Makita RS002GZ Instruction Manual page 34

Cordless rear handle saw
Hide thumbs Also See for RS002GZ:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
5.
Mos përdorni fletë të pamprehura ose të dëmtuara.
Fletët e pamprehura ose të vendosura në mënyrën e
gabuar bëjnë prerje të ngushtë, duke shkaktuar fërkim
të tepërt, ngecje të fletës dhe zmbrapsje.
Thellësia e fletës dhe levat bllokuese të
6.
rregullimit të buzëve duhet të shtrëngohen dhe
sigurohen përpara se të kryhet prerja. Nëse
rregullimi i fletës ndryshon gjatë prerjes, ajo mund
të shkaktojë ngecje dhe zmbrapsje.
7.
Bëni kujdes të veçantë kur sharroni në mure
ekzistues ose në breza të tjerë të shtruar.
Fleta e dalë mund të presë objekte që mund të
shkaktojnë kundërveprim.
8.
GJITHMONË mbajeni veglën fort me të dyja
duart. KURRË mos e vendosni dorën, këmbën
ose ndonjë pjesë të trupit nën bazën e veglës
ose pas sharrës, sidomos kur kryeni prerje
tërthore. Nëse ka zmbrapsje, sharra mund të
kërcejë mbrapa me lehtësi mbi dorën tuaj, duke
çuar në lëndime të rënda personale.
► Fig.4
9.
Asnjëherë mos ushtroni forcë mbi sharrën. Shtyjeni
sharrën përpara me një shpejtësi të tillë që fleta të
presë pa u ngadalësuar. Ushtrimi i forcës mbi sharrën
mund të shkaktojë prerje jo të njëtrajtshme, humbje të
saktësisë dhe zmbrapsje të mundshme.
Funksioni i mbrojtëses
1.
Kontrolloni mbrojtësen e poshtme për mbyllje të
saktë përpara çdo përdorimi. Mos e përdorni sharrën
nëse mbrojtësja e poshtme nuk lëviz lirshëm dhe
nuk mbyllet menjëherë. Asnjëherë mos e fiksoni
ose lidhni mbrojtësen e poshtme në pozicion të
hapur. Nëse sharra rrëzohet aksidentalisht, mbrojtësja
e poshtme mund të përthyhet. Ngrini mbrojtësen e
poshtme me dorezën tërheqëse dhe sigurohuni që ajo
të lëvizë lirshëm dhe të mos e prekë fletën apo ndonjë
pjesë tjetër në të gjithë këndet dhe thellësitë e prerjes.
Kontrolloni funksionimin e sustës së
2.
mbrojtëses së poshtme. Nëse mbrojtësja dhe
susta nuk funksionojnë siç duhet, ato duhet
të rregullohen përpara përdorimit. Mbrojtësja e
poshtme mund të funksionojë ngadalë për shkak
të pjesëve të dëmtuara, depozitimeve ngjitëse ose
mbeturinave të grumbulluara.
3.
Mbrojtësja e poshtme mund të tërhiqet
manualisht vetëm për prerje të veçanta,
siç janë "prerjet e pjerrëta" dhe "prerjet
e përbëra". Ngrini mbrojtësen e poshtme
duke tërhequr dorezën dhe duhet ta lëshoni
mbrojtësen e poshtme sapo fleta të hyjë në
material. Për të gjitha prerjet e tjera, mbrojtësja e
poshtme duhet të funksionojë automatikisht.
4.
Gjithmonë kontrolloni që mbrojtësja e poshtme të
ketë mbuluar fletën përpara se ta vendosni sharrën në
karrige apo dysheme. Fleta e pambrojtur dhe në lëvizje
të lirë shkakton lëvizjen prapa të sharrës, e cila do të
presë çfarëdo që gjendet përpara saj. Llogarisni kohën që
i duhet fletës për të ndaluar pasi lëshohet çelësi.
5.
Për të kontrolluar mbrojtësen e poshtme,
hapeni mbrojtësen me dorë, pastaj lëshojeni
dhe shikoni mbylljen e saj. Kontrolloni që
doreza tërheqëse të mos prekë trupin e
pajisjes. Është SHUMË E RREZIKSHME lënia
pa mbrojtje e fletës dhe ajo mund të shkaktojë
dëmtim të rëndë personal.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
Bëni shumë kujdes kur jeni duke prerë dru të
1.
lagësht, lëndë të ngjeshura druri ose dru që
përmban nyja. Lëvizeni shtruar pajisjen përpara
pa e ulur shpejtësinë e fletës në mënyrë që të
shmangni mbinxehjen e dhëmbëve të fletës.
Mos provoni të hiqni materialin e prerë
2.
ndërkohë që fleta është në lëvizje. Prisni
derisa fleta të ndalojë përpara se të merrni
materialin e prerë. Fletët lëvizin pas fikjes.
3.
Shmangni prerjen e gozhdëve. Kontrolloni për
gozhdë dhe hiqini të gjitha nga materiali prej
druri përpara se të filloni prerjen.
Vendoseni pjesën më të gjerë të bazës së sharrës
4.
në atë pjesë të materialit të punës që mbështetet
fort, jo në pjesën që do të rrëzohet kur të bëhet
prerja. Nëse materiali i punës është i shkurtër ose
i vogël, fiksojeni poshtë atë. MOS PROVONI T'I
MBANI COPAT E SHKURTRA ME DORË!
► Fig.5
5.
Përpara se ta vendosni poshtë pajisjen pasi keni
kryer prerjen, sigurohuni që mbrojtësja të jetë
mbyllur dhe fleta të ketë ndaluar plotësisht.
6.
Asnjëherë mos provoni të sharroni duke e
mbajtur sharrën e rrumbullakët të mbajtur
përmbys në një mandrino shtrënguese. Kjo
është shumë e rrezikshme dhe mund të
shkaktojë aksidente të rënda.
► Fig.6
7.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen
e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të
dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.
8.
Mos i ndaloni fletët e sharrës duke ushtruar
forcë anësore mbi to.
9.
Mos përdorni disqe abrazive.
10. Përdorni vetëm fletë sharre me diametrin që
shënohet në vegël ose që specifikohet në
manual. Përdorimi i një flete me madhësi jo të
duhur mund të ndikojë në mbrojtjen e përshtatshme
të fletës ose në funksionimin e mbrojtëses, gjë e cila
mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
11.
Mbajini fletët të mprehta dhe të pastra. Pluhuri
i shpimit dhe palca e drurit të forcuara në fleta
ngadalësojnë sharrën dhe rrisin mundësinë e
zmbrapsjes. Mbani fletën të pastër, fillimisht duke
e hequr atë nga pajisja dhe pastaj duke e pastruar
me pastrues pluhurash dhe palce druri, ujë ose
vajgur. Asnjëherë mos përdorni benzinë.
12. Mbani maskë kundër pluhurit dhe mbrojtëse
për dëgjimin gjatë përdorimit të pajisjes.
13. Gjithmonë përdorni fletën e sharrës të prodhuar
për prerjen e materialit që do të prisni.
14. Përdorni vetëm fletë sharre që kanë të shënuar
një shpejtësi të barasvlershme ose më të
madhe sesa shpejtësia e shënuar mbi vegël.
15. (Vetëm për vendet evropiane)
Gjithmonë përdorni fletën që është konform
me EN847-1.
16. Vendoseni veglën dhe pjesët në një sipërfaqe të
sheshtë dhe të qëndrueshme. Përndryshe vegla
ose pjesët mund të bien dhe të shkaktojnë lëndim.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
34 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Rs002g

Table of Contents