Download Print this page

Makita DLS211 Instruction Manual page 65

Cordless slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for DLS211:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
10. Sigurohuni që sharra për prerje me kënd të
jetë e montuar ose e vendosur në një sipërfaqe
të niveluar dhe të palëvizshme përpara
përdorimit. Një sipërfaqe pune e niveluar dhe
e palëvizshme redukton rrezikun që sharra për
prerje me kënd të bëhet e paqëndrueshme.
Planifikojeni punën tuaj. Sa herë që ndryshoni
11.
cilësimin e prerjes së pjerrët ose me kënd,
sigurohuni që riga e rregullueshme të
vendoset saktë për të mbajtur materialin e
punës dhe që nuk do të ndërhyjë me fletën
ose sistemin mbrojtës. Pa e vendosur veglën në
pozicionin "NDEZUR" dhe pa pasur material pune
mbi bankë, lëvizeni fletën e sharrës përmes një
prerjeje të plotë të simuluar për t'u siguruar që nuk
ka ndërhyrje apo rrezik prerjeje të rigës.
12. Siguroni mbështetje të mjaftueshme, si p.sh.
zgjatim banke, këmbalecë druri, etj. për një
material pune që është më i gjerë ose më i
gjatë se pjesa e sipërme e bankës. Materialet
e punës më të gjata ose më të gjera se banka e
sharrës për prerje me kënd mund të përmbysen
nëse nuk mbështeten mirë. Nëse përmbyset copa
e prerë ose materiali i punës, ajo mund të ngrejë
mbrojtësen e poshtme ose mund të hidhet tutje
nga fleta që rrotullohet.
13. Mos përdorni një person tjetër për të
zëvendësuar një shtesë banke ose
si mbështetje shtesë. Mbështetja e
paqëndrueshme për materialin e punës mund
të bëjë që fleta të ngecë ose materiali i punës
të zhvendoset gjatë veprimit të prerjes duke
ju tërhequr juve dhe ndihmësin në fletën që
rrotullohet.
14. Pjesa e prerë nuk duhet në asnjë mënyrë
të ngecet ose të shtypet kundrejt fletës së
sharrës që rrotullohet. Nëse mbyllet, pra duke
përdorur ndalesa në gjatësi, pjesa e prerë mund të
futet si pykë kundrejt fletës dhe të hidhet tutje me
forcë.
15. Gjithmonë përdorni një morsë ose fiksuese
të projektuar për të mbajtur mirë materialet
e rrumbullakëta siç janë shufrat ose tubat.
Shufrat kanë tendencën të mbështillen kur priten,
duke bërë që fleta të "kafshojë" dhe tërheqë
materialin e punës me dorën tuaj te fleta.
16. Lëreni fletën të arrijë shpejtësinë e plotë
përpara se të krijoni kontaktin me materialin
e punës. Kjo do të reduktojë rrezikun e hedhjes
tutje të materialit të punës.
17. Nëse materiali i punës ose fleta ngecin, fikeni
sharrën për prerje me kënd. Prisni që të gjitha
pjesët lëvizëse të ndalojnë dhe shkëputeni
spinën nga burimi i rrymës dhe/ose hiqni
paketën e baterisë. Më pas punoni që të lironi
materialin e ngecur. Vazhdimi i sharrimit me
material pune të ngecur mund të shkaktonte
humbje të kontrollit ose dëmtim të sharrës për
prerje me kënd.
18. Pas përfundimit të prerjes, lironi çelësin,
mbajeni kokën e sharrës poshtë dhe prisni që
fleta e sharrës të ndalojë përpara se të hiqni
pjesën e prerë. Është e rrezikshme zgjatja e
duarve pranë fletës që po ndalon.
19. Mbajeni dorezën mirë kur bëni një prerje të
paplotë ose kur lironi çelësin përpara se koka
e sharrës të jetë plotësisht në pozicionin
poshtë. Veprimi i frenimit të sharrës mund të bëjë
që koka e sharrës të tërhiqet papritur poshtë, duke
shkaktuar rrezik lëndimi.
20. Përdorni vetëm fletë sharre me diametrin
që shënohet në vegël ose që specifikohet
në manual. Përdorimi i një flete me madhësi
jo të duhur mund të ndikojë në mbrojtjen e
përshtatshme të fletës ose në funksionimin e
mbrojtëses, gjë e cila mund të shkaktojë lëndim të
rëndë personal.
21. Përdorni vetëm fletë sharre që kanë të shënuar
një shpejtësi të barasvlershme ose më të
madhe sesa shpejtësia e shënuar mbi vegël.
22. Mos e përdorni sharrën për të prerë materiale
të tjera përveç drurit, aluminit dhe materialeve
të ngjashme.
23. (Vetëm për vendet evropiane)
Gjithmonë përdorni fletën që është konform
me EN847-1.
Udhëzime shtesë
Bëjeni punishten të tillë që të mos futen fëmijë,
1.
duke përdorur kyça.
Mos hipni kurrë mbi vegël. Mund të shkaktohen
2.
lëndime të rënda nëse vegla përmbyset ose nëse
krijohet kontakt pa dashje me veglën prerëse.
Asnjëherë mos e lini veglën në punë të
3.
pamonitoruar. Fikeni rrymën. Mos e lini veglën
derisa ajo të ndalojë plotësisht.
Mos e vini sharrën në punë pa vendosur
4.
mbrojtëset. Kontrolloni mbrojtësen e diskut
për mbyllje të saktë përpara çdo përdorimi.
Mos e përdorni sharrën nëse mbrojtësja e
diskut nuk lëviz lirshëm dhe nuk mbyllet
menjëherë. Asnjëherë mos e mbërtheni ose
lidhni mbrojtësen e diskut në pozicion të
hapur.
Mbajini duart larg rrugës së fletës së sharrës.
5.
Shmangni kontaktin me fletën që po ndalon. Ai
sërish mund të shkaktojë lëndime të rënda.
Për të reduktuar rrezikun e lëndimit, kthejeni
6.
shasinë në pozicionin plotësisht prapa pas
çdo veprimi prerjeje tërthore.
Sigurojini gjithmonë të gjitha pjesët lëvizëse
7.
para se të transportoni veglën.
Kunji ndalues që bllokon pjesën e përparme të
8.
kokës së prerësit shërben vetëm për qëllime
transportimi dhe ruajtjeje dhe jo për prerje.
Përpara përdorimit kontrolloni me kujdes
9.
fletën për krisje ose dëmtime. Zëvendësoni
menjëherë fletën e krisur ose të dëmtuar.
Pluhuri i shpimit dhe palca e drurit të forcuara
në fleta ngadalësojnë sharrën dhe rrisin
mundësinë e zmbrapsjes. Mbani fletën të
pastër, fillimisht duke e hequr atë nga pajisja
dhe pastaj duke e pastruar me pastrues
pluhurash dhe palce druri, ujë ose vajguri. Mos
përdorni asnjëherë benzinë për të pastruar
fletën.
65 ALBANIAN

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Dls212