Makita AT638A Instruction Manual page 24

Narrow crown stapler
Hide thumbs Also See for AT638A:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
dhe gjatësi prej më pak se 20 m kur intervali midis çdo
mbërthimi është 0,5 sekonda.
Tubat e furnizimit të ajrit duhet të kenë një kapaciteti për
presion minimal pune prej 1,03 MPa (10,3 bar) ose 150
për qind të presionit maksimal të prodhuar në sistem,
cilado që të jetë më e lartë.
Vajosja
► Fig.3
Për të siguruar performancë maksimale, instaloni grup
ajri (vajosës, rregullator, filtër ajri) sa më pranë veglës.
Rregullojeni vajosësin në mënyrë të atillë që të lëshojë
një pikë vaji për çdo 50 kapëse.
Kur nuk përdoret grup ajri, vajoseni veglën me vajin
e veglës pneumatike duke lëshuar 2 (dy) ose 3 (tre)
pika në pajisjen e ajrit. Kjo duhet bërë përpara dhe pas
përdorimit.
Për t'u vajosur siç duhet, vegla duhet të shkrepet dy-tri
herë derisa të hyjë vaji i veglës pneumatike.
► Fig.4: 1. Vaji i veglës pneumatike
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Përpara se të rregulloni ose të
kontrolloni funksionin në vegël, gjithmonë ktheni
në vend këmbëzën dhe shkëputni tubin e ajrit nga
vegla.
Rregullimi i thellësisë së mbërthimit
► Fig.5: 1. Rregulluesi
Për të rregulluar thellësinë e mbërthimit, rrotulloni
rregulluesin.
Thellësia e mbërthimit është më e thella kur rregulluesi
rrotullohet plotësisht në drejtimin A të treguar në figurë.
Ajo do të bëhet më e cekët ndërsa rregulluesi rrotullohet
në drejtimin B.
Nëse kapëset nuk mund të hyjnë aq thellë sa kërkohet
edhe kur rregulluesi rrotullohet plotësisht në drejtimin A,
shtoni presionin e ajrit.
Nëse kapëset ngulen shumë thellë edhe kur rregulluesi
rrotullohet plotësisht në drejtimin B, ulni presionin e ajrit.
Përgjithësisht, jetëgjatësia e shërbimit të veglës do të
jetë më e madhe nëse vegla përdoret me presion më të
ulët të ajrit dhe nëse rregulluesi vendoset në thellësi më
të thellë të nguljes së kapëseve.
Grepi
KUJDES:
Mos e varni asnjëherë veglën në
vend të lartë ose në sipërfaqe që mund të jetë e
paqëndrueshme.
KUJDES:
Mos e varni grepin nga rripi i mesit.
Nëse mbërthyesi i kapëseve bie aksidentalisht,
kjo mund të rezultojë në shkrepje aksidentale dhe
lëndime personale.
► Fig.6: 1. Grepi
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht.
Kompresori me ajër
KUJDES:
Mos ia drejtoni dikujt tytën e
kompresorit me ajër. Gjithashtu, mbajini duart
dhe këmbët larg tytës. Nëse shtypet pa dashje
butoni i kopmresorit me ajër, ai mund të shkaktojë
lëndime personale.
KUJDES:
Gjithmonë kontrolloni mjedisin
rrotull përpara se të përdorni kompresorin me
ajër. Pluhuri ose objektet që fryhen mund të godasin
dikë.
KUJDES:
Mos e lidhni ose shkëputni tubin
e ajrit ndërsa shtypni butonin e kompresorit me
ajër.
Ajri i furnizuar në vegël mund të përdoret edhe si
kompresor me ajër. Mund ta pastroni zonën e punës
duke shtypur butonin në fundin e dorezës.
► Fig.7: 1. Butoni
VINI RE:
Pasi të përdorni kompresorin me ajër, forca
vidhosëse e veglës do të bjerë përkohësisht. Prisni
derisa të rikuperohet presioni i ajrit në këtë rast.
VINI RE:
Kryeni një test fryrjeje nëse përdorni
kompresorin me ajër menjëherë pasi është aplikuar
vaj. Vaji mund të spërkatet me ajrin.
MONTIMI
KUJDES:
Përpara se të kryeni punë në
vegël, gjithmonë ktheni në vend këmbëzën dhe
shkëputni tubin e ajrit nga vegla.
KUJDES:
Ngarkoni të njëjtin lloj, madhësi dhe
gjatësi uniforme të kapëseve kur ngarkoni shumë
gjerdanë kapësesh në kasetë.
Ngarkimi i mbërthyesit të kapëseve
SHËNIM: Gjithmonë mbani pjesën e pasme të
kapakut rrëshqitës kur shtypni levën. Kapaku
rrëshqitës hapet papritur me levën e shtypur kur
kapëset magazinohen në kasetë.
1.
Shtypeni levën dhe hapni kapakun rrëshqitës të
kasetës.
► Fig.8: 1. Leva 2. Kapaku rrëshqitës
2.
Futni një shirit me kapëse në të çarën e kasetës
deri në fund.
► Fig.9
3.
Mbylleni kapakun rrëshqitës derisa kapaku
rrëshqitës të kyçet.
► Fig.10
Përmasat e kapëseve
Me këtë vegël mund të përdoren vetëm kunjat e
mëposhtme.
Kapëse kurorë madhësia 18
► Fig.11
24 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents