Makita RS002GZ Instruction Manual page 44

Cordless rear handle saw
Hide thumbs Also See for RS002GZ:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
KUJDES:
Pastroni mbrojtësen e sipërme dhe të
poshtme për t'u siguruar që nuk ka tallash të grumbulluar,
i cili mund të pengojë funksionimin e sistemit të poshtëm
mbrojtës. Një sistem mbrojtës i ndotur mund të kufizojë
funksionimin e duhur, gjë e cila mund të shkaktojë lëndim të
rëndë personal. Mënyra më efikase për ta arritur këtë pastrim
është me ajër të ngjeshur. Nëse nga mbrojtëset del pluhur
si pasojë e fryrjes së ajrit, sigurohuni që të përdorni
mbrojtëset e duhura të syve dhe frymëmarrjes.
KUJDES:
Pas çdo përdorimi, fshini pluhurin e
sharrës nga vegla. Pluhuri i imët i sharrës mund të hyjë
brenda në vegël dhe të shkaktojë keqfunksionim ose zjarr.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Rregullimi i saktësisë së prerjes 0°
Ky rregullim është bërë në fabrikë. Por nëse ka shmangie,
mund ta rregulloni duke ndjekur procedurën e mëposhtme.
1.
Lirojeni paksa levën mbi pllakëzën e shkallëzimit
të prerjes së pjerrët.
2.
Bëjeni bazën në kënd të drejtë me fletën duke
përdorur një vizore trekëndëshe ose një vizore katrore
duke rrotulluar vidën e rregullimit.
► Fig.42: 1. Vizorja trekëndore 2. Vida rregulluese
3.
Shtrëngoni levën dhe më pas bëni një prerje provë
për të kontrolluar vertikalizmin.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
Fleta e sharrës së rrumbullakët
Çelësi i nisjes
Kufizues (vizore udhëzuese)
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
44 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Rs002g

Table of Contents