Siguria Elektrike - Makita DFJ210 Instruction Manual

Cordless fan jacket/cordless fan vest
Hide thumbs Also See for DFJ210:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
18. Përpara se ta lani, shkëputeni njësinë e
ventilatorit dhe mbajtësin e baterisë, hiqni
kutinë e baterisë. Lani vetëm pjesën e
xhaketës.
19. Mos e lini xhaketën me ventilator në një vend
ku i nënshtrohet nxehtësisë së lartë, si p.sh. në
një makinë të parkuar nën diell. Duke vepruar
kështu, pjesët plastike mund të shkrihen dhe të
dëmtohen.
20. Për magazinim afatgjatë, hiqeni mbajtësin e
baterisë dhe kutinë e baterisë nga xhaketa,
si dhe hiqni kutinë e baterisë nga mbajtësi i
baterisë.
21. Gjatë magazinimit, mbajeni xhaketën me
ventilator, njësitë e ventilatorit, mbajtësin e
baterisë dhe kutinë e baterisë në një vend ku
nuk arrihet nga fëmijët.

Siguria elektrike

Mos e ekspozoni xhaketën në shi ose në
1.
kushte me lagështirë. Mbajini ujin larg pjesëve
elektrike. Uji që hyn në xhaketë mund të rrisë
rrezikun e goditjeve elektrike.
2.
Mos e prekni kordonin dhe baterinë me duar të
lagura ose me yndyrë.
Mos e përdorni xhaketën me ventilator kur
3.
kordoni ose spina është e dëmtuar.
4.
Mos e keqpërdorni kordonin. Mos e përdorni
kordonin për ta transportuar, për ta tërhequr
ose për ta hequr xhaketën nga priza. Mbajeni
kordonin larg nxehtësisë, vajit dhe anëve të
mprehta.
Mos lini kordonë të shkëputur kur furnizohet
5.
energji nga bateria. Fëmijët e vegjël mund ta
fusin në gojë spinën me energji dhe mund të
shkaktohen lëndime.
6.
Mos e përdorni kordonin e dhënë me pajisje të
tjera ndryshe nga njësia e ventilatorit.
Mos fusni gozhdë, tela ose artikuj të tjerë
7.
në portën USB të furnizimit me energji.
Duke vepruar kështu mund të shkaktohet qark i
shkurtër, i cili mund të shkaktojë tym ose zjarr.
8.
Mos e lidhni burimin e energjisë me portën
USB. Porta USB përdoret vetëm për karikimin
e pajisjeve me tension të ulët. Gjithmonë
vendoseni kapakun mbi portën USB kur nuk
po karikoni një pajisje me tension të ulët.
Ndryshe, ekziston rreziku i zjarrit.
9.
Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Karikuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund
të shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një
paketë tjetër baterie.
10. Përdoreni vetëm me bateri të prodhuara
posaçërisht. Përdorimi i baterive të tjera mund
të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
11.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera metalike të vogla që mund
të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
12. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
13. Mos e përdorni një kuti baterie ose
njësinë e ventilatorit që është e dëmtuar
ose e modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose
të modifikuara mund të shfaqin sjellje të
paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
14. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose
njësinë e ventilatorit në zjarr ose ndaj
temperaturave ekstreme. Ekspozimi ndaj zjarrit
ose temperaturave mbi 130 °C mund të shkaktojë
shpërthim.
15. Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe
mos e karikoni kutinë e baterisë ose njësinë
e ventilatorit jashtë kufijve të temperaturës të
specifikuar te udhëzimet. Karikimi i pasaktë ose
në temperatura jashtë kufijve të specifikuar mund
të dëmtojë baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
4.
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë:
Mos i prekni terminalet me materiale
(1)
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë
6.
në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50 °C.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
7.
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë
në zjarr.
8.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
9.
22 ALBANIAN

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents