Makita DHW080 Instruction Manual page 40

Cordless high pressure washer
Hide thumbs Also See for DHW080:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
15. Kini kujdes nga zmbrapsjet. Pistoleta me
këmbëz zmbrapset kur nga hundëza del currili
me presion të lartë. Mbajeni fort pistoletën me
këmbëz për të mos lejuar lëndimet aksidentale.
16. Kontrolloni për pjesë të dëmtuara ose të
konsumuara përpara përdorimit. Gjithashtu
sigurohuni që zorra të jetë lidhur mirë dhe të
mos ketë rrjedhje gjatë përdorimit. Përdorimi i
makinerisë me defekte në funksionim mund të
shkaktojë aksident.
17. Kjo makineri është projektuar për t'u
përdorur me agjentin pastrues të dhënë ose
të rekomanduar nga prodhuesi. Përdorimi i
agjentëve ose kimikateve të tjera pastruese
mund të ndikojë negativisht në sigurinë e
makinerisë.
18. Mos e tërhiqni zorrën për të lëvizur trupin e
larëses me presion të lartë. Kjo do të dëmtojë
zorrën dhe pjesët lidhëse dhe do të rezultojë
në qark të shkurtër ose defekte në funksionim.
19. Mos vendosni objekte të rënda mbi zorrë ose
mos lejoni që automjetet të kalojnë mbi të.
20. Gjithmonë shkarkoni presionin e mbetur në
pistoletën me këmbëz përpara se të shkëputni
zorrën.
21. Kur lidhni zorrën me rubinetin e ujit, zbatoni
udhëzimet e departamentit ose kompanisë
lokale të ujësjellësit.
22. Nëse larësja me presion të lartë bie ose goditet
te objekte të forta, sigurohuni që të kontrolloni
për dëme dhe krisje. Përdorimi i larëses me
presion të lartë të dëmtuar mund të krijojë
tym, zjarr ose të shkaktojë goditje elektrike, që
rezultojnë në lëndime personale.
23. Gjatë përdorimit të pastruesve me presion të lartë,
mund të formohen aerosolë. Thithja e aerosolëve
mund të jetë e rrezikshme për shëndetin.
24. Në varësi të përdorimit, mund të përdoren hundëza
të mbrojtura për pastrimin me presion të lartë, që
do të reduktojnë në mënyrë drastike emetimin e
aerosolëve të ujit. Por, jo të gjitha aplikimet lejojnë
përdorimin e një pajisjeje të tillë. Nëse hundëzat e
mbrojtura nuk janë të aplikueshme për mbrojtjen
kundër aerosolëve, mund të nevojitet një maskë
fytyre e klasit FFP 2 ose ekuivalente, në varësi të
ambientit të pastrimit.
25. Punëdhënësi duhet të kryejë një vlerësim të
rrezikut për të specifikuar masat e nevojshme
mbrojtëse në lidhje me aerosolët, në varësi të
sipërfaqes që do të pastrohet dhe mjedisit të saj.
Maskat e fytyrës të klasit FFP 2, një ekuivalent
i tyre ose më i lartë, janë të përshtatshme për
mbrojtjen kundër aerosolëve të ujit.
26. Parandaloni ndezjen e paqëllimshme.
Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin e
fikjes përpara se ta lidhni pajisjen me paketën
e baterisë, ta ngrini ose ta mbani atë. Mbajtja
e pajisjes me gishtin mbi çelës ose furnizimi me
energji elektrike i pajisjeve që e kanë çelësin të
ndezur bëhet shkak për aksidente.
27. Shkëputni paketën e baterisë nga pajisja
përpara se të bëni rregullime, të ndryshoni
aksesorët ose të magazinoni pajisjen. Masa
të tilla parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e
ndezjes së pajisjes aksidentalisht.
28. Mos e modifikoni apo mos u përpiqni të
riparoni pajisjen ose paketën e baterisë
përveçse siç tregohet në udhëzimet e
përdorimit dhe kujdesit.
29. PARALAJMËRIM – Rrezik injektimi ose lëndimi
– Mos e shkarkoni rrjedhën direkt te njerëzit.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
1.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm
për një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik
zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
2.
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
3.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera metalike të vogla që mund
të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
4.
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
5.
Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që
është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
6.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën
në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130
°C mund të shkaktojë shpërthim.
Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe
7.
mos e karikoni kutinë e baterisë ose veglën
jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te
udhëzimet. Karikimi i pasaktë ose në temperatura
jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë
baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
Shërbimi
1.
Zbatoni udhëzimet e mirëmbajtjes të
specifikuara në manual.
2.
Për të garantuar sigurinë e makinerisë,
përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale nga
prodhuesi ose të miratuara nga prodhuesi.
Bëjini shërbim larëses me presion të lartë nga
3.
një person i kualifikuar për riparime, duke
përdorur vetëm pjesë identike zëvendësimi. Kjo
do ta mbajë të sigurt larësen me presion të lartë.
4.
Në rast avarie ose keqfunksionimi të larëses
me presion të lartë, shkëputeni atë menjëherë
dhe hiqni kutinë(të) e baterisë. Kontaktoni
distributorin ose qendrën lokale të shërbimit të
autorizuar të Makita.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
1.
Përmbajuni kërkesave të kompanisë lokale të
furnizimit me ujë.
Mos e përdorni veglën kur ka rrezik rrufesh.
2.
3.
Kur e përdorni veglën në tokë me baltë,
pjerrësi të lagur, ose vend të lagur, kushtojini
kujdes vendosjes së këmbëve.
40 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents