Makita DHW080 Instruction Manual page 44

Cordless high pressure washer
Hide thumbs Also See for DHW080:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shfryrësi i papastërtive
Sipas shtetit
► Fig.7
Del curril spiral. E përshtatshme për heqjen e
papastërtive të forta.
VINI RE:
Mos e përdorni shfryrësin e
papastërtive për të pastruar sipërfaqe delikate siç
janë dritaret ose karroceritë e makinave.
Përdorimet e këmbëzës
Tërhiqeni këmbëzën për të nxjerrë një curril uji. Currili
vazhdon për sa kohë këmbëza është e tërhequr.
Këmbëza mund të bllokohet për përdorim të sigurt
të pistoletës me këmbëz. Për të bllokuar këmbëzën,
tërhiqni bllokuesen dhe vareni atë te ulluku në dorezë.
► Fig.8: 1. Këmbëza 2. Bllokuesi 3. Ulluku
VINI RE:
Për të shmangur gabimet mekanike në
çelësin e presionit, gjithmonë lini një interval prej
dy sekondash mes përdorimeve të këmbëzës.
Valvula e sigurisë
Kjo pajisje është e pajisur me një valvul sigurie që
parandalon presionin më të lartë sesa nevojitet. Kur
lëshohet këmbëza, valvula hapet dhe uji riqarkullon
përmes hyrjes së pompës.
KUJDES:
Mos e ngacmoni ose mos e
rregulloni cilësimin e valvulës së sigurisë.
Furnizimi i ujit nga një depozitë/
rezervuar
Ju mund të furnizoheni me ujë nga një depozitë ose
rezervuar në vend të rubinetit.
Zëvendësojeni bashkuesin e zorrës së ujit me setin e
zorrës së thithjes. Kur lidhni setin e zorrës së thithjes,
shkëputeni kutinë e filtrit nga zorra dhe bashkojeni
kutinë e filtrit me hyrjen e larëses me presion të lartë.
Më pas, lidheni zorrën me kutinë e filtrit.
SHËNIM: Kur hiqni/lidhni zorrën nga/me kutinë e
filtrit, kthejeni mëngën ndërkohë që mbani zorrën në
mënyrë që zorra të mos rrotullohet me mëngën.
► Fig.9: 1. Depozita/rezervuari 2. Seti i zorrës së
thithjes 3. Bashkuesi i zorrës së ujit 4. Zorra
5. Kutia e filtrit 6. Hyrja në larësen me
presion të lartë 7. Fasheta e zorrës 8. Bokulla
KUJDES:
Kur bashkoni mëngën me kutinë
e filtrit, tregoni kujdes të mos dëmtoni dorën me
fashetën e zorrës.
VINI RE:
Gjithmonë përdorni setin e zorrës së
thithjes të Makita.
VINI RE:
Gjithmonë mbani një lartësi 1 m (3,28
ft) ose më pak mes hyrjes në larësen me presion
të lartë dhe sipërfaqes së ujit. Ndryshe, larësja me
presion të lartë nuk do të jetë në gjendje të thithë ujë
në pompë.
Për të futur ujë në zorrë, hiqni hundëzën nga pistoleta me
këmbëz dhe ndizni larësen me presion të lartë ndërsa
këmbëza është e tërhequr. Pasi uji të dalë në formë
të qëndrueshme nga pistoleta me këmbëz, lëshojeni
këmbëzën dhe vendosni grykëzën për qëllimin tuaj.
► Fig.10: 1. Pistoleta me këmbëz
SHËNIM: Kur nuk del ujë, bashkoni setin e zorrës
së thithjes dhe njomeni në ujë. Më pas rilidheni me
larësen me presion të lartë.
► Fig.11: 1. Seti i zorrës së thithjes
Kur përdorni enën si depozitë uji
Ju mund ta përdorni enën e dhënë me larësen me
presion të lartë (sipas shtetit) si depozitë uji.
1.
Zbrazni enën dhe furnizoni ujë brenda saj.
► Fig.12: 1. Vija e nivelit të plotë të ujit
VINI RE:
Mos furnizoni ujë mbi vijën e nivelit të
plotë të ujit.
VINI RE:
Kapaku i enës nuk është i llojit me
mbyllje të hermetizuar. Kini kujdes të mos derdhni
ujin që ndodhet në enë kur e transportoni.
2.
Shkëputni kutinë e filtrit nga zorra e setit të zorrës
së thithjes.
► Fig.13: 1. Zorra 2. Kutia e filtrit
3.
Hiqni kapakun nga hyrja e furnizimit me ujë dhe
kalojeni setin e zorrës së thithjes përmes hyrjes siç
ilustrohet.
► Fig.14: 1. Kapaku 2. Mbajtësi i kapakut 3. Hyrja e
furnizimit me ujë 4. Seti i zorrës së thithjes
SHËNIM: Kapaku i hyrjes së furnizimit me ujë mund
të vendoset mbi mbajtësen e kapakut.
4.
Hiqni bashkuesin e zorrës së ujit nga hyrja e
larëses me presion të lartë. Pas kësaj, lidhni kutinë e
filtrit me hyrjen dhe më pas zorrën me kutinë e filtrit.
► Fig.15: 1. Hyrja e larëses me presion të lartë
2. Kutia e filtrit 3. Bashkuesi i zorrës së ujit
4. Zorra
5.
Vendosni larësen me presion të lartë në enë në
mënyrë të tillë që të jetë e siguruar me montimet në
kapakun e enës.
► Fig.16: 1. Larësja me presion të lartë 2. Kapaku
3. Vrima e daljes së ajrit
44 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents