Makita DLM380 Instruction Manual page 25

Cordless lawn mower
Hide thumbs Also See for DLM380:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se të instaloni
ose të hiqni kutinë e baterisë.
Sigurohuni që të bllokoni kapakun e baterisë
përpara përdorimit. Përndryshe, balta, pluhuri
ose uji mund të dëmtojnë produktin ose kutinë e
baterisë.
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë e baterisë
derisa treguesi i kuq të mos duket. Nëse jo, ajo
mund të bjerë aksidentalisht nga vegla duke ju
lënduar ju ose personat pranë.
Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë.
Nëse kutia nuk rrëshqet me lehtësi brenda, ajo
nuk është futur siç duhet.
SHËNIM:
Vegla nuk punon vetëm me një kuti baterie.
Për të instaluar kutinë e baterisë;
1.
Tërhiqni levën e bllokimit të kapakut të baterisë
drejt vetes dhe hapni kapakun e baterisë.
► Fig.1: 1. Leva e bllokimit të kapakut të baterisë
2. Kapaku i baterisë
2.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë
dhe rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund,
derisa të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse
shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të
butonit, ajo nuk është bllokuar plotësisht.
► Fig.2: 1. Kapaku i baterisë 2. Kutia e baterisë
3.
Futni deri në fund çelësin e bllokimit në vendin që
tregon figura.
► Fig.3: 1. Kutia e baterisë 2. Çelësi i bllokimit
4.
Mbyllni kapakun e baterisë dhe shtyjeni derisa të
jetë mbyllur me levën e bllokimit.
Për të hequr kutinë e baterisë nga
kositësja;
1.
Tërhiqni levën e bllokimit të kapakut të baterisë
drejt vetes dhe hapni kapakun e baterisë.
2.
Rrëshqiteni nga vegla ndërkohë që rrëshqisni
butonin në pjesën e përparme të kutisë.
3.
Nxirrni çelësin e bllokimit.
4.
Mbyllni kapakun e baterisë.
Sistemi i mbrojtjes së baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë.
Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse
vegla ose bateria janë vendosur sipas një prej kushteve
të mëposhtme. Treguesit ndizen në rrethana të
caktuara.
Mbrojtja ndaj mbingarkesës
Kur vegla vihet në punë në një mënyrë që e bën atë
të tërheqë një korrent më të lartë nga normalja, vegla
fiket automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Nëse ndodh
kjo, fikeni veglën dhe ndaloni aplikacionin që shkaktoi
mbingarkesën e veglës. Më pas ndizeni veglën që të
rinisë punën.
Mbrojtje nga mbinxehja
Kur vegla ose bateria është mbinxehur, vegla fiket
automatikisht pa asnjë tregues. Vegla nuk niset edhe
kur përpiqni nga ndizni. Në këtë situatë, lëreni veglën
ose baterinë të ftohet përpara se ta ndizni veglën
sërish.
SHËNIM: Mbrojtja e baterisë nga mbinxehja
funksionon vetëm me kutinë e baterisë që ka
një shenjë ylli. Sistemi i mbrojtjes së veglës nga
mbinxehja funksionon me çdo kuti baterie.
► Fig.4: 1. Shënim me yll
Mbrojtja ndaj mbishkarkimit
► Fig.5: 1. Treguesi i baterisë
Kur kapaciteti i baterisë së mbetur pakësohet, treguesi
i baterisë pulson në krahun përkatës të baterisë. Nëse
puna vazhdon, vegla ndalon dhe treguesi i baterisë
ndizet për rreth 10 sekonda. Në këtë rast, ngarkoni
kutinë e baterisë.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.6: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
25 ALBANIAN
Fikur
Duke pulsuar
Kapaciteti i
mbetur
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dlm380pm2

Table of Contents