Makita DHW080 Instruction Manual page 45

Cordless high pressure washer
Hide thumbs Also See for DHW080:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
VINI RE:
Kushtojini vëmendje mbajtjes së enës
gjatë transportit. Transportimi i enës me larëse me
presion të lartë dhe me aksesorë apo ujë brenda
mund të shkaktojë aksident apo lëndim të personit
për shkak të peshës që ka.
VINI RE:
Kur e transportoni enën, mos e tundni,
përmbysni apo anoni në mënyrë të tepruar. Nëse
veproni kështu mund të shkaktohet;
derdhja e ujit brenda;
derdhja e larëses me presion të lartë mbi kapak
nga ena; ose
bllokimi i rrotullimit të rrotave të enës.
VINI RE:
Kur e mbani enën nga doreza, uji mund
të derdhet nëse ka shumë ujë brenda.
VINI RE:
Mund të dalë ujë nga vrima e daljes së
ajrit nëse uji brenda arrin te vrima e daljes së ajrit
nga animi i enës.
VINI RE:
Mos shkelni mbi enë. Kapaku mund të
thyhet.
VINI RE:
Mos e lini enën të mbushur me ujë për
një kohë të gjatë. Duke vepruar kështu ena mund të
dëmtohet dhe të rezultojë në rrjedhje të ujit.
Pas përdorimit, ndiqni procedurën e mëposhtme:
1.
Hiqni kapakun në daljen e shkarkimit dhe
shkarkoni ujin.
► Fig.17: 1. Dalja e shkarkimit
2.
Fshini lagështirën brenda enës duke përdorur një
leckë dhe më pas fshijeni enën plotësisht.
VINI RE:
Mos i magazinoni larësen me presion
të lartë dhe aksesorët ndërkohë që pjesa e
brendshme e enës është e lagur. Lagështira
e mbetur mund të shkaktojë keqfunksionim dhe
ndryshk.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Lidhja e zorrës me presion të lartë
Lidhni zorrën me presion të lartë me daljen (me shenjën
e pistoletës). Rrotulloni dadon në zorrën me presion të
lartë në drejtim të akrepave të orës ndërsa e vidhosni
atë në filetimin e vidës te dalja.
► Fig.18: 1. Dalja 2. Dadoja
KUJDES:
Sigurohuni që zorra me presion të
lartë të jetë e lidhur mirë. Lidhja e liruar mund të
hedhë tutje zorrën me presion të lartë, duke rezultuar
në lëndime personale.
Bashkimi i pistoletës me këmbëz
Lidhni zorrën me presion të lartë me hyrjen në
pistoletën me këmbëz. Rrotulloni dadon në zorrën me
presion të lartë në drejtim të akrepave të orës ndërsa e
vidhosni atë në filetimin e vidës te hyrja.
► Fig.19: 1. Hyrja 2. Dadoja
KUJDES:
Sigurohuni që zorra me presion të
lartë të jetë e lidhur mirë. Lidhja e liruar mund të
hedhë tutje zorrën me presion të lartë, duke rezultuar
në lëndime personale.
Lidhja me rubinetin
KUJDES:
Gjithmonë përdorni zorrë uji
rezistente ndaj presionit me diametër ø 13 mm
ose më të madh dhe lidheni me rubinetin duke
përdorur aksesorët e duhur. Ndryshe, zorra e ujit
dhe/ose aksesori mund të çahet dhe të shkaktojë
lëndim personal.
VINI RE:
Përdorni një zorrë uji rezistente ndaj
presionit sa më të shkurtër që të jetë e mundur.
Sasia e ujit të futur duhet të jetë më e lartë se volumi
maksimal i furnizimit të pompës.
VINI RE:
Nëse lidheni me tubin e furnizimit
me ujë të pijshëm, përdorni një parandalues të
kthimit pas që është në përputhje me rregulloret
në rajonin tuaj.
Përgatitni një zorrë uji rezistente ndaj presionit.
Bashkoni bokullën bashkuese me njërin fund dhe
bashkoni fundin tjetër me rubinetin si vijon.
1.
Hiqni dadon në bokullën bashkuese dhe kaloni
zorrën e ujit rezistente ndaj presionit përmes dados.
Futni fundin e zorrës brenda në bokullën bashkuese
dhe më pas shtrëngojeni dadon.
► Fig.20: 1. Zorra e ujit rezistente ndaj presionit
2. Dadoja e bokullës bashkuese 3. Bokulla
bashkuese
SHËNIM: Nëse dëshironi të bashkoni zorrën e ujit
rezistente ndaj presionit me rubinetin duke përdorur
një bokull bashkuese, përgatisni një bokull tjetër
bashkuese dhe bashkojeni atë me fundin tjetër të
zorrës.
2.
Lidhni zorrën e ujit rezistente ndaj presionit me
rubinetin. Aplikoni një aksesor të përshtatshëm si p.sh.
fashetë zorre ose bashkues për rubinetin e ujit për të
siguruar fundin e zorrës me rubinetin.
► Fig.21: 1. Fasheta e zorrës 2. Bashkuesi për
rubinetin e ujit 3. Zorra e ujit rezistente ndaj
presionit
SHËNIM: Aksesori varet nga forma e rubinetit me të
cilin e lidhni. Përgatitni një aksesor të përshtatshëm
të blerë në dyqan.
3.
Bashkoni bashkuesin e zorrës së ujit me daljen
(me shenjën e rubinetit) dhe më pas futni bokullën e
bashkimit.
► Fig.22: 1. Bokulla bashkuese 2. Bashkuesi i zorrës
së ujit 3. Hyrja në larësen me presion të
lartë
45 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents