Makita DUC101 Instruction Manual page 32

Cordless pruning saw
Hide thumbs Also See for DUC101:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund
të ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi
të mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga
lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët
e ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është
e fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e
përdorimit).
Deklaratat e konformitetit
Vetëm për shtetet evropiane
Deklaratat e konformitetit përfshihen në Shtojcën A në
këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime të përgjithshme për
sigurinë e sharrës krasitëse
1.
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg zinxhirit të
sharrës ndërkohë që sharra krasitëse është
duke punuar. Përpara se të ndizni sharrën
krasitëse, sigurohuni që zinxhiri i sharrës të
mos ketë prekur asgjë. Një moment hutimi gjatë
punës me sharrën krasitëse mund të shkaktojë
ngecjen e rrobave ose trupit në zinxhirin e
sharrës.
2.
Gjithmonë mbajeni sharrën krasitëse me
njërën dorë në dorezën e pasme dhe me dorën
tjetër në dorezën ndihmëse.
3.
Mbajeni sharrën krasitëse vetëm nga
sipërfaqet mbajtëse të izoluara sepse zinxhiri
i sharrës mund ketë kontakt me telat elektrikë
të fshehur. Zinxhiri i sharrës që ka kontakt me një
tel elektrik "të ngarkuar" mund të "ngarkojë" pjesët
metalike të ekspozuara të sharrës krasitëse dhe
mund t'i japë punëtorit goditje elektrike.
Emetimet e dridhjeve
Vërtetoni që masat e
Lexoni të gjitha
4.
Mbani mbrojtëse për sytë. Rekomandohen
pajisje të tjera mbrojtëse për dëgjimin,
kokën, duart, këmbët dhe shputat. Pajisjet
e përshtatshme mbrojtëse pakësojnë lëndimin
personal nga copëzat fluturuese ose nga kontakti
aksidental me zinxhirin e sharrës.
5.
Mos e përdorni sharrën krasitëse në pemë,
mbi shkallë, nga një çati apo ndonjë vend
mbështetës i paqëndrueshëm. Përdorimi i
një sharre krasitëse në këtë mënyrë mund të
shkaktojë lëndime personale të rënda.
6.
Mbajini këmbët në mënyrën e duhur dhe
përdoreni sharrën krasitëse vetëm kur
qëndroni në sipërfaqe të palëvizshme, të sigurt
dhe të niveluar. Sipërfaqet e rrëshqitshme apo
të paqëndrueshme mund shkaktojnë humbjen e
ekuilibrit apo kontrollit të sharrës krasitëse.
7.
Bëni kujdes nga zmbrapsjet kur prisni degë
të tendosura. Dega e tendosur mund ta godasë
punëtorin dhe/ose ta nxjerrë sharrën krasitëse
jashtë kontrolli kur ndodh lëshimi i fibrave të drurit.
8.
Bëni shumë kujdes kur prisni degë të thata
ose pemë të reja. Materiali i hollë mund të kapë
zinxhirin e sharrës dhe t'ju godasë ose t'ju rrëzojë.
9.
Transportojeni sharrën krasitëse me sharrën
krasitëse të fikur dhe larg nga trupi. Vendosni
kapakun e shufrës udhëzuese sa herë që
transportoni ose magazinoni sharrën krasitëse.
Transportimi i duhur i sharrës krasitëse pakëson
mundësinë e kontaktit aksidental me zinxhirin e sharrës.
10. Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin, tendosjen e
zinxhirit dhe ndërrimin e shufrës dhe zinxhirit.
Zinxhiri i tendosur ose i lubrifikuar në mënyrë
jo të duhur mund të thyhet ose mund të shtojë
mundësinë e forcave zmbrapsëse.
11.
Prisni vetëm dru. Mos e përdorni sharrën
krasitëse për qëllime për të cilat nuk është
prodhuar. Për shembull: mos e përdorni
sharrën krasitëse për prerjen e materialeve
metalike, plastike, materialeve prej tulle ose
materialeve të ndërtimit jo prej druri. Përdorimi
i sharrës krasitëse për veprime të ndryshme nga
ato për të cilat është prodhuar mund të rezultojë
në situata të rrezikshme.
12. Kjo sharrë krasitëse nuk është prodhuar për
qëllimin e prerjes së pemëve. Përdorimi i sharrës
krasitëse për veprime të ndryshme nga ato për të
cilat është prodhuar mund të rezultojë në lëndime
të rënda për përdoruesin dhe personat afër.
13. Ndiqni të gjitha udhëzimet kur pastroni
materialet e ngecura, kur magazinoni ose i
kryeni shërbimin sharrës krasitëse. Sigurohuni
që çelësi të jetë i fikur dhe të jetë hequr paketa
e baterisë.
14. Shkaqet dhe parandalimi i forcave zmbrapsëse
të punëtorit:
Forcat zmbrapsëse mund të ndodhin kur pjesa e
përparme ose maja e shufrës udhëzuese prekin
një objekt ose kur druri afrohet dhe bllokon
zinxhirin e sharrës në pikëprerje.
Në disa raste, kontakti me majën mund të
shkaktojë një reagim të kundërt të papritur, duke e
goditur shufrën udhëzuese lart dhe drejt punëtorit.
Bllokimi i zinxhirit të sharrës përgjatë shufrës
udhëzuese mund ta kthejë shufrën menjëherë
mbrapa drejt punëtorit.
32 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duc150

Table of Contents