Makita M3601 Instruction Manual page 17

Hide thumbs Also See for M3601:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime për sigurinë e frezës
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet e
1.
izoluara të kapjes sepse prerësi mund të prekë
kordonin e tij. Prerja e një teli "me rrymë" mund
të "elektrizojë" pjesët metalike të ekspozuara të
veglës elektrike dhe mund t'i japë punëtorit goditje
elektrike.
2.
Përdorni morseta ose ndonjë mënyrë tjetër
praktike për ta siguruar dhe për ta mbështetur
materialin e punës në një platformë të
qëndrueshme. Mbajtja e materialit me dorë ose
përkundrejt trupit tuaj e lë atë të paqëndrueshëm
dhe mund të shkaktojë humbje të kontrollit.
3.
Mbani mbrojtëse për dëgjimin gjatë periudhave
të tejzgjatura të përdorimit.
4.
Mbajini puntot e frezës me shumë kujdes.
5.
Kontrolloni punton e frezës me kujdes
për krisje ose dëmtim përpara përdorimit.
Zëvendësoni menjëherë punton e krisur ose të
dëmtuar.
6.
Shmangni prerjen e gozhdëve. Kontrolloni
për gozhdë dhe hiqini të gjitha nga materiali i
punës përpara përdorimit.
7.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
8.
9.
Sigurohuni që puntoja e frezës nuk e prek
materialin e punës përpara se të ndizet çelësi.
10. Përpara se të përdorni veglën mbi një material
aktual, lëreni të punojë për ca kohë. Bëni
kujdes nga dridhjet ose lëkundjet që mund të
tregojnë se puntoja nuk është vendosur siç
duhet.
11.
Bëni kujdes nga drejtimi i rrotullimit të puntos
së frezës dhe nga drejtimi i shtyrjes.
12. Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
13. Gjithmonë fikeni veglën dhe prisni që puntoja
e frezës të ndalojë plotësisht përpara se ta
hiqni veglën nga materiali i punës.
14. Mos e prekni punton e frezës menjëherë pas
punës; mund të jetë shumë e nxehtë dhe mund
t'ju djegë lëkurën.
15. Mos e lyeni me pakujdesi bazën e veglës me
hollues, benzinë, vaj ose të tjera si këto. Ato
mund të shkaktojnë krisje të bazës së veglës.
16. Përdorni punto freze me diametër të duhur të
bishtit që i përshtatet shpejtësisë së veglës.
17. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
18. Përdorni gjithmonë maskën kundër pluhurit/
respiratorin e duhur për materialin dhe për
aplikacionin me të cilët po punoni.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
1.
Vendoseni veglën në një sipërfaqe të sheshtë.
Lironi vidën që siguron mbështetësin e pajisjes
fiksuese.
► Fig.1: 1. Pajisja fiksuese 2. Vida
2.
Lironi levën e bllokimit dhe ulni trupin e veglës
derisa puntoja e drejtuesit të prekë pak sipërfaqen e
sheshtë. Shtrëngoni levën e bllokimit për të bllokuar
trupin e veglës.
► Fig.2: 1. Leva e bllokimit 2. Vida
3.
Ulni mbështetësen e pajisjes fiksuese derisa të
bjerë në kontakt me bulonin hekzagonal të rregullimit.
Bashkërenditni shigjetën e thellësisë me gradimin "0".
► Fig.3: 1. Treguesi i thellësisë 2. Vida 3. Pajisja
fiksuese 4. Buloni hekzagonal rregullues
5. Bllokuesi i pajisjes fiksuese
4.
Ngrini mbështetësin e pajisjes fiksuese derisa të
përftohet thellësia e dëshiruar e prerjes. Thellësia e
prerjes e treguar në shkallë (1 mm për gradim) me anë
të treguesit të thellësisë. Më pas shtrëngoni vidën për të
siguruar mbështetësin e pajisjes fiksuese.
5.
Thellësia e paracaktuar e prerjes mund të
përftohet duke liruar levën e bllokimit e më pas duke
ulur trupin e veglës derisa mbështetësi i pajisjes
fiksuese të bjerë në kontakt me bulonin hekzagonal të
rregullimit.
17 ALBANIAN
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents