Makita AT638A Instruction Manual page 23

Narrow crown stapler
Hide thumbs Also See for AT638A:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
2.
Kjo vegël ka ose aktivizim selektiv për
aktivizimin me kontakt, ose aktivizim me
kontakt të vazhdueshëm përmes selektorëve
të regjimit të aktivizimit ose është vegël
me aktivizim me kontakt ose me kontakt të
vazhdueshëm dhe është shënuar me simbolin
e mësipërm. Qëllimi për të cilin janë prodhuar
është për aplikimet e prodhimit siç janë
paletat, mobiliet, shtëpitë e parafabrikuara,
tapiceritë dhe mbështjelljet.
3.
Nëse kjo vegël përdoret në regjimin e
aktivizimit selektiv, gjithmonë sigurohuni që të
jetë në parametrin e duhur të aktivizimit.
4.
Mos e përdorni këtë vegël për përdorime me
aktivizim me kontakt të tilla si mbyllja e kutive
apo e arkave dhe për montimin e sistemeve të
sigurisë së transportit në trajlerë dhe kamionë.
5.
Tregoni kujdes kur ndryshoni nga një
vendndodhje nguljeje në një tjetër.
Pajisjet e sigurisë
1.
Sigurohuni që punojnë të gjitha sistemet e
sigurisë përpara se të nisni punën. Vegla nuk
duhet të punojë nëse tërhiqet vetëm këmbëza ose
nëse krahu i kontaktit është mbështetur përmbi
dru. Ajo duhet të punojë vetëm kur kryhen të dyja
veprimet. Testoni për funksionim problematik me
kapëse të hequra dhe me shtytësin në pozicion
plotësisht të tërhequr.
Sigurimi i këmbëzës në pozicionin NDEZUR
2.
është tepër i rrezikshëm. Mos u përpiqni kurrë ta
lidhni këmbëzën.
Mos u përpiqni ta mbani shtypur me shirit
3.
ngjitës apo me tel elementin e kontaktit. Mund
të shkaktoni lëndim të rëndë ose vdekje.
Kontrolloni gjithnjë elementin e kontaktit
4.
sipas udhëzimeve në manual. Kapëset mund të
lëshohen aksidentalisht nëse mekanizmi i sigurisë
nuk punon siç duhet.
Shërbimi
1.
Bëni pastrimin dhe mirëmbajtjen menjëherë
pas përfundimit të punës. Mbajeni veglën në
kushtet më optimale. Vajosni pjesët e lëvizshme
për të parandaluar ndryshkjen dhe për të
minimizuar konsumin për shkak të fërkimit.
Pastroni të gjithë pluhurin nga pjesët.
2.
Pyesni qendrën e autorizuar të shërbimit të
Makita-s për inspektimin periodik të veglës.
3.
Për të ruajtur SIGURINË dhe
BESUESHMËRINË, mirëmbajtja dhe riparimet
duhen kryer nga qendrat e autorizuara të
shërbimit të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
4.
Zbatoni rregulloret lokale kur hidhni veglën.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
MOS lejoni që njohja
PËRSHKRIMI I PJESËVE
► Fig.1: 1. Këmbëza 2. Përshtatësi i hundëzës
(elementi i kontakti) 3. Grepi 4. Kaseta
INSTALIMI
Zgjedhja e kompresorit
60
50
40
2
30
20
10
10
1. Frekuenca e mbërthimit (herë/minutë) 2. Dalja e ajrit
të kompresorit për minutë (L/minutë) 3. 0,83 MPa (8,3
bar) 4. 0,66 MPa (6,6 bar) 5. 0,49 MPa (4,9 bar)
Kompresori i ajrit duhet të plotësojë kërkesat e
EN60335-2-34.
Zgjidhni një kompresor që ka presion dhe nxjerrje të
mjaftueshme ajri për të siguruar përdorim me kosto
efikase. Grafiku tregon lidhjen midis shpeshtësisë së
mbërthimit, presionit të ushtrueshëm dhe nxjerrjes së
ajrit të kompresorit.
Kështu, për shembull, nëse mbërthimi kryhet me
shpejtësi prej afro 60 herë në minutë me kompresim
0,83 MPa (8,3 bar), atëherë nevojitet kompresor me
nxjerrje ajri mbi 50 litra/minutë.
Duhen përdorur rregullatorë presioni për të kufizuar
presionin e ajrit në presionin e vlerësuar të veglës, në
rastet kur presioni i furnizimit me ajër tejkalon presionin
e vlerësuar të veglës. Nëse nuk e bëni këtë mund t'i
shkaktoni lëndime të rënda përdoruesit të veglës ose
personave të tjerë përreth.
Zgjedhja e tubit të ajrit
KUJDES:
Nxjerrja e ulët e ajrit nga
kompresori ose diametri më i gjatë apo më i
vogël i tubit të ajrit në lidhje me shpeshtësinë e
mbërthimit, mund të shkaktojë rënie të aftësisë
ngulëse të veglës.
► Fig.2
Përdorni tub ajri sa më të madh dhe më të shkurtër të
mundshëm për të siguruar mbërthim të vazhdueshëm
dhe efikas.
Për presion ajri prej 0,49 MPa (4,9 bar), rekomandohet
tub ajri me diametër të brendshëm prej mbi 6,5 mm
23 ALBANIAN
20
30
40
50
1
3
4
5
60

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents