Makita HS009G Instruction Manual page 43

Hide thumbs Also See for HS009G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Freni elektrik
Kjo vegël është pajisur me fren elektrik për fletën. Nëse
vegla vazhdimisht nuk arrin të ndalojë me shpejtësi
fletën e sharrës së rrumbullakët pas lëshimit të levës
së çelësit, dërgojeni veglën për shërbim te një qendër
shërbimi Makita.
Sistemi i frenit të fletës nuk
KUJDES:
zëvendëson mbrojtësen e fletës. ASNJËHERË
MOS E PËRDORNI VEGLËN PA NJË MBROJTËSE
FUNKSIONALE TË FLETËS. MUND TË
SHKAKTOHET PLAGOSJE E PERSONIT.
Funksioni elektronik
Veglat të cilat janë të pajisura me funksionin
elektronik përdoren lehtë për shkak të karakteristikës/
karakteristikave të mëposhtme.
Veçoria e ndezjes së ngadaltë
Ndezje e ngadaltë për shkak të tronditjes së mbytur të
ndezjes.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Kontrolli elektronik i shpejtësisë për të përftuar
një shpejtësi konstante. Është e mundur marrja e
rezultateve të mira, sepse shpejtësia e rrotullimit
mbahet konstante, madje edhe në kushte kur vegla
është e ngarkuar.
MONTIMI
Sigurohuni gjithmonë që vegla
KUJDES:
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që të mos ju humbë.
► Fig.16: 1. Çelësi hekzagonal
Instalimi i bazës së poshtme
Instaloni bazën e poshtme dhe shtrëngoni mirë vidat
shtrënguese siç tregohet në figurë.
Përdorni gjithmonë veglën me bazën e poshtme, përveç
rasteve kur përdorni shinën udhëzuese.
► Fig.17: 1. Vida shtrënguese 2. Baza e poshtme
Instalimi ose heqja e fletës së
sharrës së rrumbullakët
Sigurohuni që fleta e sharrës
KUJDES:
rrethore të jetë instaluar me dhëmbët e drejtuara
nga ana e përparme e veglës.
Përdorni vetëm çelësa Makita për
KUJDES:
instalimin apo heqjen e fletës së sharrës rrethore.
1.
Lironi levën në niveluesin e thellësisë dhe lëvizni
bazën poshtë.
► Fig.18: 1. Leva
2.
Instaloni flanxhën e brendshme, unazën (sipas
shtetit), fletën e sharrës së rrumbullakët, flanxhën e
jashtme dhe bulonin hekzagonal. Në këtë moment,
drejtoni shigjetën në fletë me shigjetën në vegël.
Për veglën pa unazë
► Fig.19: 1. Buloni hekzagonal 2. Flanxha e
jashtme 3. Fleta e sharrës së rrumbullakët
4. Flanxha e brendshme 5. Shigjeta në
fletën e sharrës së rrumbullakët 6. Shigjeta
në vegël
Për veglën me unazë
► Fig.20: 1. Buloni hekzagonal 2. Flanxha e jashtme
3. Fleta e sharrës së rrumbullakët 4. Unaza
5. Flanxha e brendshme 6. Shigjeta në
fletën e sharrës së rrumbullakët 7. Shigjeta
në vegël
3.
Shtypni plotësisht bllokuesin e boshtit në mënyrë
që fleta e sharrës së rrumbullakët të mos rrotullohet dhe
përdorni çelësin hekzagonal për të shtrënguar bulonin
hekzagonal.
► Fig.21: 1. Bllokuesi i boshtit 2. Çelësi fiso
hekzagonal 3. Lirimi 4. Shtrëngimi
Për ta hequr fletën e sharrës së rrumbullakët, ndiqni
procedurën e kundërt të instalimit.
Për veglën me flanxhë të brendshme
për disk sharre me diametër vrime të
ndryshëm nga 15,88 mm
Flanxha e brendshme ka një dalje me një diametër të
caktuar nga njëra anë dhe një dalje me një diametër
tjetër nga ana tjetër. Zgjidhni anën e saktë nga e
cila dalja përputhet saktësisht me vrimën e diskut të
sharrës. Montoni flanxhën e brendshme në boshtin
e montimit në mënyrë të tillë që ana e duhur e daljes
në flanxhën e brendshme të jetë e drejtuar nga jashtë
dhe pastaj vendosni diskun e sharrës dhe flanxhën e
jashtme.
► Fig.22: 1. Boshti i montimit 2. Flanxha e brendshme
3. Fleta e sharrës së rrumbullakët
4. Flanxha e jashtme 5. Buloni hekzagonal
PARALAJMËRIM:
SHTRËNGONI MIRË NË DREJTIM TË AKREPAVE
TË ORËS BULONIN ME KOKË HEKZAGONALE.
Gjithashtu kini kujdes të mos e shtrëngoni
bulonin me forcë. Nëse ju rrëshqet dora nga
çelësi hekzagonal mund të shkaktoni lëndime
personale.
PARALAJMËRIM:
në flanxhën e brendshme që është e drejtuar nga
jashtë të përputhet saktësisht me vrimën "a" të
diskut të sharrës. Montimi i diskut në anën e gabuar
mund të shkaktojë dridhje të rrezikshme.
43 SHQIP
SIGUROHUNI TA
Sigurohuni që dalja "a"

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents