Makita AT638A Instruction Manual page 22

Narrow crown stapler
Hide thumbs Also See for AT638A:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
3.
Kjo vegël nuk është prodhuar për t'u përdorur
në atmosfera me rrezik shpërthimi dhe nuk
është e izoluar nga rënia në kontakt me
energjinë elektrike.
4.
Sigurohuni që të mos ketë kabllo elektrike,
tuba gazi, etj. që mund të shkaktojnë rrezik
nëse dëmtohen nga përdorimi i veglës.
5.
Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të
ndriçuar mirë. Zonat e rrëmujshme ose të errëta
provokojnë aksidente.
6.
Mund të ketë rregullore vendore në lidhje me
zhurmën, të cilat duhen zbatuar duke mbajtur
zhurmat brenda kufijve të përcaktuar. Në disa
raste duhen përdorur kanata për të kufizuar
zhurmën.
Rreziqet nga pluhuri dhe ajri që del
1.
Gjithmonë kontrolloni mjedisin rrotull. Ajri
që del nga vegla mund të fryjë pluhurin ose
objektet dhe të godasë operatorin dhe/ose
personat që janë pranë.
2.
Drejtojeni nxjerrjen e gazeve në mënyrë të
tillë që të minimizohet trazimi i pluhurit në një
mjedis të mbushur me pluhur.
3.
Nëse në zonën e punës emetohet pluhur ose
objekte, reduktoni emetimin sa më shumë të
jetë e mundur për të reduktuar rreziqet ndaj
shëndetit dhe rrezikun e lëndimit.
Rreziqet nga zhurmat
1.
Ekspozimi i pambrojtur ndaj niveleve të larta
të zhurmës mund të shkaktojnë humbje të
përhershme dhe gjymtuese të dëgjimit, dhe
probleme të tjera siç është tinitusi (tringëllima,
zile, fërshëllima apo gumëzhitje në veshë).
2.
Kryeni një vlerësim të rrezikut në lidhje me
rreziqet e zhurmës në zonën e punës dhe vini
në zbatim kontrollet e duhura për këto rreziqe.
Kontrollet e duhura për të reduktuar rrezikun
3.
mund të përfshijnë veprime të tilla si njomja e
materialeve për të mos lejuar që materialet e
punës të "kumbojnë".
4.
Përdorni mbrojtëse të përshtatshme për
dëgjimin.
5.
Përdoreni dhe mirëmbajeni veglën siç
rekomandohet në këto udhëzime, për të mos
lejuar rritjen e panevojshme në nivelet e
zhurmës.
6.
Merrni masa për reduktimin e zhurmës, për
shembull duke i vendosur materialet e punës
në mbështetëse që zbusin zhurmën.
Rreziqet nga dridhja
1.
Emetimi i dridhjes gjatë punës varet për
shembull nga forca e mbërthimit, forca
e presionit të kontaktit, drejtimi i punës,
rregullimi i furnizimit me energji, materiali i
punës, mbështetja e materialit të punës. Kryeni
një vlerësim të rrezikut në lidhje me rreziqet
e dridhjeve dhe vini në zbatim kontrollet e
duhura për këto rreziqe.
2.
Ekspozimi ndaj dridhjeve mund të shkaktojë
dëmtim gjymtues te nervat dhe te furnizimi me
gjak i duarve dhe krahëve.
3.
Vishni veshje të ngrohta kur punoni në kushte
të ftohta, mbajini duart tuaja të ngrohta dhe të
thata.
4.
Nëse keni mpirje, therje, dhimbje ose zbardhje
të lëkurës në gishta ose duar, kërkoni këshillë
mjekësore nga një profesionist i kualifikuar
i shëndetit në punë në lidhje me aktivitetet e
përgjithshme.
5.
Përdoreni dhe mirëmbajeni veglën siç
rekomandohet në këtë udhëzime, për të mos
lejuar rritjen e panevojshme në nivelet e
dridhjeve.
6.
Mbajeni veglën me një shtrëngim të lehtë, por
të sigurt, sepse rreziku nga dridhjet është në
përgjithësi më i lartë kur forca e shtrëngimit
është më e madhe.
Paralajmërime shtesë për veglat pneumatike
1.
Ajri i ngjeshur mund të shkaktojë lëndime
serioze.
2.
Gjithmonë mbylleni furnizimin me ajër dhe
shkëputeni veglën nga furnizimi me ajër kur
ajo nuk është në përdorim.
Gjithmonë shkëputeni veglën nga furnizimi
3.
me ajër të ngjeshur përpara se të ndërroni
aksesorët, të bëni rregullime dhe/ose riparime,
kur lëvizni nga një zonë pune në një zonë
tjetër.
Mbajini gishtat larg nga këmbëza kur nuk
4.
e përdorni veglën dhe kur lëvizni nga një
pozicion pune në tjetrin.
5.
Asnjëherë mos ia drejtoni ajrin e ngjeshur
vetes ose dikujt tjetër.
6.
Tubat fshikullues mund të shkaktojnë lëndime
serioze. Gjithmonë kontrolloni për tuba ose
pajisje të dëmtuara ose të lira.
Asnjëherë mos i mbani veglat pneumatike nga
7.
tubi i tyre.
Asnjëherë mos i zvarrisni veglat pneumatike
8.
nga tubi i tyre.
9.
Kur përdorni vegla pneumatike, mos tejkaloni
presionin maksimal të përdorimit ps max.
10. Veglat pneumatike duhet të furnizohen me
ajër të ngjeshur vetëm në presionet më të
ulëta të kërkuara për procesin e punës, për të
reduktuar zhurmën dhe dridhjet, si dhe për të
minimizuar konsumimin.
11.
Përdorimi i oksigjenit ose gazeve të djegshme
për përdorimin e veglave pneumatike krijon
rrezik zjarri dhe shpërthimi.
12. Tregoni kujdes kur përdorni vegla pneumatike
sepse vegla mund të ftohet, gjë që ndikon te
mbërthimi dhe kontrolli.
Paralajmërime shtesë për veglat me aftësi aktivizimi
me kontakt
1.
Mos e mbështetni gishtin në këmbëz kur e
ngrini veglën, kur lëvizni mes zonave dhe
pozicioneve të punës ose kur ecni, sepse
gishti i mbështetur mbi këmbëz mund të çojë
në aktivizim pa dashje të veglës. Për veglat me
aktivizim selektiv, gjithmonë kontrolloni veglën
përpara përdorimit për të siguruar se është
zgjedhur regjimi i duhur.
22 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents