Download Print this page

Makita DLS211 Instruction Manual page 84

Cordless slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for DLS211:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM:
që vegla të jetë fikur dhe bateritë të jenë
hequr përpara se të kryeni inspektimin apo
mirëmbajtjen. Nëse vegla nuk fiket dhe nuk hiqen
bateritë, ndezja aksidentale e veglës mund të
shkaktojë lëndim të rëndë personal.
PARALAJMËRIM:
disku të jetë i mprehtë dhe i pastër për një punë
sa më të mire dhe të sigurt. Përpjekja për të prerë
me disk jo të mprehtë dhe/ose të papastër mund të
shkaktojë zmbrapsje dhe të rezultojë në lëndim të
rëndë personal.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
VINI RE:
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Rregullimi i këndit të prerjes
Vegla është rregulluar dhe pjesët janë bashkërenditur
me kujdes në fabrikë, por përdorimi i pakujdesshëm
mund të dëmtojë bashkërenditjen e pjesëve. Nëse
pjesët e veglës nuk janë bashkërenditur siç duhet,
veproni si më poshtë:
Këndi i prerjes me kënd
Uleni dorezën plotësisht dhe bllokojeni në pozicionin
e ulur me anë të kunjit bllokues. Shtyjeni shasinë drejt
rigës udhëzuese. Lironi dorezën dhe vidat që sigurojnë
treguesin dhe shkallën e këndit të prerjes me kënd.
► Fig.78: 1. Vida në tregues 2. Vidat në shkallën
e këndit të prerjes me kënd 3. Shkalla e
prerjes me kënd
Vendoseni bazën e rrotullimit në pozicionin 0° duke
përdorur funksionin e ndalimit pozitiv. Formoni këndin
e drejtë midis fletës dhe pjesës së përparme të rigës
udhëzuese duke përdorur një vizore trekëndore ose
skuadër. Ndërsa mbani skuadrën, shtrëngoni vidat
në shkallën e këndit të prerjes me kënd. Pas saj,
bashkërenditni treguesit (si djathtas dhe majtas) me
pozicionin 0° në shkallën e këndit të prerjes me kënd
dhe më pas shtrëngoni vidën në tregues.
► Fig.79: 1. Vizorja trekëndore
Këndi i prerjes së pjerrët
Këndi i prerjes së pjerrët 0°
Shtyni shasinë drejt rigës udhëzuese dhe bllokoni
lëvizjen rrëshqitëse me kunjin ndalues. Uleni dorezën
plotësisht dhe bllokojeni në pozicionin e ulur me anë të
kunjit bllokues dhe lironi çelësin rrotullues. Rrotulloni
bulonin rregullues 0° me dy ose tre rrotullime në drejtim
të kundërt të akrepave të orës për të anuar fletën e
sharrës në të djathtë.
► Fig.80: 1. Buloni rregullues 0° 2. Vida
Sigurohuni gjithnjë
Sigurohuni gjithmonë që
Me kujdes puthitni anën e fletës së sharrës me
sipërfaqen e sipërme të bazës së rrotullimit me anë të
një vizoreje trekëndore, skuadër, etj., duke rrotulluar
bulonin rregullues 0° në drejtim të akrepave të orës. Më
pas shtrëngojeni çelësin rrotullues fort për të siguruar
këndin 0° që keni vendosur.
► Fig.81: 1. Vizorja trekëndore 2. Fleta e sharrës
3. Sipërfaqja e sipërme e bazës së
rrotullueshme
Kontrolloni nëse ana e fletës së sharrës formon kënd
të drejtë sërish me sipërfaqen e bazës së rrotullimit.
Lironi vidën në tregues. Bashkërenditni treguesin me
pozicionin 0° në shkallën e këndit me prerje të pjerrët
dhe më pas shtrëngoni vidën.
Këndi i prerjes së pjerrët 45°
Përpara se të rregulloni këndin e prerjes
VINI RE:
së pjerrët 45°, përfundoni rregullimin e këndit të
prerjes së pjerrët 0°.
Lironi çelësin rrotullues dhe anoni plotësisht shasinë
në anën që dëshironi të kontrolloni. Kontrolloni nëse
treguesi tregon pozicionin 45° në shkallën e këndit të
prerjes së pjerrët.
► Fig.82
Nëse treguesi nuk tregon pozicionin 45°,
bashkërenditeni atë me pozicionin 45° duke rrotulluar
bulonin e rrotullimit në anën e kundërt të shkallës së
këndit të prerjes së pjerrët.
► Fig.83: 1. Buloni rregullues majtas 45° 2. Buloni
rregullues djathtas 45°
Rregullimi i rigave të poshtme
Rregulloni rigat e poshtme në bazat e poshtme nëse ato
nuk janë bashkërenditur me rigat drejtuese.
1.
Lironi bulonat që shtrëngojnë rigat e poshtme me
anë të çelësit fiso hekzagonal.
2.
Vendosni një shufër të fortë të drejtë, si p.sh. tub
katror çeliku, rrafsh me rigat udhëzuese.
3.
Ndërkohë që shufra është rrafsh me rigat
udhëzuese, vendosni rigat udhëzuese në mënyrë të tillë
që pjesa e përparme e rigës së poshtme të bëhet rrafsh
me shufrën. Pas kësaj, shtrëngoni bulonat.
► Fig.84: 1. Buloni 2. Riga e poshtme 3. Riga
udhëzuese 4. Shufra e fortë
Rregullimi i pozicionit të vijës së
lazerit
PARALAJMËRIM:
vendosura gjatë kohës së rregullimit të vijës së
lazerit. Tregoni kujdes të veçantë të mos e ndizni
veglën gjatë rregullimit. Ndezja aksidentale e
veglës mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Mos shikoni asnjëherë
KUJDES:
drejtpërdrejtë në rrezen lazer. Ekspozimi i
drejtpërdrejtë i syve ndaj rrezes mund të shkaktojë
dëmtim të rëndë të syve.
84 ALBANIAN
Bateritë duhet të jenë të

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Dls212