Makita DFJ210 Instruction Manual page 24

Cordless fan jacket/cordless fan vest
Hide thumbs Also See for DFJ210:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
INSTALIMI
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë pajisjen përpara
se të instaloni ose të hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort mbajtësin e baterisë
dhe kutinë e baterisë kur montoni ose hiqni
kutinë e baterisë. Mosmbajtja fort e mbajtësit të
baterisë dhe e kutisë së baterisë mund të bëjë që
t'ju rrëshqasin nga duart dhe të shkaktojë dëmtim të
mbajtësit të baterisë dhe të kutisë së baterisë dhe/
ose lëndim personal.
► Fig.4: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
4. Mbajtësi i baterisë (aksesor opsional)
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund kutinë e
baterisë, derisa të bllokohet në vend me një kërcitje të
vogël. Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme
të butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht.
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga
mbajtësi i baterisë ndërsa shtypni butonin në pjesën e
përparme të kutisë së baterisë.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht
kutinë e baterisë derisa treguesi i kuq të mos
duket. Në të kundërt, kutia e baterisë mund të bjerë
aksidentalisht nga mbajtësi i baterisë duke ju lënduar
juve ose personat përreth jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia e baterisë nuk hyn lehtë, nuk po
e futni siç duhet.
Vendosja e mbajtësit të baterisë
Mund ta varni mbajtësin e baterisë në rripin e mesit.
Për të parandaluar që mbajtësi i baterisë të bjerë pa
dashje, lidhni një rrip duke përdorur vrimën e rripit dhe
sigurojeni atë.
► Fig.5: 1. Vrima e rripit
Për mbajtësin e baterisë 18 V dhe 14,4 V
Mbajtësi i baterisë ka një funksion kundër rënies. Kur hiqni
mbajtësin e baterisë nga rripi, tërhiqeni lart mbajtësin e
baterisë ndërsa shtypni butonin e zhbllokimit.
► Fig.6: 1. Butoni i zhbllokimit
Instalimi ose heqja e njësisë së
ventilatorit
1.
(Vetëm për DFJ212 / DFJ213 / DFJ214 / DFV210)
Hapni zinxhirin përpara se të instaloni ose të hiqni
njësinë e ventilatorit.
► Fig.7
2.
Rrotullojeni unazën në drejtim të kundërt të
akrepave të orës ndërsa ngrini grepin në të. Hiqeni
unazën kur shenja në unazë bashkërenditet me të
çarën në njësinë e ventilatorit.
► Fig.8: 1. Njësia e ventilatorit 2. Unaza 3. Grepi 4. E
çara 5. Shenja
3.
Kalojeni kokën e njësisë së ventilatorit në vrimën
në xhaketë. Vendoseni unazën në njësinë e ventilatorit
dhe rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës derisa
shenja në unazë të bashkërenditet me shenjën më larg
nga e çara.
► Fig.9: 1. Shenja 2. Unaza 3. Njësia e ventilatorit
4.
Kalojeni shiritin përmes vrimës në njësinë e
ventilatorit dhe shtrëngoni butonin e mbylljes.
► Fig.10: 1. Shiriti
5.
Vendosni njësinë tjetër të ventilatorit në xhaketë
në të njëjtën mënyrë.
6.
Lidhni kabllon e energjisë me njësitë e ventilatorit.
Mbështeteni kabllon duke përdorur mbajtësin e kabllos.
Për modelin DFJ210 / DFJ211 / DFJ310 / DFJ311 /
DFJ410 / DFJ411
► Fig.11: 1. Kablloja e energjisë 2. Mbajtësi i kabllos
Për modelin DFJ212 / DFJ213 / DFJ214 / DFV210
► Fig.12: 1. Kablloja e energjisë 2. Vrima 3. Mbajtësi
i kabllos
7.
(Vetëm për DFJ212 / DFJ213 / DFJ214 / DFV210)
Mbyllni zinxhirin pasi të instaloni ose të hiqni njësinë e
ventilatorit.
8.
Lidheni fundin tjetër të kabllos së energjisë me
mbajtësin e baterisë.
► Fig.13: 1. Mbajtësi i baterisë
KUJDES:
Gjithmonë përdorni shiritin dhe
butonin e mbylljes për të siguruar njësinë e
ventilatorit te xhaketa. Nëse njësia e ventilatorit
bie, ajo mund të shkaktojë lëndim, ose mund t'i
shkaktohet dëmtim njësisë së ventilatorit.
Kur e hiqni, ndiqni procedurën e anasjelltë të instalimit.
Vendosja e setit të filtrave
Aksesorë opsionalë
Seti i filtrave mbron njësinë e ventilatorit nga pluhuri dhe
grimcat e vogla. Rekomandojmë që ta përdorni setin e
filtrave në një vend pune me pluhur ose grimca të vogla.
Futeni aksesorin e filtrit mes xhaketës dhe njësisë së
ventilatorit siç tregohet në figurë.
► Fig.14: 1. Unaza 2. Vrima në xhaketë 3. Aksesori i
filtrit 4. Njësia e ventilatorit 5. Filtri
Kur shtrëngoni unazën, ndalojeni te shenja pranë të
çarës në njësinë e ventilatorit. Pasi vendosni njësitë e
ventilatorit, mbulojini aksesorët e filtrit me filtra.
► Fig.15: 1. Shenja 2. E çara
VINI RE:
Sigurohuni që filtri të mbulojë
plotësisht akesorin e filtrit. Për mbrojtje më të
mirë kundër pluhurit dhe grimcave të vogla, futeni
fundin e filtrit mes xhaketës dhe aksesorit të filtrit.
24 ALBANIAN

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents