Makita M2402 Instruction Manual page 20

Portable cut-off
Hide thumbs Also See for M2402:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
10. Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës duhet
të mbajë veshur mjetet mbrojtëse personale.
Copëzat e materialit të punës ose të një disku të
thyer mund të fluturojnë larg dhe të shkaktojnë
dëmtime përtej zonës ku punohet.
11.
Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues.
Nëse humbisni kontrollin, kordoni mund të pritet
ose të ngatërrohet dhe dora ose krahu juaj mund
të shkojnë drejt diskut rrotullues.
12. Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes së veglës
elektrike. Ventilatori i motorit mund ta tërheqë
pluhurin brenda folesë dhe akumulimi i tepërt i
pluhurit të metalit mund të shkaktojë rreziqe elektrike.
13. Mos e përdorni veglën elektrike pranë
materialeve të ndezshme. Mos e përdorni
veglën elektrike ndërsa e vendosni në një
sipërfaqe të ndezshme siç është druri.
Shkëndijat mund t'i ndezin këto materiale.
14. Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm. Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë
të lëngshëm mund të rezultojnë në goditje ose në
goditje elektrike.
Kundërveprimi dhe paralajmërimet lidhur me të
Zmbrapsja është një reagim i shpejtë që ndodh kur
disku rrotullues bllokohet ose ngec. Bllokimi ose
ngecja shkaktojnë ndalesë të menjëhershme të diskut
rrotullues, i cili si pasojë bën që njësia prerëse e
pakontrolluar të shtyhet lart në drejtimin të operatorit.
Për shembull, nëse disku abrazive ngec ose bllokohet
nga materiali i punës, tehu i diskut që hyn në vendin e
bllokimit mund të godasë sipërfaqen e materialit duke
shkaktuar daljen ose kërcimin e diskut nga vendi.
Disqet abrazive mund të thyhen në të tilla kushte.
Kundërveprimi është rezultat i keqpërdorimit të veglës
elektrike dhe/ose procedurave ose kushteve të pasakta
të përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat
e mëposhtme parandaluese.
1.
Mbajeni veglën elektrike fort dhe vendosni
trupin dhe krahun në mënyrë që të pengoni
forcat kundërvepruese. Përdoruesi mund të
kontrollojë forcat kundërvepruese me drejtim lart,
nëse merren masa parandaluese.
2.
Mos e mbani trupin në një vijë me diskun
prerës. Nëse ndodh goditje kundërvepruese, ajo
do ta shtyjë njësinë prerëse lart drejt operatorit.
Mos montoni zinxhir sharre, disk për prerjen
3.
e druve, disk të segmentuar diamanti me
hapësirë anësore më të madhe se 10 mm ose
teh sharre të dhëmbëzuar. Disqe të tilla krijojnë
kundërveprime të shpeshta dhe humbje të kontrollit.
Mos e "bllokoni" diskun ose mos aplikoni
4.
presion të tepërt mbi të. Mos provoni të kryeni
prerje të thella. Ushtrimi i forcës së tepërt mbi disk
rrit ngarkesën dhe ndjeshmërinë ndaj përdredhjeve
ose kapjes së diskut gjatë prerjes dhe mundësinë e
kundërveprimit ose të thyerjes së diskut.
Kur disku kapet ose kur ndërprisni prerjen për
5.
çdo lloj arsyeje, fikeni veglën elektrike dhe
mbajeni njësinë prerëse pa lëvizur derisa disku
të ndalojë plotësisht. Mos provoni asnjëherë ta
tërhiqni diskun nga procesi i prerjes kur disku
është duke lëvizur, përndryshe mund të ndodhë
kundërveprim. Hetoni dhe ndërmerrni veprime
korrigjuese për të eliminuar ngecjen e diskut.
6.
Mos e rifilloni procesin e prerjes në materialin e
punës. Lejoni diskun të arrijë shpejtësinë maksimale
dhe futeni sërish me kujdes te vendi i prerjes. Disku
mund të kapet, të shkojë lart ose të kundërveprojë nëse
vegla elektrike rindizet brenda materialit të punës.
7.
Mbështetni çdo material pune të madh për
të minimizuar rrezikun e bllokimit dhe të
kundërveprimit të diskut. Materialet e mëdha të
punës kanë tendencë të përkulen nga pesha e tyre.
Mbështetëset duhet të vendosen poshtë materialit
të punës pranë vijës së prerjes dhe buzës së
materialit të punës nga të dyja anët e diskut.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
Gjatë punës, bëni kujdes nga shkëndijat që
1.
përhapen. Ato mund të shkaktojnë lëndim ose
mund të ndezin materiale të djegshme.
2.
Siguroni materialin e punës. Përdorni kapëse
ose një mandrino shtrënguese për të mbajtur
materialin e punës kur kjo është praktike.
Është më e sigurt sesa të përdorni dorën dhe i
liron të dyja duart për të përdorur veglën.
3.
Siguroni me kujdes diskun prerës.
4.
Bëni kujdes që të mos dëmtoni boshtin, flanxhat
(veçanërisht sipërfaqen e vendosjes) ose
bulonin, përndryshe disku prerës mund të thyhet.
5.
Mbajini mbrojtëset të vendosura dhe në gjendje pune.
6.
Mbajeni dorezën fort.
7.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
8.
Sigurohuni që disku prerës të mos e prekë
materialin e punës përpara se të ndizet çelësi.
9.
Përpara secilit përdorim, tregoni kujdes për
lëkundje ose dridhje të tepërta që mund të
shkaktohen nga instalimi i pasaktë ose nga
disku i paekuilibruar mirë.
10. Hiqini nga zona materialet ose mbetjet që
mund të ndizen nga shkëndijat. Sigurohuni
që personat e tjerë të mos qëndrojnë pranë
shkëndijave. Mbani në dispozicion një fikës
zjarri të përshtatshëm dhe të mbushur.
Nëse disku prerës ndalon gjatë punës, nëse
11.
bën një zhurmë të çuditshme ose fillon të
dridhet, fikeni veglën menjëherë.
12. Fikeni gjithmonë dhe prisni derisa disku
prerës të ndalojë plotësisht përpara se të hiqni
ose të siguroni materialin e punës, të punoni
me morsën, të ndryshoni pozicionin ose
këndin e punës ose të ndërroni diskun prerës.
13. Mos e prekni materialin menjëherë pas punës; ai
është shumë i nxehtë dhe mund t'ju djegë lëkurën.
14. Ruajini disqet vetëm në vende të thata.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
INSTALIMI
PARALAJMËRIM:
shkëndija gjatë prerjes së materialit të punës.
Mos e instaloni këtë vegël në vende ku mund të
ndizen lëndë të djegshme dhe/ose shpërthyese
nga vegla. Gjithashtu sigurohuni që të mos ketë
materiale të tilla pranë veglës përpara punës.
20 SHQIP
Kjo vegël prodhon

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

M2403

Table of Contents