Makita DUC101 Instruction Manual page 37

Cordless pruning saw
Hide thumbs Also See for DUC101:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
Vajosja
KUJDES:
Mos e përdorni veglën kur depozita
është bosh. Rimbusheni me vaj në kohën e duhur
përpara se depozita të zbrazet.
KUJDES:
Mos lejoni që vaji të prekë lëkurën
dhe sytë. Kontakti në sy shkakton irritim. Në
rast se prek sytë, shpëlajini mirë sytë menjëherë
me ujë të pastër, pastaj paraqituni menjëherë te
mjeku.
KUJDES:
Asnjëherë mos përdorni vaj të
përdorur. Vaji i përdorur përmban substanca
kancerogjene. Ndotësit në vajin e përdorur
përshpejtojnë konsumimin e pompës së vajit, të
shufrës dhe të zinxhirit. Vaji i përdorur është i
dëmshëm për mjedisin.
VINI RE:
Kur vegla përdoret për herë të parë,
mund të duhen rreth dy minuta që vaji i sharrës
me zinxhir të nisë efektin e tij lubrifikues në
mekanizmat e sharrës. Vëreni sharrën në punë pa
ngarkesë derisa lubrifikimi të nisë.
VINI RE:
Kur mbushni vajin e zinxhirit për herë
të parë, ose kur mbushni depozitën pasi është
boshatisur krejtësisht, shtoni vaj deri në skajin
e fundit të pompës. Përndryshe mbushja e vajit
mund të jetë e pasaktë.
VINI RE:
Përdorni vetëm vajin ekskluziv të
zinxhirit të sharrës për veglat Makita ose vajra
ekuivalente që disponohen në treg.
VINI RE:
Kurrë mos përdorni vaj me pluhur dhe
grimca apo vaj që avullon.
VINI RE:
Kur krasitni pemë, përdorni vaj botanik.
Vaji mineral i dëmton pemët.
VINI RE:
Para se të filloni prerjen, sigurohuni
që kapaku i depozitës së vajit të jetë vidhosur
tamam.
Zinxhiri i sharrës lubrifikohet automatikisht kur vegla
është në përdorim. Kontrolloni sasinë e vajit të mbetur
në depozitën e vajit në mënyrë periodike përmes
dritares së kontrollit të vajit.
► Fig.20: 1. Dritarja e kontrollit të vajit 2. Kapaku i
depozitës së vajit
Për të mbushur vajin, ndiqni hapat e mëposhtëm:
1.
Pastrojeni mirë zonën rreth kapakut të depozitës
së vajit për të parandaluar hyrjen e pluhurit në
depozitën e vajit.
2.
Vendosni veglën anash.
3.
Shtypni butonin mbi kapakun e depozitës së vajit
në mënyrë që butoni në anën tjetër të qëndrojë lart,
dhe më pas hiqni kapakun e depozitës së vajit duke e
rrotulluar.
► Fig.21: 1. Kapaku i depozitës së vajit 2. Shtrëngimi
3. Lirimi
4.
Mbusheni depozitën e vajit me vaj. Sasia e duhur
e vajit është 55 ml.
5.
Vëreni sërish në vend kapakun e depozitës së
vajit dhe shtrëngojeni fort.
6.
Fshini me kujdes vajin e zinxhirit që mund të
derdhet.
SHËNIM: Nëse është e vështirë që të hiqet kapaku i
depozitës së vajit, futni majën e kaçavidës së sheshtë
në të çarën e kapakut të depozitës së vajit dhe më
pas hiqeni kapakun e depozitës së vajit duke e
rrotulluar në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
► Fig.22: 1. E çara 2. Kaçavidë e sheshtë
Pas rimbushjes, mbajeni veglën larg nga materialit që
do të pritet. Filloni dhe prisni derisa lubrifikimi i zinxhirit
të sharrës të jetë i përshtatshëm.
► Fig.23
Puna me veglën
KUJDES:
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg
zinxhirit të sharrës ndërkohë që vegla është duke
punuar.
KUJDES:
Mbajeni veglën fort me të dyja duart
ndërsa vegla është në punë.
KUJDES:
Mos u zgjatni më shumë seç duhet.
Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e
duhur dhe ruani ekuilibrin.
VINI RE:
Asnjëherë mos e tundni apo e lëshoni
në tokë veglën.
VINI RE:
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit të veglës.
Përpara se të ndizni veglën, silleni bazën e shufrës
udhëzuese dhe pjesën mbështetëse të trupit të veglës
në kontakt me degën që do të pritet siç tregohet në
figurë. Gjatë kontaktit të degës me veglën dhe shufrën
udhëzuese, ndizeni veglën dhe sharrojeni degën duke e
lëvizur veglën poshtë përgjatë degës.
► Fig.24
KUJDES:
Përpara veprimit të prerjes,
sigurohuni që dega që të pritet është në kontakt
me bazën e shufrës udhëzuese dhe pjesës
mbështetëse të trupit të veglës. Përndryshe, vegla
mund të tërhiqet drejt majës së shufrës udhëzuese
dhe shufra udhëzuese mund të lëkundet, dhe mund
të rezultojë në lëndim.
Transportimi i veglës
Përpara transportimit të veglës, gjithmonë hiqni kutinë e
baterisë nga vegla. Më pas vendosni kapakun e shufrës
udhëzuese. Gjithashtu mbulojeni kutinë e baterisë me
kapakun e baterisë.
► Fig.25: 1. Kapaku i shufrës udhëzuese 2. Kapaku
i baterisë
37 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents