:
depozitën, hapeni valvulën e shkarkimit me
ngadalë dhe anojeni kompresorin për ta zbrazur
ujin e grumbulluar. Mbajeni fytyrën dhe sytë larg
nga valvula e shkarkimit.
PARALAJMËRIM:
KONDENSOHET NË DEPOZITËN E AJRIT. NËSE
NUK SHKARKOHET, UJI DO TË GËRRYEJË
DHE DOBËSOJË DEPOZITËN E AJRIT
DUKE SHKAKTUAR RREZIK PËR ÇARJEN E
DEPOZITËS SË AJRIT.
VINI RE:
Rrezik i dëmtimit të pronës
Zbrazeni gjithnjë ujin nga depozita e ajrit. Uji
mund të përmbajë vaj dhe ndryshk që mund të
shkaktojnë njolla.
SHËNIM: Nëse valvula e shkarkimit është e bllokuar,
lironi të gjithë presionin e ajrit. Më pas valvula mund
të hiqet, të pastrohet dhe të montohet përsëri.
SHËNIM: Ajri i kompresuar gjeneron kondensim, i
cili akumulohet në depozitë, në filtër ose në pjesë
të tjera. Kondensimi përmban vaj lubrifikues dhe/
ose substanca, për të cilat ekzistojnë rregulla.
Zbatoni rregullat e vendit tuaj kur hidhni materialin e
kondensuar.
6.
Pasi uji të jetë shkarkuar, mbylleni valvulën e
shkarkimit. Tani kompresori i ajrit mund të vendoset.
PARALAJMËRIM:
depozitën e ajrit. Shkarkimi jo i mirë i depozitës
së ajrit mund të shkaktojë gërryerje dhe çarje
të mundshme të depozitës. Çarja e depozitës
mund të shkaktojë dëmtime fizike dhe dëmtime
të pronës.
Rrezik shpërthimi
Për ta shkarkuar
UJI DO TË
Zbrazeni siç duhet
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM:
kompresorin e ajrit nëse nuk funksionon siç duhet.
Nëse kompresori duket se nuk funksionon siç
duhet, bën zhurma të çuditshme ose dridhje, mos
e përdorni më dhe merrni masa për riparim nga
një qendër servisi e autorizuar e Makita.
PARALAJMËRIM:
këmbimi origjinale të Makita.
Pjesët e këmbimit që nuk janë prodhuar nga
Makita mund ta bëjnë të pavlefshme garancinë
dhe mund të shkaktojnë defekte dhe plagosje.
Pjesët e këmbimit origjinale nga Makita mund të
gjenden te një shitës i autorizuar.
PARALAJMËRIM:
AUTOMATIKISHT KUR NDIZET. KUR BËNI PUNË
MIRËMBAJTJEJE, MUND TË EKSPOZOHENI NDAJ
BURIMEVE TË TENSIONIT, AJRIT TË KOMPRESUAR
OSE PJESËVE TË LËVIZSHME. MUND TË NDODHIN
DËMTIME FIZIKE. PARA KRYERJES SË NDONJË
MIRËMBAJTJEJE APO RIPARIMI, VEGLA FIKET
DHE ÇLIRONI TË GJITHË PRESIONIN E AJRIT.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, hollues,
alkool dhe të ngjashme. Mund të shkaktoni
çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet
dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga
qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës
të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
Për të garantuar punim të efektshëm dhe jetë më të
gjatë të kompresorit, duhet të përgatitet dhe të ndiqet
një program për mirëmbajtje. Procedura e mëposhtme
është përgatitur për një pajisje që punon çdo ditë në
një ambient normal pune. Nëse është e nevojshme,
programi duhet të modifikohet sipas kushteve ku përdoret
kompresori. Modifikimet janë në varësi të orëve të punës
dhe ambientit të punës. Kompresorët që përdoren në
ambiente tepër të pista dhe/ose të papërshtatshme kanë
nevojë për kontrolle më të shpeshta mirëmbajtjeje.
Mirëmbajtja e zakonshme
1.
Zbrazeni ujin nga depozita e ajrit, nga separatorët
e lagështisë ose nga rregullatorët e filtrit të ajrit.
2.
Kontrolloni nëse ka zhurma dhe/ose dridhje të pazakonta.
3.
Kontrolloni filtrin e ajrit dhe ndërrojeni nëse është
e nevojshme.
4.
Kontrolloni linjat e ajrit dhe pjesët bashkuese
për rrjedhje dhe bëni rregullimet sipas nevojës. Çdo
vit përdorimi, ose nëse dyshohet për një problem,
kontrolloni gjendjen e valvulës së kontrollit. Ndërrojeni
nëse është dëmtuar ose konsumuar.
5.
Mbajini të gjitha vidat, bulonat dhe kapakët të
montuar mirë. Kontrolloni rregullisht gjendjen e tyre.
PARALAJMËRIM:
bulonat dhe kapakët të shtrënguar mirë. Nëse
pllakat ose kapakët e vidave lirohen, mund të
ndodhin dëmtime fizike ose dëmtime të pronës.
88 SHQIP
Asnjëherë mos e përdorni
Përdorni vetëm pjesë
NJËSIA BËN CIKËL
Mbajini të gjitha vidat,

Advertisement

loading