Përdorimi I Synuar - Makita DFJ210 Instruction Manual

Cordless fan jacket/cordless fan vest
Hide thumbs Also See for DFJ210:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Simbolet
Disa prej simboleve të mëposhtme përdoren për
produktin. Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre
përpara përdorimit.
Lexoni manualin e përdorimit.
Të lahet në lavatriçe me temperaturë nën
30 °C me një cikël delikat.
Të lahet në lavatriçe me temperaturë nën
40°C me një cikël delikat.
Të lahet në lavatriçe shtëpiake ose
komerciale me cikël delikat.
Mos përdorni zbardhues.
Të thahet e varur në hije.
Mos e shtrydhni.
Të hekuroset në temperatura të ulëta (pa
tejkaluar 110 °C).
Të hekuroset në temperatura mesatare (pa
tejkaluar 150 °C).
Mos e hekurosni.
Mos përdorni pastrim kimik.
Mos e thani me tharëse rrobash.
Vetëm për vendet e BE-së
Ni-MH
Li-ion
Mos i hidhni pajisjet elektrike ose paketën
e baterisë së bashku me mbeturinat e
shtëpisë! Në përputhje me Direktivën
Evropiane për mbetjet nga pajisjet
elektrike dhe elektronike, për bateritë dhe
akumulatorët dhe mbetjet nga bateritë dhe
akumulatorët dhe implementimin e tyre
në përputhje me legjislacionin kombëtar,
pajisjet elektrike, bateritë dhe paketën(at)
e baterisë që kanë arritur fundin e
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen
veçmas dhe të dorëzohen në një objekt
riciklimi që nuk dëmton mjedisin.
Përdorimi i synuar
Xhaketa me ventilator është prodhuar për ftohjen e
temperaturës së trupit tuaj.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve
mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose
lëndim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
1.
Asnjëherë mos e përdorni xhaketën me
ventilator kur temperatura arrin më shumë
se 50 °C (122 °F). Gjithashtu, shmangni
përdorimin në nivele të larta lagështire. Nëse
veproni kështu mund të shkaktohen djegie.
Mos e vishni xhaketën mbi lëkurë të zhveshur.
2.
3.
Mos e përdorni xhaketën kur jeni nën ndikimin
e drogave, alkoolit ose ilaçeve.
4.
Mos flini duke mbajtur veshur xhaketën me
ventilator. Rënia e shpejtë e temperaturës së
trupit mund të dëmtojë shëndetin tuaj.
5.
Fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, ose
personat me mungesë ndjeshmërie ndaj
temperaturës, për shembull, personat me
qarkullim të dobët të gjakut, nuk duhet ta
përdorin xhaketën.
6.
Kjo pajisje nuk është prodhuar për përdorim
mjekësor në spitale.
7.
Mos e përdorni xhaketën përveç qëllimit për të
cilin është prodhuar.
8.
Nëse ndieni diçka të pazakontë, fikeni
xhaketën dhe hiqni menjëherë mbajtësin e
baterisë.
9.
Nëse gjendet ndonjë anomali, kontaktoni me
qendrën lokale të shërbimit për riparim.
10. Mos e shkelni, hidhni apo ndryshe mos e
keqpërdorni xhaketën me ventilator.
11.
Mos fusni gishtin apo objekte të huaja në
njësinë e ventilatorit.
12. Mos fryni drejt ventilatorit ajër të ngjeshur.
Mos fusni shkopinj të vegjël në njësinë e
ventilatorit. Duke vepruar kështu mund të
dëmtoni ventilatorin dhe motorin.
13. Mos e ndizni xhaketën me ventilator nëse nuk
e keni të veshur.
14. Mos e përdorni xhaketën me ventilator në
vende ku mund të shkaktohen zjarr ose
shkëndija. Njësia e ventilatorit mund të marrë
flakë ose të krijojë shkëndija dhe të shkaktojë zjarr
ose djegie.
15. Zgjidhni një shpejtësi të përshtatshme
ventilatori në përputhje me mjedisin e
përdorimit për përdorim të vazhdueshëm.
16. Mos mbani veshje tjetër mbi xhaketën me
ventilator.
17. Mbajeni pllakëzën udhëzuese në njësinë e
ventilatorit. Nëse ajo bëhet e palexueshme
ose mungon, kontaktoni me qendrën lokale të
shërbimit për riparim.
21 ALBANIAN
Lexoni të gjitha

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents