Makita UR016G Instruction Manual page 46

Cordless grass trimmer
Hide thumbs Also See for UR016G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
13. Nëse ndërmjet pajisjes prerëse dhe mbrojtëses
ngecin bar ose degë, fikni gjithmonë veglën
dhe hiqni kutinë e baterisë përpara se ta
pastroni. Përndryshe pajisja prerëse mund të
rrotullohet në mënyrë të paqëllimshme dhe të
shkaktojë lëndim të rëndë.
14. Mos i prekni kurrë pjesët e rrezikshme
lëvizëse përpara se këto pjesë të kenë ndaluar
plotësisht dhe kutia e baterisë të jetë hequr.
15. Nëse pajisja prerëse godet gurë ose objekte të
tjera të forta, fikni menjëherë veglën. Më pas
hiqni kutinë e baterisë dhe inspektoni pajisjen
prerëse.
16. Kontrolloni shpesh pajisjen prerëse gjatë
përdorimit për krisje ose dëmtime. Përpara
inspektimit, hiqni kutinë e baterisë dhe
prisni derisa pajisja prerëse të ketë ndaluar
plotësisht. Zëvendësoni menjëherë pajisjen
prerëse të dëmtuar, qoftë edhe kur ka vetëm
krisje sipërfaqësore.
17. Mos prisni asnjëherë mbi lartësinë e belit.
18. Përpara se të nisni prerje, prisni derisa pajisja
prerëse të arrijë një shpejtësi të qëndrueshme
pas ndezjes së veglës.
19. Kur përdorni disk prerës, rrotulloni veglën në
mënyrë të njëtrajtshme në formë gjysmërrethi
nga e djathta në të majtë, sikur po përdorni një
kosë.
20. Mbajeni veglën vetëm nga dorezat në
sipërfaqet e izoluara, sepse fleta e prerësit
mund të prekë tela të fshehura. Nëse fletët e
prerësit prekin një tel me rrymë, atëherë pjesët
metalike të veglës elektrike mund të elektrizohen
dhe mund të shkaktojnë goditje elektrike te
punëtori.
21. Mos e ndizni veglën kur vegla prerëse ka
ngecur në barin e prerë.
22. Përpara se të ndizni veglën, sigurohuni
që vegla prerëse nuk ka prekur tokën dhe
pengesa të tjera, si p.sh. një pemë.
23. Gjatë përdorimit, mbajeni veglën gjithmonë me
të dyja duart. Mos e mbani kurrë veglën vetëm
me një dorë gjatë përdorimit.
24. Mos e përdorni veglën kur ka mot të keq ose
kur ka rrezik rrufesh.
25. Kur e përdorni veglën në tokë me baltë,
pjerrësi të lagur, ose vend të lagur, kushtojini
kujdes vendosjes së këmbëve.
26. Shmangni punën në mjedise të
papërshtatshme ku përdoruesi mund të lodhet
së tepërmi.
27. Mos e përdorni veglën në mot të keq ku
shikueshmëria është e kufizuar. Nëse nuk
veproni kështu mund të shkaktohet rrëzim ose
funksionim i pasaktë për shkak të shikueshmërisë
së ulët.
28. Mos e zhytni veglën në pellgje.
29. Mos e lini veglën të pamonitoruar përjashta në
shi.
30. Kur në grykën e thithjes (dritarja e ajrosjes)
ngjiten gjethe ose papastërti për shkak të
shiut, hiqini ato.
31. Mos e përdorni veglën në borë.
Veglat prerëse
Mos përdorni vegël prerëse të parekomanduar
1.
nga ne.
Përdorni pajisje të përshtatshme prerëse për
2.
punën që po kryeni.
Kokat prerëse prej najloni (kokat e
prerësit me fije) dhe disqet plastike janë
të përshtatshme për prerjen e barit të
lëndinave.
Disqet prerëse janë të përshtatshme për
prerjen e barërave të këqija, barit të gjatë,
shkurreve, gëmushave, pemëve të vogla,
korijeve dhe të ngjashme.
Mos përdorni kurrë disqe të tjera, përfshirë
zinxhirë rrotullues me shumë pjesë dhe
disqe me zinxhir. Kjo mund të shkaktojë
lëndim të rënda.
Përdorni vetëm veglën prerëse që ka të shënuar
3.
një shpejtësi të barasvlershme ose më të madhe
se sa shpejtësia e shënuar mbi vegël.
Mbajini gjithmonë duart, fytyrën dhe veshjet
4.
larg veglës prerëse ndërkohë që ajo është
duke u rrotulluar. Moskryerja e këtij veprimi
mund të shkaktojë lëndim personal.
Përdorni gjithmonë mbrojtëse për pajisjen
5.
prerëse të përshtatshme për pajisjen prerëse
që përdoret.
Gjatë përdorimit të disqeve prerëse, shmangni
6.
zmbrapsjen dhe përgatituni gjithmonë për
zmbrapsje aksidentale. Shihni seksionin për
zmbrapsjen.
Kur nuk e përdorni, vendosni kapakun e diskut
7.
mbi disk. Hiqni kapakun përpara përdorimit.
Zmbrapsja (shtytja e diskut)
Zmbrapsja (shtytja e diskut) është një reagim
1.
i papritur i diskut prerës të ngecur ose të
bllokuar. Kur kjo ndodh, vegla shtyhet me
forcë të madhe anash ose drejt përdoruesit
dhe mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
Zmbrapsja ndodh veçanërisht kur përdoret
2.
segmenti i diskut ndërmjet pozicionit të orës
12 dhe 2 për objektet e forta, shkurret dhe
pemët me diametër 3 cm ose më të madh.
► Fig.2
Për të shmangur zmbrapsjen:
3.
Vendosni segmentin ndërmjet pozicionit
1.
të orës 8 dhe 11.
Mos e vendosni asnjëherë segmentin
2.
ndërmjet pozicionit të orës 12 dhe 2.
Asnjëherë mos e vendosni segmentin
3.
ndërmjet pozicionit të orës 11 dhe 12 dhe
mes 2 dhe 5, përveç rastit kur përdoruesi
është i trajnuar mirë dhe me përvojë dhe
e kryen këtë veprim me përgjegjësinë e
tij/saj të plotë.
Mos i përdorni asnjëherë disqet prerëse
4.
pranë objekteve të forta, si gardhet,
muret, trungjet e pemëve dhe gurët.
Mos i përdorni asnjëherë disqet prerëse
5.
vertikalisht për veprime si rregullimi i
cepave dhe prerja e gardheve.
► Fig.3
46 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ur017g

Table of Contents