Makita UM600D Instruction Manual page 39

Cordless grass shear / cordless hedge trimmer
Hide thumbs Also See for UM600D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Prerja (për prerësin e shkurreve)
KUJDES:
Bëni kujdes të mos prekni
aksidentalisht ndonjë gardh metalik ose objekte
të tjera të forta gjatë prerjes. Fletët do të thyhen
dhe mund të shkaktojnë lëndim.
KUJDES:
Kini kujdes të mos lejoni që fletët e
gërshërëve të kontaktojnë me tokën. Vegla do të
zmbrapset dhe mund të shkaktojnë lëndim.
KUJDES:
Është shumë e rrezikshme të
zgjateni me prerësin e shkurreve, veçanërisht nga
një shkallë. Mos punoni ndërsa qëndroni në këmbë
mbi ndonjë vend i lëvizshëm ose të paqëndrueshëm.
VINI RE:
Mos provoni të prisni degë më të
trasha se 10 mm në diametër me veglën. Pritini
paraprakisht degët 10 cm më ulët se lartësia e prerjes
duke përdorur prerëse degësh përpara se të përdorni
veglën.
► Fig.45: (1) Lartësia e prerjes (2) 10 cm
VINI RE:
Mos pritni pemë të thata ose objekte
të ngjashme të forta. Duke vepruar kështu mund të
dëmtoni veglën.
VINI RE:
Mos pritni bar ose barishte gjatë
përdorimit të fletëve të gërshërëve. Fletët mund të
ngecin nëpër bar ose barishte.
Mbajeni veglën me një dorë, tërhiqni këmbëzën e
çelësit ndërsa shtypni butonin e zhbllokimit dhe më pas
lëvizeni përpara.
► Fig.46
Për përdorim bazë, anoni fletët në drejtimin e prerjes
dhe lëvizeni lehtë dhe ngadalë me shpejtësi prej 3 deri
4 sekondash për metër.
► Fig.47
Duke lidhur një spango në lartësinë e dëshiruar dhe
duke prerë përgjatë saj ju ndihmon ta prisni pjesën e
sipërme të shkurres në mënyrë të njëtrajtshme.
► Fig.48
Nëse grumbulluesi i ashklave bashkohet me fletët, ai
mbledh gjethet e hedhura dhe e bën pastrimin më pas
shumë më të lehtë.
Për ta prerë pjesën anësore të shkurres në mënyrë të
njëtrajtshme, pritni nga poshtë lart.
► Fig.49
Kur pritni për të bërë një formë të rrumbullakët (prerja
e drurit të bushit ose të rododendrës, etj.), prisni nga
rrënja deri lart për një paraqitje të bukur.
► Fig.50
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i veglës
Pastrojeni veglën duke e fshirë tallashin me një leckë
të thatë ose me një të njomur me ujë me sapun dhe të
shtrydhur.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Mirëmbajtja e fletës
Përpara përdorimit ose një herë në orë gjatë përdorimit,
aplikoni te fletët vaj me viskozitet të ulët (vaj makinerie
ose vaj lubrifikues të llojit me sprucim).
► Fig.51
► Fig.52
Pas përdorimit, hiqni tallashin nga të dyja anët e fletëve
me furçë me tela, fshijeni me një leckë dhe më pas
aplikoni te fletët vaj me viskozitet të ulët (vaj makinerie
ose vaj lubrifikues të llojit me sprucim).
► Fig.53
► Fig.54
VINI RE:
Mos i lani fletët me ujë. Duke vepruar
kështu mund të shkaktohet ndryshkje ose dëmtim i
veglës.
VINI RE:
Papastërtitë dhe gërryerja shkaktojnë
fërkim të tepërt të fletës dhe shkurtojnë kohën e
funksionimit për çdo karikim baterie.
Ruajtja
Vrima e grepit në pjesën e poshtme të veglës është e
përshtatshme për varjen e veglës te një gozhdë ose
vidë në mur.
Vendosni kapakun e fletëve në fletët e gërshërëve në
mënyrë që fletët të mos jenë të ekspozuara. Ruajeni
veglën larg fëmijëve. Ruajeni veglën në vende që nuk
janë të ekspozuara ndaj lagështirës dhe shiut.
► Fig.55: 1. Vrima
► Fig.56: 1. Vrima
39 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Uh201d

Table of Contents