Makita M3601 Instruction Manual page 18

Hide thumbs Also See for M3601:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES:
Meqë prerja e tepërt mund të
shkaktojë mbingarkim të motorit ose vështirësi në
kontrollin e veglës, thellësia e prerjes nuk duhet
të jetë më e madhe se 15 mm (9/16") për çdo
kalim gjatë prerjes së kanaleve me një punto me
diametër 8 mm (5/16").
KUJDES:
Gjatë prerjes së kanaleve me punto
me diametër 20 mm (13/16"), thellësia e prerjes
nuk duhet të jetë më e madhe se 5 mm (3/16") për
çdo kalim.
KUJDES:
Kur dëshironi të prisni kanale
me thellësi më të madhe se 15 mm (9/16") me
punto me diametër 8 mm (5/16") ose më të thella
se 5 mm (3/16") me punto me diametër 20 mm
(13/16"), bëni disa kalime duke shtuar në mënyrë
progresive parametrat e thellësisë së puntos.
Bllokuesi i pajisjes fiksuese
Bllokuesi i pajisjes fiksuese ka tre bulona hekzagonalë
rregullues që ngrihen ose ulen me 0,8 mm (rreth
1/32") për çdo rrotullim. Mund të përftoni me lehtësi
tre thellësi të ndryshme prerjeje duke përdorur
bulonat hekzagonalë rregullues pa rregulluar sërish
mbështetësen e pajisjes fiksuese.
► Fig.4: 1. Treguesi i thellësisë 2. Vida 3. Pajisja
fiksuese 4. Buloni hekzagonal rregullues
5. Bllokuesi i pajisjes fiksuese
1.
Rregulloni bulonin e poshtëm hekzagonal për të
përftuar thellësinë më të madhe të prerjes duke ndjekur
metodën "Rregullimi i thellësisë së prerjes".
2.
Rregulloni dy bulonat e mbetur hekzagonalë për
të përftuar thellësi më të vogla prerjeje. Ndryshimet
në lartësi të këtyre bulonave hekzagonalë janë të
barabarta me ndryshimet e thellësive të prerjes.
3.
Rrotulloni bulonat hekzagonalë për të rregulluar
thellësinë. Bllokuesi i pajisjes fiksuese është gjithashtu
i përshtatshëm për të bërë tre kalime me parametra
më të thellë në mënyrë progresive kur prisni kanale të
thella.
SHËNIM: Kur përdorni një punto që ka gjatësi totale
prej 60 mm (2-3/8") ose më shumë, ose gjatësi të
skajit prej 35 mm (1-3/8") ose më shumë, thellësia e
prerjes nuk mund të rregullohet siç u tha më lart. Për
ta rregulluar veproni si më poshtë:
1.
Lironi levën e bllokimit dhe rregulloni me kujdes
daljen e puntos poshtë bazës së veglës në
thellësinë e dëshiruar të prerjes duke e lëvizur
trupin e veglës lart e poshtë.
2.
Shtrëngoni sërish levën e bllokimit për të
bllokuar trupin e veglës në atë thellësi prerjeje.
Gjatë përdorimit mbajeni trupin e veglës të
bllokuar në këtë pozicion.
Meqë puntoja gjithmonë del pak nga baza e veglës,
bëni kujdes gjatë përdorimit të veglës.
Rregullimi i levës së bllokimit
Pozicioni i bllokimit për levën e bllokimit mund të
rregullohet. Për ta rregulluar hiqni vidën që siguron
levën e bllokimit. Leva e bllokimit do të hiqet. Vendoseni
levën e bllokimit në këndin e dëshiruar. Pas rregullimit
shtrëngoni levën e bllokimit në drejtim orar.
► Fig.5: 1. Leva e bllokimit 2. Vida
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në
korrent, kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza
e çelësit është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
► Fig.6: 1. Këmbëza e çelësit
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Instalimi ose heqja e puntos së
drejtuesit
Futni punton deri në fund në mandrino dhe shtrëngojeni
dadon e mandrinos fort me dy çelësa. Një mandrino 8
mm mund të ofrohet gjithashtu si pajisje standarde (në
varësi të shtetit) përveç mandrinos 6 mm ose 1/4" që
instalohet në vegël që në fabrikë. Përdorni mandrinon
me përmasat e sakta për punton që dëshironi të
përdorni.
► Fig.7
Për ta hequr punton, ndiqni procedurën e anasjellë të
instalimit.
KUJDES:
Instaloni punton e drejtuesit që
të jetë e sigurt. Gjithmonë përdorni çelësin që
ofrohet bashkë me veglën. Një punto drejtuesi e
liruar ose më e shtrënguar se ç'duhet mund të jetë
me rrezik.
KUJDES:
Mos e shtrëngoni mandrinon pa
futur punton. Kjo mund të çojë në prishjen e
mandrinos.
18 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents