Makita DCU180 Instruction Manual page 39

Battery powered wheelbarrow
Hide thumbs Also See for DCU180:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë makinerinë
përpara se të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Sigurohuni që të bllokoni kapakun
e baterisë përpara përdorimit. Përndryshe, balta,
pluhuri ose uji mund të dëmtojnë produktin ose kutinë
e baterisë.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.
Në të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga
makineria duke ju lënduar juve ose personin pranë
jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
KUJDES:
Mos e përdorni kutinë e baterisë
me temperaturë të lartë. Kur përdoret kutia e
baterisë me temperaturë të lartë, makineria ndalon
automatikisht përpara se të lëshohet një tingull i
shkurtër sinjalizues dhe mund të shkaktojë lëndime.
Instalimi i kutisë së baterisë
1.
Rrotulloni levën e bllokimit dhe më pas hapni
kapakun e kasës së baterisë.
► Fig.22: 1. Leva e bllokimit 2. Kapaku
Bashkërenditni gjuhëzën e kutisë së baterisë
2.
me të çarën në kasën e baterisë, më pas rrëshqiteni
kutinë derisa të bllokohet në vend me një kërcitje. Nëse
shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit,
kutia e baterisë nuk është bllokuar plotësisht.
► Fig.23: 1. Kutia e baterisë
3.
Futni deri në fund çelësin e bllokimit në vendin që
tregon figura.
► Fig.24: 1. Çelësi i bllokimit
SHËNIM: Nëse çelësi i bllokimit nuk është futur
krejtësisht, makineria nuk punon.
4.
Mbyllni kapakun e kasës së baterisë, më pas
rrotulloni levën e bllokimit.
► Fig.25: 1. Leva e bllokimit 2. Kapaku
Heqja e kutisë së baterisë
1.
Rrotulloni levën e bllokimit dhe më pas hapni
kapakun e kasës së baterisë.
2.
Nxirrni kutinë e baterisë nga kutia e baterisë
ndërsa rrëshqitni butonin në pjesën e përparme të
kutisë.
► Fig.26: 1. Butoni
3.
Nxirrni çelësin e bllokimit.
4.
Mbyllni kapakun e kasës së baterisë, më pas
rrotulloni levën e bllokimit.
Sistemi i mbrojtjes së makinerisë/
baterisë
Makineria është e pajisur me një sistem për mbrojtjen e
makinerisë/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e
makinerisë dhe baterisë.
Makineria do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse
makineria ose kutia e baterisë janë në një prej kushteve
të mëposhtme. Lëshohet një tingull i shkurtër sinjalizues
përpara se makineria të ndalojë automatikisht.
Treguesit e baterisë dhe treguesit LED pulsojnë
ndërkohë që lëshohet tingulli sinjalizues.
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur makineria vihet në punë në një mënyrë që e bën
atë të tërheqë një rrymë më të lartë nga normalja,
makineria fiket automatikisht pa dhënë asnjë shenjë.
Në këtë situatë, fikeni makinerinë dhe largoni shkakun e
mbingarkesës, më pas rindizeni makinerinë.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur makineria mbinxehet, makineria ndalon
automatikisht. Lëreni makinerinë të ftohet përpara se ta
ndizni sërish makinerinë. Mbrojtja nga mbinxehja mund
të funksionojë në mjedis me temperaturë të lartë.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë ulet, makineria ndalon
automatikisht. Nëse makineria nuk punon edhe kur
përdoren çelësat, hiqni kutinë e baterisë dhe karikojeni
atë.
Ndërrimi i kutisë së baterisë
► Fig.27: 1. Çelësi i përzgjedhjes së baterisë
Në kasën e baterisë mund të instalohen deri në dy
kuti baterish, megjithëse makineria përdor vetëm një
kuti baterie për të funksionuar. Përpara përdorimit
të makinerisë, përzgjidhni kutinë e baterisë që do të
përdoret për përdorimin duke shtypur numrin në çelësin
e përzgjedhjes së baterisë.
VINI RE:
Nëse në kasën e baterisë është instaluar
vetëm një kuti baterie, sigurohuni që të përzgjidhni
kasën e baterisë në të cilën është instaluar kutia e
baterisë.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterisë në kasën e baterisë
KUJDES:
Përpara se të kontrolloni kapacitetin
e mbetur të baterisë ose të ndërroni kutinë e
baterisë, sigurohuni që të ndaloni makinerinë.
► Fig.28: 1. Treguesi i baterisë 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit për të treguar kapacitetin
e mbetur të baterisë. Ka një tregues baterish për çdo
bateri.
39 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents