Makita DHW080 Instruction Manual page 42

Cordless high pressure washer
Hide thumbs Also See for DHW080:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
16. Mos lejoni që grumbullimin e ashklave,
pluhurave ose papastërtive në terminalet,
vrimat ose kanalet e kutisë së baterisë. Kjo
mund të shkaktojë rendiment të ulët ose dëmtim të
veglës ose të kutisë së baterisë.
17. Përveç kur vegla e mbështet përdorimin
pranë linjave elektrike me voltazh të lartë,
mos e përdorni kutinë e baterisë pranë linjave
elektrike me voltazh të lartë. Kjo mund të
shkaktojë një defekt ose dëmtim të veglës ose të
kutisë së baterisë.
18. Mbajeni baterinë larg fëmijëve.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
KUJDES:
Përdorni vetëm bateri origjinale
Makita. Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita
ose baterive që mund të jenë modifikuar, mund
të rezultojë në marrjen flakë të baterisë, lëndime
personale apo dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu
edhe garancinë e Makita-s për veglën e Makita-s dhe
ngarkuesin.
Këshilla për të ruajtur
jetëgjatësinë maksimale të
baterisë
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
1.
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me
pajisjen dhe ngarkoni baterinë kur vëreni ulje
të fuqisë së pajisjes.
2.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
3.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës
në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të
baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.
4.
Kur nuk e përdorni kutinë e baterisë, hiqeni atë
nga vegla ose karikuesi.
5.
Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për
një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
Për të instaluar kutinë e baterisë, hapni kapakun
ndërkohë që e shtyni levën e bllokimit. Bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk
është e bllokuar plotësisht.
Pas instalimit ose heqjes së kutive të baterisë,
sigurohuni që të mbyllni kapakun.
► Fig.1: 1. Kapaku 2. Leva e bllokimit
Për të hequr kutitë e baterisë, ngrijeni kutinë e baterisë
ndërsa shtypni butonin në pjesën e përparme të kutisë.
► Fig.2: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
KUJDES:
Sigurohuni që të kyçni kapakun
përpara përdorimit.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/
baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë
punës nëse vegla ose bateria janë vendosur sipas një
prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur bateria vihet në punë në një mënyrë që e bën atë
të tërheqë një korrent më të lartë nga normalja, vegla
fiket automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Në këtë
situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që shkaktoi
mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën për ta
rinisur.
42 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents