Makita UM164D Instruction Manual page 32

Hide thumbs Also See for UM164D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në
Makita deklaron që makineria(të) e mëposhtme:
Emërtimi i makinerisë:
Prerës shkurresh me bateri
Nr. i modelit/ Lloji: UM164D
Specifikimet: shikoni tabelën "SPECIFIKIMET".
Pajtohet me direktivën evropiane të mëposhtme:
2000/14/EC, 2006/42/EC
Ato janë prodhuar konform standardit ose dokumenteve
të standardizuara si vijon:
EN60745
Skedari teknik konform direktivës 2006/42/KE disponohet nga:
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
Procedura për shqyrtimin e konformitetit që kërkohet nga
direktiva 2000/14/KE ishte në përputhje me shtojcën V.
Niveli i matur i fuqisë së zërit: 81,8 dB (A)
Niveli i garantuar i fuqisë së zërit: 84 dB (A)
000331
Yasushi Fukaya
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR
GËRSHËRËT ME BATERI TË
BARIT
PARALAJMËRIM! E RËNDËSISHME LEXONI ME
KUJDES të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet
PARA PËRDORIMIT. Mosndjekja e paralajmërimeve
dhe udhëzimeve mund të rezultojë në goditje elektrike,
zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Udhëzime të përgjithshme
1.
Për të siguruar funksionimin e duhur, përdoruesi
duhet të lexojë manualin e përdorimit që të njihet
me mënyrën e përdorimit të pajisjes. Përdoruesit
jo të mirinformuar vënë në rrezik veten dhe të
tjerët për shkak të përdorimit jo të duhur.
2.
Mos i lejoni kurrë fëmijët, personat me aftësi të
kufizuara ndijore ose mendore, ose që nuk kanë
përvojë dhe njohuri, ose njerëz që nuk janë në
dijeni të këtyre udhëzimeve të përdorin makinën;
rregullat lokale mund të kenë kufizime për
moshën e përdoruesit.
30.9.2015
Drejtor
ENH021-8
3.
Përdoreni pajisjen me kujdes dhe vëmendje maksimale.
4.
Përdoreni pajisjen vetëm nëse jeni në gjendje të mirë
fizike. Kryejini të gjitha punët me qetësi dhe kujdes.
Përdorni logjikën dhe kini parasysh se përdoruesi
është përgjegjës për aksidentet apo rreziqet që mund
t'u kanosen personave të tjerë apo pronës së tyre.
5.
Mos e përdorni kurrë pajisjen nëse ka njerëz
pranë, sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.
6.
Mos e përdorni kurrë pajisjen pas konsumimit të
alkoolit ose të drogave ose nëse ndjeheni të
lodhur apo të sëmurë.
7.
Motori duhet të fiket menjëherë në rast se pajisja
shfaq ndonjë problem ose shenjë anomalie.
8.
Fikeni pajisjen dhe hiqeni kutinë e baterisë kur
pushoni dhe kur e lini pajisjen pa mbikëqyrje dhe
vendoseni në një vend të sigurt për të parandaluar
rrezikun ndaj të tjerëve ose dëmtimin e pajisjes.
9.
Mos ushtroni forcë mbi pajisjen. Ajo e kryen punën
më mirë dhe me më pak gjasa rreziku lëndimi në
shpejtësinë për të cilën është projektuar.
10. Mos u zgjasni për të arritur te vendi i punës.
Mbani në çdo moment mbështetje të duhur të
këmbëve dhe ruani ekuilibrin.
11.
Evitoni përdorimin e makinës në kushte të këqija
moti, sidomos nëse ka rrezik vetëtime,
Pajisje për mbrojtje personale
1.
Vishni rrobat e duhura. Rrobat që vishni duhet të jenë
funksionale dhe të përshtatshme, pra duhet të jenë të
ngjitura pas trupit, por jo aq sa t'ju pengojnë. Mos mbani
bizhuteri ose rroba që mund të ngatërrohen me pajisjen.
Mbani kapele mbrojtëse për të mbledhur flokët e gjatë.
GEB070-4
2.
Mbani mbrojtëse për sytë dhe këpucë të forta
gjatë gjithë kohës së përdorimit të makinerisë.
3.
Vishni gjithmonë këpucë të forta dhe pantallona
të gjata kur përdorni makinerinë,
Siguria elektrike dhe e baterisë
1.
Shmangni mjediset e rrezikshme. Mos e përdorni
pajisjen në vende të lagështa ose të lagura dhe
mos e ekspozoni ndaj shiut. Uji që hyn në pajisje
rrit rrezikun e goditjeve elektrike.
2.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar nga
prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm për
një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik
zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
3.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
4.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni larg nga
objektet e tjera metalike, si kapëset e letrave, monedhat,
çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera metalike të
vogla që mund të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
5.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria;
shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh
kontakt, shpëlani me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt
32

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents