Makita RS002GZ Instruction Manual page 38

Cordless rear handle saw
Hide thumbs Also See for RS002GZ:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës së
çelësit, vegla është pajisur me një buton zhbllokimi. Për ta
ndezur veglën lëshoni butonin e zhbllokimit dhe tërhiqni
këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
► Fig.14: 1. Këmbëza e çelësit 2. Butoni i bllokimit
VINI RE:
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit
pa shtypur butonin e zhbllokimit. Kjo mund të
shkaktojë thyerjen e çelësit.
Freni elektrik
Kjo vegël është pajisur me fren elektrik për fletën. Nëse
vegla vazhdimisht nuk arrin të ndalojë me shpejtësi fletën
e sharrës së rrumbullakët pas lëshimit të levës së çelësit,
dërgojeni veglën për shërbim te një qendër shërbimi Makita.
KUJDES:
Sistemi i frenit të fletës nuk
zëvendëson mbrojtësen e fletës. ASNJËHERË
MOS E PËRDORNI VEGLËN PA NJË MBROJTËSE
FUNKSIONALE TË FLETËS. MUND TË
SHKAKTOHET PLAGOSJE E PERSONIT.
Funksioni elektronik
Veglat të cilat janë të pajisura me funksionin
elektronik përdoren lehtë për shkak të karakteristikës/
karakteristikave të mëposhtme.
Veçoria e ndezjes së ngadaltë
Ndezje e ngadaltë për shkak të tronditjes së mbytur të
ndezjes.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Ruajtja e çelësit të nisjes
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin e nisjes ruajeni siç
tregohet në figurë që të mos ju humbasë.
► Fig.15: 1. Çelësi i nisjes
Heqja ose instalimi i fletës së
sharrës rrethore
KUJDES:
Sigurohuni që fleta e sharrës
rrethore të jetë instaluar me dhëmbët e drejtuara
nga ana e përparme e veglës.
KUJDES:
Përdorni vetëm çelësin e nisjes
Makita për instalimin apo heqjen e fletës së
sharrës së rrumbullakët.
Për të hequr fletën e sharrës së rrumbullakët, shtypni
deri në fund bllokuesin e boshtit në mënyrë që fleta e
sharrës së rrumbullakët të mos rrotullohet dhe përdorni
çelësin e nisjes për të liruar bulonin hekzagonal. Më pas
hiqni bulonin hekzagonal, flanxhën e jashtme, fletën e
sharrës së rrumbullakët dhe unazën (sipas shtetit).
► Fig.16: 1. Bllokuesi i boshtit 2. Çelësi i nisjes
3. Lirimi 4. Shtrëngimi
Për veglën pa unazë
► Fig.17: 1. Buloni hekzagonal 2. Flanxha e
jashtme 3. Fleta e sharrës së rrumbullakët
4. Shigjeta në fletën e sharrës së
rrumbullakët 5. Flanxha e brendshme
6. Shigjeta në vegël
Për veglën me unazë
► Fig.18: 1. Buloni hekzagonal 2. Flanxha e
jashtme 3. Fleta e sharrës së rrumbullakët
4. Shigjeta në fletën e sharrës së
rrumbullakët 5. Unaza 6. Flanxha e
brendshme 7. Shigjeta në vegël
Për të instaluar fletën e sharrës rrethore, ndiqni
procedurën e anasjelltë të heqjes.
Bashkërenditni drejtimin e shigjetës në fletën e sharrës
së rrumbullakët me drejtimin e shigjetës në vegël.
Për veglën me flanxhë të brendshme
për disk sharre me diametër vrime të
ndryshëm nga 15,88 mm
Flanxha e brendshme ka një dalje me një diametër të
caktuar nga njëra anë dhe një dalje me një diametër
tjetër nga ana tjetër. Zgjidhni anën e saktë nga e cila
dalja përputhet saktësisht me vrimën e fletës së sharrës
së rrumbullakët. Montoni flanxhën e brendshme në
boshtin e montimit në mënyrë të tillë që ana e duhur
e daljes në flanxhën e brendshme të jetë e drejtuar
nga jashtë dhe pastaj vendosni fletën e sharrës së
rrumbullakët dhe flanxhën e jashtme.
► Fig.19: 1. Boshti i montimit 2. Flanxha e brendshme
3. Fleta e sharrës së rrumbullakët
4. Flanxha e jashtme 5. Buloni hekzagonal
PARALAJMËRIM:
SHTRËNGONI BULONIN HEKZAGONALE NË
MËNYRË TË SIGURT NË DREJTIM TË KUNDËRT
TË AKREPAVE TË ORËS. Gjithashtu kini kujdes
të mos e shtrëngoni bulonin me forcë. Nëse ju
rrëshqet dora nga çelësi hekzagonal mund të
shkaktoni lëndime personale.
PARALAJMËRIM:
në flanxhën e brendshme që është e drejtuar nga
jashtë të përputhet saktësisht me vrimën "a" të
diskut të sharrës. Montimi i fletës së sharrës së
rrumbullakët në anën e gabuar mund të shkaktojë
dridhje të rrezikshme.
Për vegël me flanxhë të brendshme
për disk sharre me diametër vrime
15,88 mm (specifike sipas shtetit)
Montoni flanxhën e brendshme me anën e futur të saj
të drejtuar nga jashtë mbi boshtin e montimit dhe më
pas vendosni diskun e sharrës (me unazën të instaluar,
nëse është nevoja), flanxhën e jashtme dhe bulonin
hekzagonal.
Për veglën pa unazë
► Fig.20: 1. Boshti i montimit 2. Flanxha e brendshme
3. Fleta e sharrës së rrumbullakët
4. Flanxha e jashtme 5. Buloni hekzagonal
38 SHQIP
SIGUROHUNI QË TA
Sigurohuni që dalja "a"

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Rs002g

Table of Contents