Makita DCU180 Instruction Manual page 36

Battery powered wheelbarrow
Hide thumbs Also See for DCU180:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
9.
Nëse konstatoni ndonjë anomali, ndalojeni
makinerinë në tokë të sheshtë. Përpara se të
inspektoni makinerinë, tërhiqni levën e frenit
dhe bllokoni frenin, më pas fikni energjinë.
10. Përpara se të përdorni makinerinë, sigurohuni
që leva e bllokimit të jetë e tërhequr poshtë
plotësisht dhe plotësisht e bllokuar. Nëse
bllokimi është i paplotë, ekziston rreziku i
aksidentit ose i lëndimit sepse transportuesi ose
kova mund të anohen dhe objektet mund të bien
kur zbritni tatëpjetë.
11.
Kini kujdes të mos ngatërroni kordonët me
ngarkesën ose pengesat.
Përdorimi në pjerrina
1.
Mos kaloni tërthorazi nëpër pjerrina.
2.
Sigurohuni që të ulni shpejtësinë dhe ushtroni
kujdes.
3.
Ushtroni kujdes kur nisni ose ndaloni
makinerinë në pjerrina.
4.
Duke qenë se ngarkesa bëhet më pak e
qëndrueshme në pjerrina, sigurojini mirë
ngarkesat me rripa.
5.
Duke qenë se ngarkesa bëhet e
paqëndrueshme në varësi të kushteve të
rrugës, mbajeni ngarkesën në minimum.
6.
Duke qenë se pamja pengohet në pjerrina,
mbajeni lartësinë e ngarkesës në minimum.
7.
Asnjëherë mos e parkoni makinerinë në
pjerrina të thepisura. Parkojeni makinerinë
në tokë të sheshtë, tërhiqni levën e frenit dhe
bllokoni frenin, më pas fikni energjinë.
8.
Mos e ndryshoni drejtimin ose regjimin e
shpejtësisë në pjerrina të thepisura.
9.
Mos e lëshoni këmbëzën e çelësit në pjerrina
të mëdha. Makineria mund të ecë mbrapsht dhe
mund të shkaktojë aksident.
10. Sigurohuni që kapaciteti i mbetur i baterisë
të jetë i mjaftueshëm përpara se të punoni në
pjerrina. Nëse kapaciteti i mbetur i baterisë
nuk është i mjaftueshëm, karikoni baterinë ose
zëvendësojeni atë me një të karikuar.
Ngarkimi i objekteve
1.
Mos i mbingarkoni objektet. Gjatë ngarkimit të
objekteve, sigurohuni që të ndiqni udhëzimet
dhe kufijtë e ngarkimit në manual.
2.
Sigurojini mirë objektet me litarë.
3.
Ngarkojini objektet brenda transportuesit ose
kovës. Nëse objektet dalin nga transportuesi ose
kova, ekziston rreziku i aksidenteve për shkak
të rënies së objekteve ose kontaktit të tyre me
pengesa të tilla siç janë muret.
4.
Sigurohuni që objektet e ngarkuara të jenë
poshtë nivelit të syve. Nëse ngarkesa është
tepër e lartë, është e rrezikshme sepse pengohet
pamja. Gjithashtu, ekziston rreziku i përmbysjes
dhe i lëndimit sepse ngarkesa ka të ngjarë të jetë
e paekuilibruar.
5.
Ngarkojini objektet mbi transportues ose
kovë në mënyrë të njëtrajtshme. Nëse objektet
ngarkohen në mënyrë jo të njëtrajtshme, ekziston
rreziku i përmbysjes dhe i lëndimit sepse ngarkesa
ka të ngjarë të jetë e paekuilibruar.
6.
Përpara se të ngarkoni objektet ose të përdorni
makinerinë, sigurohuni që leva e bllokimit
të jetë e tërhequr poshtë plotësisht dhe e
bllokuar plotësisht.
Sigurohuni që të ngarkoni në fillim objektet e
7.
rënda për të ruajtur ekuilibrin.
8.
Mos i shtrini parmakët e përparmë dhe anësorë
në pjerrina të thepisura. Shtrijini parmakët
anësorë kur ngarkohen objekte me peshë të
lehtë.
9.
Kur shtrini parmakët e përparmë dhe anësorë,
mos i shtrini ato mbi kufirin e shtrirjes.
Sigurohuni që t'i shtrini parmakët anësorë në
mënyrë të tillë që anët e djathta dhe të majta
të jenë të së njëjtës gjatësi dhe ngarkojini
objektet në mënyrë të njëtrajtshme.
10. Ngarkojini dhe shkarkojini objektet në një
sipërfaqe të sheshtë.
11.
Gjatë ngritjes dhe animit të transportuesit dhe
kovës, mbajini dorezat dhe strukturën fort dhe
punoni në një pozicion të qëndrueshëm.
Mirëmbajtja
1.
Gjithmonë sigurohuni që ta parkoni
makinerinë në tokë të sheshtë dhe të bllokoni
levën e frenit përpara se ta magazinoni ose të
tentoni të kryeni inspektime apo mirëmbajtje.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
36 ALBANIAN
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents