Makita DLM380 Instruction Manual page 23

Cordless lawn mower
Hide thumbs Also See for DLM380:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Mos e futni çelësin në kositëse derisa ajo të
1.
jetë gati për t'u përdorur.
2.
Kjo pajisje nuk është prodhuar për t'u përdorur
nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të
kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose
të cilëve u mungon përvoja dhe njohuria,
nëse nuk janë vëzhguar ose udhëzuar për
përdorimin e kësaj pajisjeje nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.
3.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar
se nuk luajnë me pajisjen.
4.
Mos i lejoni kurrë fëmijët ose personat që nuk i njohin
këto udhëzime të përdorin pajisjen. Rregulloret
vendore mund të kufizojnë moshën e përdoruesit.
5.
Mos e përdorni asnjëherë makinerinë nëse keni
njerëz pranë, sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.
Kini parasysh se përdoruesi është përgjegjës
6.
për aksidentet ose rreziqet që mund t'u
ndodhin personave të tjerë ose pronës së tyre.
Gjatë përdorimit të makinerisë vishni gjithmonë
7.
këpucë të forta dhe pantallona të gjata. Mos
e përdorni makinerinë kur jeni zbathur apo
kur keni veshur sandale të hapura. Shmangni
veshjen e rrobave të gjera ose mbajtjen e
bizhuterive që kanë kordonë ose fije që varen.
Ato mund të ngecin në pjesët lëvizëse.
8.
Përdoreni makinerinë vetëm ditën ose me
ndriçim të mirë artificial.
9.
Shmangni përdorimin e makinerisë në bar të lagur.
10. Mos e përdorni kurrë kositësen në shi.
11.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
- Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Ngarkuesit e përshtatshëm për
një lloj kutie baterie mund të paraqesin rrezik zjarri
kur përdoren me një kuti tjetër baterie.
- Përdorini veglat elektrike vetëm me kuti baterie
me synim të përcaktuar. Përdorimi i kutive të tjera të
baterisë mund të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
- Kur kutia e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera të vogla metalike që mund
të mund të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek
tjetri. Qarku i shkurtër në terminalet e baterisë
mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
- Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
12. Mbajeni gjithmonë fort dorezën.
13. Siguroni gjithmonë mbështetje të mirë të
këmbëve të terrene të pjerrëta.
14. Mos vraponi asnjëherë, ecni.
15. Mos kapni me dorë disqet prerëse ose tehet prerëse
të ekspozuara kur e ngrini ose mbani pajisjen.
16. Gjendja fizike – Mos e përdorni kositësen kur jeni nën
ndikimin e drogës, alkoolit ose ndonjë medikamenti.
17. MBAJINI MBROJTËSET TË VENDOSURA dhe
në gjendje pune.
18. Mbajini këmbët dhe duart larg disqeve rrotulluese.
Kujdes—Disqet rrëshqasin edhe pasi pajisja fiket.
19. Hiqni çelësin përpara se të kryeni shërbime,
ta pastroni ose të hiqni materiale nga pajisja e
kopshtarisë.
20. Përdorni vetëm disqet origjinale të prodhuesit
të specifikuara në këtë manual.
21. Kontrollojini disqet me kujdes për krisje ose
dëmtim përpara përdorimit. Zëvendësoni
menjëherë disqet e krisura ose të dëmtuara.
22. Sigurohuni që në zonë të mos ketë njerëz
të tjerë përpara se të nisni kositjen. Fikeni
kositësen nëse ndokush afrohet në zonë.
23. Hiqni materialet e huaja si gurët, telat, shishet,
kockat dhe shkopinjtë e mëdhenj nga zona e punës
përpara se të nisni kositjen për të parandaluar
lëndimin personal ose dëmtimin e kositëses.
24. Ndaloni menjëherë përdorimin nëse vini re diçka
të pazakontë. Fikni kositësen dhe hiqni çelësin
nga pajisja. Pastaj kontrolloni kositësen.
25. Mos u përpiqni kurrë të rregulloni lartësinë e
rrotës ndërkohë që kositësja është në punë.
26. Lëshoni levën e çelësit dhe prisni që disku të
mos rrotullohet më përpara se të kaloni rrugët,
rrugicat ose ndonjë zonë të mbuluar me zhavorr.
Gjithashtu, hiqni çelësin nëse lini pajisjen vetëm,
zgjasni dorën për të kapur ose hequr diçka që
keni përpara ose për ndonjë arsye tjetër që mund
t'ju shpërqendrojë nga puna që po bëni.
27. Objektet që goditen nga disku i kositëses së
barit mund të shkaktojnë lëndime të rënda ndaj
personave. Duhet të ekzaminoni gjithmonë me
kujdes oborrin dhe të hiqni të gjitha objektet
përpara se të kositni barin.
28. Nëse kositësja e barit godet një objekt të huaj,
ndiqni hapat e mëposhtme:
- Fikni kositësen, lëshoni levën e çelësit dhe
prisni derisa disku të ketë ndaluar plotësisht.
- Hiqni çelësin e bllokimit dhe kutinë e baterisë.
- Kontrolloni mirë kositësen për ndonjë dëmtim.
- Zëvendësoni diskun nëse ka ndonjë dëmtim.
Riparoni çdo dëmtim përpara se të rinisni ose
të vazhdoni punën me kositësen.
29. Kontrolloni vazhdimisht koshin e barit
për konsumim ose vjetrim. Për ruajtje,
sigurohuni gjithmonë që koshi i barit të jetë
bosh. Për siguri, një kosh bari të konsumuar
zëvendësojeni me një kosh të ri nga fabrika.
30. Fikni motorin dhe hiqni çelësin sa herë që
largoheni nga pajisja, përpara se të pastroni
trupin e kositëses dhe përpara se të bëni
riparime ose inspektime.
31. Tregoni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin
e makinerisë ose kur e tërhiqni drejt vetes.
32. Ndaloni diskun(disqet) nëse makineria duhet
anuar për transportim, kur kaloni në sipërfaqe
ku nuk ka bar dhe kur e transportoni nga apo
për në zonën e përdorimit.
33. Mos e përdorni kurrë makinerinë me mbrojtëse
defektive ose pa montuar në vendin e
duhur pajisje sigurie, për shembull pajisjet
shmangëse dhe/ose mbledhësen e barit.
34. Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve
dhe me këmbët larg diskut (disqeve).
23 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dlm380pm2

Table of Contents