Makita DCU180 Instruction Manual page 42

Battery powered wheelbarrow
Hide thumbs Also See for DCU180:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ngarkimi i objekteve
KUJDES:
Përpara se të ngarkoni objekte në
makineri, sigurohuni që energjia të jetë fikur dhe
leva e frenit të jetë bllokuar.
KUJDES:
Nëse janë instaluar rrotat e
pasme, sigurohuni që freni i rrotës së pasme të
jetë bllokuar përpara se të ngarkoni objekte në
makineri.
KUJDES:
Përpara se të ngarkoni objekte në
makineri, sigurohuni që transportuesi ose kova të
jetë bllokuar.
KUJDES:
Sigurohuni që t'i ngarkoni objektet
brenda transportuesit ose kovës. Nëse objektet
dalin jashtë transportuesit ose kovës, ato mund të
bien ose mund të shemben nëse prekin pengesa.
► Fig.44
KUJDES:
Sigurohuni që t'i ngarkoni objektet
në mënyrë të tillë që të jenë poshtë nivelit të
syve. Nëse ngarkesa është tepër e lartë, është
e rrezikshme sepse pengohet pamja. Gjithashtu,
ekziston rreziku i përmbysjes dhe i lëndimit sepse
ngarkesa ka të ngjarë të jetë e paekuilibruar.
► Fig.45
Kur ngarkohen objekte në transportues, sigurojini
objektet me litarë dhe lidhini ato poshtë te grepat e
litarëve.
► Fig.46
Shkarkimi i objekteve
KUJDES:
Ngrijeni transportuesin ose kovën
në sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme.
Përdorimi në tokë të paqëndrueshme mund të
shkaktojë aksident ose lëndim.
Objektet mund t'i hidhni duke ngritur dhe anuar
transportuesin ose kovën.
Ndalojeni makinerinë dhe më pas bllokoni frenat.
1.
VINI RE:
Rekomandohet që të bllokoni rrotën e
përparme për të stabilizuar makinerinë.
2.
Lironi levën e bllokimit.
Qëndroni në anë të makinerisë, mbajeni dorezën
3.
me njërën dorë dhe më pas ngrijeni dhe anojeni
transportuesin ose kovën duke e shtyrë lart strukturën e
transportuesit me dorën tjetër.
► Fig.47
KUJDES:
Mbajeni mirë dorezën dhe
strukturën e transportuesit dhe punoni në
pozicion të qëndrueshëm.
KUJDES:
Mbajeni ngarkesën në minimum.
Nëse ngarkesa është e madhe, mos u përpiqni ta
ngrini transportuesin. Reduktoni ngarkesën dhe
më pas ngrijeni transportuesin.
KUJDES:
Pas hedhjes së objekteve,
sigurohuni që ta bllokoni transportuesin ose
kovën.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Gjithmonë sigurohuni që ta parkoni
makinerinë në tokë të sheshtë dhe të bllokoni
levën e frenit përpara se ta magazinoni ose të
tentoni të kryeni inspektime apo mirëmbajtje.
KUJDES:
Nëse janë instaluar rrotat e pasme,
sigurohuni që freni i rrotës së pasme të jetë i
bllokuar përpara magazinimit, inspektimeve ose
mirëmbajtjes.
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që çelësi
i bllokimit dhe kutia e baterisë të hiqen nga
makineria përpara magazinimit, inspektimeve ose
mirëmbajtjes.
KUJDES:
Gjithmonë hiqni çelësin e bllokimit
kur makineria nuk është në përdorim. Çelësin
e bllokimit ruajeni në një vend të sigurt larg
fëmijëve.
Kontrollet periodike
Kontrolloni që bulonat dhe dadot të jenë
shtrënguar mirë.
► Fig.48
Kontrolloni që transportuesi të jetë i bllokuar kur
leva e bllokimit tërhiqet plotësisht poshtë.
► Fig.49: 1. Bllokuesi i transportuesit 2. Leva e
bllokimit
Kontrolloni që leva e bllokimit të funksionojë siç
duhet.
► Fig.50: 1. Leva e frenit
PARALAJMËRIM:
dorezën kur ju e tërhiqni plotësisht levën, atëherë
freni nuk funksionon siç duhet. Rregulloni frenin
ose kërkojini qendrës lokale të shërbimit të Makita
që ta riparojë.
Kontrolloni për të parë nëse rrota e përparme
është e dëmtuar ose ka rënë. Kontrolloni që ajri në
gomë për rrotën e përparme të jetë i mjaftueshëm.
Pastrimi i makinerisë
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
VINI RE:
Derdhni ujin poshtë transportuesit
ose kovës kur e pastroni makinerinë me ujë
të rrjedhshëm. Mos përdorni larëse me ujë me
presion për larjen.
Hiqni baltën, papastërtitë dhe mbetjet e ngjashme nga
makineria. Pastrojeni makinerinë me ujë të rrjedhshëm.
Pas pastrimit, fshijeni makinerinë me një leckë të thatë.
42 ALBANIAN
Nëse leva e frenit arrin

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents