Makita HS004G Instruction Manual page 49

Hide thumbs Also See for HS004G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MIRËMBAJTJA
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
KUJDES:
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
Pastroni mbrojtësen e sipërme dhe
KUJDES:
të poshtme për t'u siguruar që nuk ka tallash të
grumbulluar, i cili mund të pengojë funksionimin e
sistemit të poshtëm mbrojtës. Një sistem mbrojtës
i ndotur mund të kufizojë funksionimin e duhur, gjë
e cila mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Mënyra më efikase për ta arritur këtë pastrim është
me ajër të ngjeshur. Nëse nga mbrojtëset del
pluhur si pasojë e fryrjes së ajrit, sigurohuni
që të përdorni mbrojtëset e duhura të syve dhe
frymëmarrjes.
Pas çdo përdorimi, fshini pluhurin
KUJDES:
e sharrës nga vegla. Pluhuri i imët i sharrës mund të
hyjë brenda në vegël dhe të shkaktojë keqfunksionim
ose zjarr.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
VINI RE:
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Rregullimi i saktësisë së prerjes 0°
ose 45°
Ky rregullim është bërë në fabrikë. Por nëse ka
shmangie, mund ta rregulloni duke ndjekur procedurën
e mëposhtme.
1.
Lironi vidat shtrënguese në pjesën e përparme
dhe të pasme të veglës, në mënyrë që këndi i prerjes
me kënd të mund të ndryshohet. Vendoseni bllokuesin
në pozicionin e këndit të prerjes me kënd 0° - 45° nëse
do të rregulloni saktësinë e prerjes 45°.
► Fig.46: 1. Vida e mbërthimit 2. Bllokuesi
2.
Vendoseni bazën paralelisht ose 45° me fletën e
sharrës rrethore duke përdorur një vizore trekëndore
duke rrotulluar vidën rregulluese me çelës fiso
hekzagonal. Ju mund të përdorni gjithashtu vizore
katrore për të rregulluar këndin 0°.
► Fig.47: 1. Vizorja trekëndore
► Fig.48: 1. Rregullimi i vidës për kënd 0°
2. Rregullimi i vidës për kënd 45°
3.
Shtrëngoni vidat shtrënguese dhe më pas bëni një
prerje provë për të kontrolluar nëse është arritur këndi i
dëshiruar.
Rregullimi i paralelizmit
Mbajeni paralelizmin të saktë.
KUJDES:
Ndryshe, fleta e sharrës së rrumbullakët mund të
ngecë te shina udhëzuese dhe shina udhëzuese e
dëmtuar mund të shkaktojë lëndim.
Ky rregullim është bërë në fabrikë. Por nëse ka
shmangie, mund ta rregulloni duke ndjekur procedurën
e mëposhtme.
1.
Vendoseni veglën në thellësinë maksimale të
prerjes.
2.
Sigurohuni që të gjitha levat dhe vidat të jenë
shtrënguar.
3.
Lironi vidat që tregohen në figurë.
4.
Teksa hapni mbrojtësen e poshtme, lëvizni pjesën
e pasme të bazës në mënyrë që largësia midis A dhe B
të bëhet e barabartë.
► Fig.49: 1. Vida 2. Baza
5.
Shtrëngoni vidat dhe bëni një prerje provë për të
kontrolluar paralelizmin.
AKSESORË OPSIONALË
Këta aksesorë ose shtojca
KUJDES:
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Fleta e sharrës së rrumbullakët
Kufizues (vizore udhëzuese)
Grepi
Shina udhëzuese
Udhëzuesi për prerjet me kënd
Fasheta shtrënguese
Fleta
Fleta prej gome
Fleta e pozicionit
Hundëza e pluhurit
Çelësi hekzagonal
Njësia me valë
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
49 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents