Makita M2402 Instruction Manual page 22

Portable cut-off
Hide thumbs Also See for M2402:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Lironi dy bulonat hekzagonalë me anë të një çelësi
hekzagonal. Lëvizeni pllakën udhëzuese në këndin
e dëshiruar dhe sigurojeni me bulonat hekzagonalë.
Sigurohuni të mos e lëvizni këndin e vendosur gjatë
sigurimit të bulonave hekzagonalë.
► Fig.7: 1. Pllaka udhëzuese 2. Bulonat hekzagonalë
SHËNIM: Shkalla në pllakën udhëzuese është thjesht
tregues i përafërt. Për kënd më të saktë, përdorni një
raportor ose një vizore trekëndore. Mbajeni dorezën
poshtë në mënyrë që disku prerës të futet në bazë.
Në të njëjtën kohë rregullojeni këndin midis pllakës
udhëzuese dhe diskut prerës me një raportor ose
vizore trekëndore.
Rregullimi i mbrojtëses për
shkëndijat
Mbrojtësja për shkëndijat është vendosur në fabrikë me
anën e poshtme që prek bazën. Përdorimi i veglës në
këtë pozicion shkakton përhapjen e shumë shkëndijave.
Lironi vidën dhe rregullojeni mbrojtësen për shkëndijat
në pozicionin ku përhapen sa më pak shkëndija.
Lloji e mbrojtëses për shkëndijat ndryshon nga njëri
shtet në tjetrin.
► Fig.8: 1. Vida 2. Mbrojtësja për shkëndijat
Pllaka ndaluese
Sipas shtetit
Pllaka ndaluese pengon që disku prerës të kontaktojë
me tavolinën e punës ose dyshemenë. Kur instalohet
një disk i ri prerës, vendoseni pllakën e ndaluesit në
pozicionin (A). Kur disku prerës konsumohet deri në atë
shkallë sa pjesa e poshtme e materialit të punës lihet
e paprerë, vendoseni pllakën e ndaluesit në pozicionin
(B) për të lejuar rritjen e kapacitetit prerës me një disk
të konsumuar.
► Fig.9: 1. Pllaka ndaluese
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Hapja e mbrojtëses së sigurisë
Hapja e mbrojtëses së sigurisë të
llojit me kapak të përparmë
Ngrini mbrojtësen e sigurisë me dorë.
► Fig.10: 1. Mbrojtësja e sigurisë
Hapja e mbrojtëses së sigurisë të
llojit me kapak qendror
Lironi në fillim vidën e mbërthimit, më pas ngrini
mbrojtësen.
► Fig.11: 1. Vida e mbërthimit
Heqja ose instalimi i diskut prerës
KUJDES:
Sigurohuni që ta shtrëngoni mirë
bulonin hekzagonal. Shtrëngimi i pamjaftueshëm
mund të rezultojë në lëndime të rënda. Kur shtrëngoni
bulonin hekzagonal, përdorni çelësin hekzagonal që
jepet me veglën për të siguruar shtrëngimin e duhur.
KUJDES:
Përdoreni gjithmonë vetëm flanxhat
e përshtatshme të jashtme dhe të brendshme që
jepen me veglën.
KUJDES:
Uleni gjithmonë mbrojtësen e
sigurisë pas ndërrimit të diskut.
KUJDES:
Mbani veshur doreza kur punoni me
disqet.
Ngrini mbrojtësen e sigurisë. Rrotulloni bulonin
hekzagonal në drejtim të kundërt të akrepave të orës
duke përdorur një çelës hekzagonal gjatë kohës që
mbani shtypur bllokimin e boshtit. Më pas, hiqni bulonin
hekzagonal, guarnicionin, flanxhën e jashtme dhe
diskun.
► Fig.12: 1. Bllokuesi i boshtit 2. Buloni hekzagonal
► Fig.13: 1. Fllanxha e brendshme 2. Unaza 3. Unaza
hermetike 4. Disku prerës i përforcuar
(disku prerës smerilues) 5. Fllanxha e
jashtme 6. Rondela 7. Buloni hekzagonal
Për të instaluar diskun, ndiqni procedurën e anasjellë të
heqjes. Sigurohuni të fusni diskun prerës në unazë dhe
të ktheni mbrojtësen e sigurisë.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që mos t'ju humbë.
M2402
► Fig.14: 1. Çelësi fiso hekzagonal
M2403
► Fig.15: 1. Çelësi fiso hekzagonal
PËRDORIMI
KUJDES:
Forca e duhur shtytëse e dorezës
gjatë prerjes dhe efikasiteti maksimal i prerjes
mund të përcaktohen nga sasia e shkëndijave që
prodhohen gjatë prerjes. Mos e sforconi prerjen
duke ushtruar forcë të tepërt mbi dorezë. Mund të
shkaktohet efikasitet i reduktuar prerjeje, konsumim i
parakohshëm i diskut, si edhe dëmtim i mundshëm i
veglës, diskut prerës ose materialit.
Mbajeni dorezën fort. Ndizni veglën dhe prisni derisa
disku prerës të marrë shpejtësi të plotë përpara se ta
ulni ngadalë për prerjen. Pasi disku prerës të prekë
materialin, shtyni gradualisht dorezën për të kryer
prerjen. Pas përfundimit të prerjes, fikni veglën dhe
prisni derisa disku prerës të ketë ndaluar plotësisht
përpara se ta ktheni dorezën në pozicion plotësisht të
ngritur.
22 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

M2403

Table of Contents