Makita M2402 Instruction Manual page 21

Portable cut-off
Hide thumbs Also See for M2402:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Sigurimi i bazës
Vegla duhet të mbërthehet me dy bulona në një
sipërfaqe të niveluar dhe të qëndrueshme, duke
përdorur vrimat e bulonave që gjenden në bazën e
veglës. Kjo parandalon përmbysjen dhe lëndimin e
mundshëm personal.
► Fig.1: 1. Vrimat e bulonave 2. Baza
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet.
Zhbllokimi/bllokimi i kokës së
veglës
Koka e veglës mund të bllokohet.
Kur e përdorni, hiqeni zinxhirin e bllokimit nga grepi.
Kur nuk është në përdorim ose gjatë transportimit,
gjithmonë vendoseni zinxhirin e bllokimit te grepi.
M2402
► Fig.2: 1. Grepi 2. Zinxhiri i bllokimit
M2403
► Fig.3: 1. Grepi 2. Zinxhiri i bllokimit
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
veglën në korrent, kontrolloni gjithmonë nëse
këmbëza e çelësit është në pozicionin e duhur
dhe nëse kthehet në pozicionin "FIKUR" kur
lëshohet.
M2402
► Fig.4: 1. Butoni i bllokimit/zhbllokimit 2. Këmbëza
e çelësit
M2403
► Fig.5: 1. Butoni i bllokimit/zhbllokimit 2. Këmbëza
e çelësit
Për veglat me buton bllokimi
KUJDES:
Çelësi mund të bllokohet në
pozicionin "NDEZUR" për lehtësi të përdoruesit
gjatë përdorimit të zgjatur. Bëni kujdes kur
bllokoni veglën në pozicionin "NDEZUR" dhe
shtrëngojeni mirë veglën.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur. Për
punë të vazhdueshme, tërhiqni këmbëzën e çelësit dhe
shtyni brenda butonin e bllokimit dhe më pas lëshoni
këmbëzën e çelësit. Për ta hequr veglën nga pozicioni
i bllokimit, tërhiqni plotësisht këmbëzën dhe pastaj
lëshojeni.
Përpara se ta vendosni
Për veglat me buton zhbllokimi
PARALAJMËRIM:
forcë butonin e zhbllokimit duke e goditur ose
në ndonjë mënyrë tjetër. Një çelës me një buton
zhbllokimi të sforcuar mund të çojë në ndezje të
paqëllimshme dhe lëndime personale të rënda.
PARALAJMËRIM:
përdorni veglën nëse ndizet kur thjesht tërhiqni
këmbëzën e çelësit, pa shtypur butonin e bllokimit.
Një çelës që ka nevojë të riparohet mund të çojë në
ndezje të paqëllimshme dhe lëndime personale të rënda.
Çojeni veglën në qendrën e shërbimit të Makita-s për
riparimet e duhura PËRPARA përdorimit të mëtejshëm.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës së çelësit,
vegla është pajisur me një buton zhbllokimi. Për ta ndezur
veglën shtypni brenda butonin e zhbllokimit dhe tërhiqni
këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
VINI RE:
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit
pa shtypur butonin e zhbllokimit. Kjo mund të
shkaktojë thyerjen e çelësit.
Intervali midis morsës dhe pllakës udhëzuese
KUJDES:
Pas rregullimit të intervalit mes
morsës dhe pllakës udhëzuese, sigurohuni që
pllaka udhëzuese të jetë e siguruar mirë. Rregullimi i
pamjaftueshëm mund të rezultojë në lëndime personale.
KUJDES:
Mbani mend që materialet e ngushta
mund të mos fiksohen në mënyrë të sigurt gjatë
përdorimit të dy cilësimeve më të gjera të intervaleve.
Disponohen parametrat e mëposhtëm të intervalit të morsës:
0 - 170 mm (0" - 6-11/16") (parametri origjinal)
35 - 205 mm (1-3/8" - 8-1/16")
70 - 240 mm (2-3/4" - 9-7/16")
Nëse për punën nevojitet parametër i ndryshëm,
veproni si më poshtë për ta ndryshuar atë.
Hiqni dy bulonat hekzagonalë me anë të një çelësi
hekzagonal. Lëvizeni pllakën udhëzuese në pozicionin
e dëshiruar dhe sigurojeni me bulonat hekzagonalë.
► Fig.6: 1. Çelësi hekzagonal 2. Pllaka udhëzuese
3. Bulonat hekzagonalë
Rregullimi i këndit të prerjes
KUJDES:
Pas rregullimit të këndit të pllakës
udhëzuese, sigurohuni që pllaka udhëzuese të
jetë e siguruar mirë. Rregullimi i pamjaftueshëm
mund të rezultojë në lëndime personale.
KUJDES:
Kur kryeni prerje me kënd të
drejtë me veglën me pllakë ndaluese, vendoseni
gjithmonë pllakën udhëzuese në pozicionin 0 -
170 mm (0" - 6-11/16"). Vendosja në pozicionin 35
- 205 mm (1-3/8" - 8-1/16") ose 70 - 240 mm (2-3/4"
- 9-7/16") pengon lëvizjen e pllakës ndaluese, që
rezulton në dështim në prerje.
KUJDES:
Mos e përdorni veglën kur materiali
nuk është i siguruar mirë me morsën për shkak të
këndit të prerjes.
21 SHQIP
Mos e shtyni KURRË me
ASNJËHERË mos e

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

M2403

Table of Contents