Makita M3601 Instruction Manual page 19

Hide thumbs Also See for M3601:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
Vendoseni bazën e veglës mbi materialin që do të
pritet pa bërë asnjë kontakt me punton e frezës. Më
pas ndizeni veglën dhe prisni derisa puntoja e frezës
të arrijë shpejtësinë e plotë. Ulni trupin e veglës dhe
lëvizeni veglën përpara mbi sipërfaqen e materialit të
punës duke e mbajtur bazën e veglës rrafsh me të dhe
duke avancuar me ngadalë derisa të përfundojë prerja.
Kur bëni prerjen e skajeve sipërfaqja e materialit të
punës duhet të jetë në të majtë të puntos së frezës në
drejtim të furnizimit.
► Fig.8: 1. Materiali i punës 2. Drejtimi i rrotullimit
të puntos 3. Pamje nga pjesa e sipërme e
veglës 4. Drejtimi i furnizimit
SHËNIM: Lëvizja e veglës përpara me shpejtësi
mund të shkaktojë prerje me cilësi të dobët ose
dëmtim të puntos së frezës ose të motorit. Lëvizja
e veglës përpara me ngadalë mund të djegë ose
dëmtojë prerjen. Niveli i duhur i furnizimit do të varet
nga përmasat e puntos së frezës, lloji i materialit të
punës dhe thellësia e prerjes.
Përpara se të nisni prerjen në materialin e punës,
është e këshillueshme që të bëni një prerje për provë
në material druri që keni për të hedhur. Kjo do të
tregojë me saktësi si do të duket prerja dhe do t'ju
mundësojë të kontrolloni dimensionet.
SHËNIM: Kur përdorni udhëzuesin e drejtë ose
udhëzuesin e makinës buzëprerëse, sigurohuni që
ta instaloni në të djathtë të drejtimit të furnizimit. Kjo
do të ndihmojë ta mbajë ngjitur me anën e materialit
të punës.
► Fig.9: 1. Drejtimi i furnizimit 2. Drejtimi i rrotullimit
të puntos 3. Materiali i punës 4. Udhëzuesi
i drejtë
Udhëzuesi i drejtë
Udhëzuesi i drejtë përdoret me efikasitet për prerje të
drejta gjatë prerjes me kënd ose kanaleve.
► Fig.10
Për të instaluar udhëzuesin e drejtë, futni shufrat
udhëzuese në vrimat në bazën e veglës. Rregulloni
distancën ndërmjet puntos dhe udhëzuesit të drejtë.
Në distancën e dëshiruar shtrëngoni bulonat flutur për
ta siguruar udhëzuesin e drejtë në vend. Gjatë prerjes
lëvizeni veglën me udhëzuesin e drejtë të vendosur
rrafsh me anën e materialit të punës.
► Fig.11: 1. Shufra udhëzuese 2. Vida e mbërthimit
3. Udhëzuesi i drejtë
Nëse distanca (A) ndërmjet anës së materialit të punës
dhe pozicionit të prerjes është shumë e gjerë për
udhëzuesin e drejtë ose nëse ana e materialit të punës
nuk është e drejtë, atëherë udhëzuesi i drejtë nuk mund
të përdoret. Në këtë rast shtrëngoni fort me vida një
dërrasë të drejtë mbi materialin e punës dhe përdoreni
si udhëzues kundrejt bazës së makinës buzëprerëse.
Drejtojeni veglën në drejtim të shigjetës.
► Fig.12
Kompleti i hundëzës së pluhurit
(vetëm për shtetet evropiane)
Hundëzën e pluhurit përdoreni për shkarkimin e
pluhurit. Instalojeni hundëzën e pluhurit në bazën
e veglës me anë të vidës me veshë në mënyrë që
pjesa e dalë e hundëzës së pluhurit të përshtatet me
dhëmbëzën në bazën e veglës. Më pas lidhni një
fshesë me korrent me hundëzën e pluhurit.
► Fig.13: 1. Hundëza e pluhurit 2. Vida me veshë
► Fig.14
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Punto të drejta dhe për formimin e kanaleve
Punto për formimin e skajeve
Puntot për prerje të fetëzuara
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
19 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents