Makita HS009G Instruction Manual page 44

Hide thumbs Also See for HS009G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për vegël me flanxhë të brendshme
për disk sharre me diametër vrime
15,88 mm (specifike sipas shtetit)
Montoni flanxhën e brendshme me anën e futur të saj të
drejtuar nga jashtë mbi boshtin e montimit dhe më pas
vendosni diskun e sharrës (me unazën të instaluar, nëse
është nevoja), flanxhën e jashtme dhe bulonin hekzagonal.
Për veglën pa unazë
► Fig.23: 1. Boshti i montimit 2. Flanxha e brendshme
3. Fleta e sharrës së rrumbullakët
4. Flanxha e jashtme 5. Buloni hekzagonal
Për veglën me unazë
► Fig.24: 1. Boshti i montimit 2. Flanxha e brendshme
3. Fleta e sharrës së rrumbullakët
4. Flanxha e jashtme 5. Buloni hekzagonal
6. Unaza
PARALAJMËRIM:
SHTRËNGONI MIRË NË DREJTIM TË AKREPAVE
TË ORËS BULONIN ME KOKË HEKZAGONALE.
Gjithashtu kini kujdes të mos e shtrëngoni
bulonin me forcë. Nëse ju rrëshqet dora nga çelësi
hekzagonal mund të shkaktoni lëndime personale.
PARALAJMËRIM:
montuar diskun në bosht, sigurohuni gjithmonë që
ndërmjet flanxhës së brendshme dhe asaj të jashtme
të jetë instaluar unaza e duhur për vrimën e boshtit
të diskut që keni ndër mend të përdorni. Përdorimi i
unazës së gabuar për vrimën e boshtit mund të rezultojë
në montim të pasaktë të diskut që çon në lëvizje të diskut
dhe dridhje të rënda, të cilat mund të sjellin humbje të
kontrollit gjatë punës dhe lëndime personale të rënda.
Pastrimi i mbrojtëses së diskut
Kur ndërroni fletën e sharrës rrethore, sigurohuni
gjithashtu që të pastroni tallashin e grumbulluar në
mbrojtësen e sipërme dhe të poshtme të fletës, siç
diskutohet në seksionin Mirëmbajtja. Këto veprime nuk
shmangin nevojën për të kontrolluar funksionimin e
mbrojtëses së poshtme përpara çdo përdorimi.
Lidhja me një fshesë me korrent
Aksesorë opsionalë
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një
fshesë me korrent Makita me veglën tuaj. Lidhni tubin
e fshesës me korrent me hundëzën e pluhurit duke
përdorur unazat e përparme 24.
► Fig.25: 1. Tubi i fshesës me korrent 2. Unazat e
përparme 24 3. Hundëza e pluhurit
Rregullimi i këndit të hundëzës së pluhurit
Këndi i hundëzës së pluhurit mund të rregullohet duke
rrotulluar hundëzën e pluhurit.
Kur e përdorni veglën pa lidhur një fshesë me korrent,
silleni hundëzën e pluhurit poshtë për të parandaluar
ekspozimin e përdoruesit ndaj tallashit.
Kur vegla përdoret duke e lidhur me një fshesë me korrent,
silleni hundëzën e pluhurit lart që zorra e fshesës me korrent
të mos ngecë në materialin e punës ose shinën udhëzuese.
► Fig.26: 1. Hundëza e pluhurit
SIGUROHUNI TA
Nëse nevojitet unaza për të
PËRDORIMI
Kjo vegël është prodhuar për të prerë produkte
druri. Me fletët e përshtatshme origjinale të sharrave
të rrumbullakëta Makita mund të sharrohen edhe
materialet e mëposhtme:
Produktet e aluminit
Plastikë me përmbajtje minerale
Referojuni uebsajtit tonë ose kontaktoni me distributorin
lokal të Makita për fletët e duhura të sharrës rrethore që
do të përdoren për materialin që do të pritet.
Mos e përdorni veglën pa bazën e poshtme, përveç
rasteve kur përdorni shinën udhëzuese.
Kur priten materiale plastike, shmangni
KUJDES:
shkrirjen e tyre nga mbinxehja e majës së fletës.
Kontrollimi i funksionit të
mbrojtëses së fletës
Hiqni kutinë e baterisë.
Vendosni këndin e prerjes së pjerrët në 0°, dhe më pas
tërhiqeni mbrojtësen e poshtme manualisht deri në fund
dhe lëshojeni. Mbrojtësja e poshtme funksionon mirë nëse;
është tërhequr mbi bazë pa pengesa dhe;
kthehet automatikisht dhe kontakton me bllokuesin.
► Fig.27: 1. Mbrojtësja e sipërme 2. Mbrojtësja e poshtme
3. Baza 4. Bllokuesi 5. Hapur 6. Mbyllur
Nëse mbrojtësja e poshtme nuk funksionon siç duhet, kontrolloni
nëse është grumbulluar pluhur sharre brenda mbrojtëseve
të sipërme dhe të poshtme. Nëse mbrojtësja e poshtme nuk
funksionin siç duhet edhe pas heqjes së pluhurit, kërkoni nga
qendra e shërbimit të Makita të kryejë shërbimin e veglës.
Operacioni i prerjes
Mbani maskë kundër pluhurit kur
KUJDES:
kryeni operacionin e prerjes.
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara
KUJDES:
lehtë dhe në vijë të drejtë. Shtyrja e veglës me
forcë, ose mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojnë në
mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme,
duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.
SHËNIM: Vegla mund të mos funksionojë me
kapacitet të plotë kur temperatura e kutisë së baterisë
është e ulët. Në këtë moment, për shembull, përdoreni
veglën për një prerje të lehtë për pak kohë derisa kutia
e baterisë të marrë temperaturën e dhomës. Më pas,
vegla mund të punojë me kapacitet të plotë.
► Fig.28
Mbajeni veglën fort. Pajisja është e pajisur me një dorezë
të përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini të dyja
për ta mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja duart
përdoren për të mbajtur sharrën, ato s'mund të priten nga
fleta e sharrës rrethore. Vendoseni bazën mbi materialin
e punës që do të pritet pa bërë asnjë kontakt me fletën e
sharrës rrethore. Në vijim ndizeni veglën dhe prisni derisa
fleta e sharrës rrethore të arrijë shpejtësinë e plotë. Tani
thjesht lëvizni veglën përpara mbi sipërfaqen e materialit
të punës, duke e mbajtur në të njëjtën lartësi dhe duke
ecur para me ngadalë derisa sharrimi të përfundojë.
44 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents