Download Print this page

Makita MAC210Q Instruction Manual page 84

Hide thumbs Also See for MAC210Q:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
Rrezik djegieje
Mos e përdorni kompresorin portativ me dyert
e mbyllura ose në ambiente të mbyllura!
Mos e hapni valvulën nëse nuk është lidhur
tubi i ajrit!
ÇFARË MUND TË NDODHË
Kontakti me pjesët e nxehta, si për shembull me kokën
e kompresorit ose tubat e daljes mund të shkaktojë
djegie të rënda të lëkurës.
SI TA PARANDALONI
Asnjëherë mos i prekni pjesët e nxehta gjatë
ose menjëherë pas përdorimit të kompresorit.
Mos futni duart përtej pjesëve mbrojtëse ose
mos u përpiqni të bëni punë mirëmbajtjeje derisa
kompresori të jetë ftohur.
Kapni gjithnjë dorezën kur e lëvizni ose
transportoni kompresorin.
Gjatë përdorimit të kompresorit dhe brenda një
ore pas përdorimit, mos i prekni pjesët e nxehta,
si cilindrin, kokën e cilindrit dhe tubin e shkarkimit.
Këto pjesë mund të nxehen dhe të shkaktojnë
djegie.
PARALAJMËRIM:
Transporti
Kapni gjithnjë dorezën kur lëvizni, ngrini ose
transportoni kompresorin. Mos u përpiqni ta
tërhiqni ose transportoni kompresorin nga
tubi. Kjo mund ta dëmtojë kompresorin dhe/
ose tubin.
Transportojeni gjithnjë kompresorin në
mënyrën e duhur. Transportimi dhe ngritja në
mënyrën e gabuar mund të bëjë që kompresori
të dëmtohet.
Niveli maksimal gjatë tërheqjes është të paktën
30°.
Mos përdorni automjete për ta tërhequr.
Mos e vendosni kompresorin poshtë gjërave
që marrin flakë, shpërthejnë ose gërryejnë.
Për të parandaluar ndezjen e padashur;
mos e mbani në krahë kompresorin për
distancë të gjatë;
mos e transportoni kompresorin
me depozitën të mbushur me ajër të
kompresuar, dhe;
mos e futni në situata që mund të jenë të
rrezikshme, si për shembull në automjet
ose në shkallë apo skela.
Siguria elektrike
1.
Shmangni mjediset e rrezikshme. Mos e
përdorni kompresorin e ajrit në vende të
lagështa ose të njoma, as mos e ekspozoni në
shi. Uji që hyn në kompresorin e ajrit rrit rrezikun e
goditjes elektrike.
2.
Parandaloni ndezjen e paqëllimshme.
Sigurohuni që çelësi ON/AUTO-OFF të jetë në
pozicionin "off" dhe hiqeni prizën kur e merrni
ose e mbani kompresorin e ajrit. Mbajtja e
kompresorit të ajrit me gishtin në çelës ose ndezja
e kompresorit të ajrit me çelësin ndezur shkakton
aksidente.
3.
Shërbimi duhet të bëhet nga një person i
kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm
pjesë identike zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të
sigurt produktin.
Mos e modifikoni ose mos u përpiqni ta
4.
riparoni kompresorin e ajrit, përveç siç
tregohet në udhëzimet për përdorim dhe
kujdes.
HYRJE
Informacion i përgjithshëm
Kompresori i ajrit është i pajisur me një pompë pa vaj të
ndërtuar për rezistencë dhe pa nevojë për mirëmbajtje.
Kompresori mund të përdoret për gozhduese dhe
kapëse pneumatike me vlerën e duhur. Për këto
aplikime është siguruar një rregullator i presionit të ajrit.
Përdorimi i synuar
Ky kompresor me ajër është bërë për përdorime
profesionale të nguljes së gozhdëve dhe kapëseve.
PARALAJMËRIM:
kompresorin për aplikime të tjera, përveçse për
të përdorur një gozhduese ose kapëse me vlerën
e duhur. Përdorimi i kompresorit për aplikime të tjera
mund të shkaktojë dëmtime të pronës dhe dëmtime
fizike.
Duhet të përdoren transformatorë ajri të veçantë që
kombinojnë funksionet e rregullimit të ajrit dhe/ose
pastrimit të lagështisë dhe papastërtive kur është e
nevojshme.
PARALAJMËRIM:
presionit vetëm për referencë. Kontrolloni
presionin e ajrit duke përdorur pajisje matëse të
kalibruara gjatë dhe pas fryrjes së objekteve.
84 SHQIP
Mos e përdorni asnjëherë
Përdoreni matësin e

Advertisement

loading