Makita DDF483 Instruction Manual page 20

Hide thumbs Also See for DDF483:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi ose heqja e majës së
kaçavidës / majës së çelësit
Për modelin DDF083 (aksesori opsional)
► Fig.10
Përdorni vetëm maja kaçavide/çelësi që kanë pjesën që
mund të futet siç tregohet në figurë. Mos përdorni asnjë
majë tjetër kaçavide/çelësi.
Për vegël me vrimë të cekët të majës së kaçavidës
A=12 mm
B=9 mm
Për vegël me vrimë të thellë të majës së kaçavidës
A=17mm
B=14mm
A=12 mm
B=9 mm
1.
Për ta instaluar majën e kaçavidës, tërhiqni
bokullën në drejtimin e shigjetës dhe fusni majën
në bokull deri në fund.
Më pas lëshojeni bokullën për ta siguruar majën.
► Fig.11: 1. Maja e kaçavidës 2. Bokulla
2.
Për ta instaluar majën e kaçavidës, tërhiqni
bokullën në drejtimin e shigjetës dhe fusni
përshtatësin e majës dhe majën e kaçavidës në
bokull deri në fund. Maja e kaçavidës duhet të
futet në bokull me fundin me majë nga brenda.
Më pas lëshoni bokullën për të siguruar majën e
kaçavidës.
► Fig.12: 1. Maja e kaçavidës 2. Përshtatësi i puntos
3. Bokulla
Për ta hequr majën e kaçavidës, tërhiqni bokullën në
drejtim të shigjetës dhe tërhiqeni majën e kaçavidës
jashtë.
SHËNIM: Nëse maja e kaçavidës nuk futet aq
thellë sa duhet në bokull, ajo nuk do të kthehet në
pozicionin fillestar dhe maja e kaçavidës nuk do të
jetë e sigurt. Në këtë rast, përpiquni të fusni sërish
majën sipas udhëzimeve të mësipërme.
SHËNIM: Pas instalimit të majës së kaçavidës,
sigurohuni që ajo është siguruar fort. Nëse ajo del,
mos e përdorni për së dyti.
Vendosja e grepit
► Fig.13: 1. Ulluku 2. Grepi 3. Vida
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Grepi
mund të montohet në cilëndo anë të veglës. Për të
instaluar grepin, futeni në një kanal në folenë e veglës
në njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me një vidë.
Për ta hequr, lirojeni vidën dhe më pas nxirreni.
Përdorni vetëm këto lloj
majash kaçavide. Ndiqni
procedurën 1. (Shënim)
Pjesa e majës nuk është e
nevojshme.
Për të instaluar këto lloj
majash kaçavide, ndiqni
procedurën 1.
Për të instaluar këto lloje
majash kaçavide, ndiqni
procedurën 2. (Shënim) Pjesa
e majës është e nevojshme
për instalimin e majës.
Vendosja e mbajtëses së majës së
kaçavidës
Aksesorë opsionalë
► Fig.14: 1. Mbajtësi i majës së kaçavidës 2. Maja e
kaçavidës
Puthiteni mbajtësen e majës së kaçavidës te pjesa e
dalë në bazamentin e veglës në anën e djathtë ose të
majtë dhe fiksojeni me një vidë.
Nëse nuk e përdorni majën e kaçavidës, mbajeni atë në
mbajtëset e majës së kaçavidës. Aty mund të mbahen
maja 45 mm të gjata.
PËRDORIMI
KUJDES:
Futeni gjithmonë deri në fund
kutinë e baterisë derisa të bllokohet në vend.
Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të
butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht. Futeni
plotësisht derisa treguesi i kuq të mos shihet. Në të
kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Kur shpejtësia ulet shumë, ulni
ngarkesën ose ndaloni veglën për të shmangur
dëmtimin e saj.
Mbajeni veglën fort me njërën dorë te doreza dhe me
dorën tjetër në pjesën e poshtme të kutisë së baterisë
për të kontrolluar veprimin e përdredhjes.
► Fig.15
Funksionimi i vidhosjes
KUJDES:
Rregulloni unazën rregulluese në
nivelin e duhur të rrotullimit për punën tuaj.
KUJDES:
Sigurohuni që puntoja futet drejt në
kokën e vidës ose vida dhe/ose maja e kaçavidës
mund të dëmtohet.
Vendosni majën e puntos së vidhosjes në kokën e vidës
dhe ushtroni presion në vegël. Ndizni veglën ngadalë
dhe më pas rrisni gradualisht shpejtësinë. Lëshoni
çelësin sapo shtrëngimi të aktivizohet.
SHËNIM: Kur vidhosni vida druri, shponi paraprakisht
një vrimë pilot me diametër sa 2/3 e diametrit të vidës.
Kjo e bën vidhosjen më të lehtë dhe parandalon
çarjen e materialit të punës.
Funksionimi i shpimit
Së pari ktheni unazën e rregullimit në mënyrë që
shigjeta në trupin e veglës të tregojë drejt shenjës
Më pas procedoni si më poshtë.
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq majën e
puntos në objekt.
20 ALBANIAN
.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ddf083

Table of Contents