Download Print this page

Makita MAC210Q Instruction Manual page 83

Hide thumbs Also See for MAC210Q:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
Rrezik shpërthimi ose zjarri
ÇFARË MUND TË NDODHË
Është normale që kontaktet elektrike brenda presionit
dhe çelësit të presionit të lëshojnë shkëndija çdo herë
që kompresori fillon ose ndalon së punuari. Asnjëherë
mos e vini kompresorin në punë në një vend ka të
pranishëm avuj të djegshëm. Kjo mund t'ju shkaktojë
plagosje të rënda juve ose të tjerëve.
SI TA PARANDALONI
Përdoreni gjithnjë kompresorin në një vend të
ajrosur mirë, ku nuk ka avuj benzine ose holluesi.
Nëse spërkatni materiale të ndezshme, vendoseni
kompresorin të paktën 20 këmbë nga zona e
spërkatjes.
Mos përdorni lëngje të djegshme në një hapësirë
të mbyllur.
Ajroseni gjithnjë vendin e spërkatjes.
Mos pini duhan gjatë spërkatjes dhe mos
spërkatni drejt një vendi ku krijohen shkëndija ose
flakë.
Mbajini kompresorët sa më larg vendit të
spërkatjes, lini një distancë prej të paktën 6,1 m
nga zona e spërkatjes dhe nga të gjitha materialet
e djegshme.
Mbajini të gjitha materialet e djegshme në një
vend të sigurt larg nga kompresori.
PARALAJMËRIM:
Rrezik ndaj frymëmarrjes
ÇFARË MUND TË NDODHË
Ajri i ngjeshur nga kompresori nuk është i
përshtatshëm për frymëmarrje.
Ajri mund të përmbajë monoksid karboni ose avujt
të tjerë, ose grimca nga depozita ose komponentë
të tjerë.
Materialet e spërkatura si boja, holluesit e bojës,
pastruesit e bojës, insekticidet, pastruesit e
barërave që këqija, etj. përmbajnë avuj dhe helme
të dëmshme.
Frymëmarrja nga kompresori ose nga materialet e
spërkatura mund të shkaktojë plagosje të rënda.
SI TA PARANDALONI
Asnjëherë mos thithni ajër nga kompresori, qoftë
direkt qoftë nga një pajisje frymëmarrjeje e lidhur
me kompresorin.
Punoni në një vend ku ka ajrosje të mirë.
Lexoni dhe zbatoni udhëzimet e sigurisë që
tregohen në etiketë ose në dokumentin e të
dhënave të sigurisë për materialin që po spërkatni.
Përdorni një respirator të miratuar të bërë
posaçërisht për t'u përdorur për punën tuaj.
Mos e mbani me vete kompresorin ndërsa lyeni.
PARALAJMËRIM:
Rrezik nga zhurma
Mbani mbrojtëse dëgjimi për t'i mbrojtur veshët
nga zhurma e shkarkimit gjatë punës.
PARALAJMËRIM:
Rrezik nga ajri i kompresuar
ÇFARË MUND TË NDODHË
Ajri i kompresuar mund të shkaktojë dëmtim të indeve
të buta, dhe mund të shtyjë papastërtitë, ciflat, grimcat
e lira dhe objektet e vogla me shpejtësi të lartë, duke
shkaktuar dëmtim të pronës ose dëmtime fizike.
SI TA PARANDALONI
Mbani gjithnjë syze sigurie të miratuara me
mbrojtëse anësore kur përdorni ose mirëmbani
kompresorin.
Asnjëherë mos e drejtoni grykën ose spërkatësin
drejt ndonjë pjese të trupit ose te njerëzit e tjerë
ose kafshët.
Fikeni gjithnjë kompresorin dhe shfryjeni presionin
nga linja e ajrit para se të bëni punë mirëmbajtjeje
dhe para se të lidhni mjete ose aksesorë.
PARALAJMËRIM:
Rrezik nga pjesët e lëvizshme
ÇFARË MUND TË NDODHË
Kompresori bën cikël automatikisht kur çelësi ON/
AUTO - OFF është në pozicionin "on". Nëse përpiqeni
ta riparoni ose të bëni punë mirëmbajtjeje ndërkohë
që kompresori është në punë ose i lidhur, mund të
ekspozoheni ndaj pjesëve të lëvizshme.
Këto pjesë të lëvizshme mund të shkaktojnë plagosje
të rënda.
SI TA PARANDALONI
Gjithnjë hiqeni kompresorin nga priza, lironi
presionin e ajrit nga depozita dhe hiqni çdo
aksesor përpara se të provoni ndonjë mirëmbajtje
ose riparim.
Asnjëherë mos e përdorni kompresorin me
mbrojtëse ose kapakë që janë dëmtuar ose janë
hequr.
Mbajini flokët, rrobat dhe dorezat larg pjesëve
lëvizëse. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e
gjatë mund të kapen në pjesët lëvizëse.
Hapësirat e ajrit mund të mbulojnë pjesët e
lëvizshme, dhe kjo gjë duhet shmangur.
83 SHQIP

Advertisement

loading