Makita TD110D Instruction Manual page 18

Hide thumbs Also See for TD110D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Përdorni majën e duhur për kokën e vidës/
bulonit që dëshironi të përdorni.
SHËNIM: Kur shtrëngoni vida M8 ose më të vogla,
zgjidhni forcën e përshtatshme të goditjes dhe
rregulloni me kujdes presionin mbi këmbëzën e
çelësit në mënyrë që vida të mos dëmtohet.
SHËNIM: Mbajeni veglën të drejtuar mirë drejt vidës.
SHËNIM: Nëse forca e goditjes është shumë e
madhe, ose e shtrëngoni vidën për një kohë më
të gjatë nga sa tregohet në figura, vida ose maja e
kaçavidës mund të shtrembërohet, hiqet, dëmtohet,
etj. Përpara se të nisni punën, gjithmonë kryeni
një veprim testues për të përcaktuar kohën e
përshtatshme të shtrëngimit për vidën tënde.
Forca shtrënguese ndikohet nga disa faktorë përfshirë
si më poshtë. Pas shtrëngimit, kontrolloni gjithmonë
rrotullimin me çelës me shtrëngim.
1.
Nëse bateria shkarkohet gati plotësisht,
tensioni do të bjerë dhe forca shtrënguese do të
zvogëlohet.
2.
Maja e kaçavidës dhe çelësit
Mospërdorimi i majës së kaçavidës ose çelësit
me përmasat e sakta do të shkaktojë një ulje në
forcën shtrënguese.
3.
Buloni
Megjithëse koeficienti i shtrëngimit dhe
kategoria e bulonit janë të njëjta, forca e
duhur e shtrëngimit do të ndryshojë në varësi
të diametrit të bulonit.
Megjithëse diametrat e bulonave janë të
njëjta, forca e shtrëngimit do të ndryshojë në
varësi të koeficientit të forcës së shtrëngimit,
kategorisë dhe gjatësisë së bulonit.
4.
Mënyra e mbajtjes së veglës ose materialit të
pozicionit që do të shtrëngohet do të ndikojnë në
forcën e shtrëngimit.
5.
Përdorimi i veglës me shpejtësi të ulët do të
reduktojë forcën shtrënguese.
Përdorimi i këllëfit
Aksesorë opsionalë
KUJDES: Kur përdorni këllëfin, hiqni majën e
kaçavidës/majën e trapanit nga vegla.
KUJDES: Fikeni veglën dhe prisni derisa të
ndalojë plotësisht përpara se ta vendosni në
këllëf.
Sigurohuni që ta mbyllni mirë këllëfin me butonin
e këllëfit në mënyrë që ai ta mbajë veglën të
sigurt.
1.
Vendosni një rrip mesi ose diçka të ngjashme në
mbajtësen e këllëfit.
►Fig.11: 1. Mbajtësja e këllëfit 2. Rripi i mesit
2.
Vendoseni veglën në këllëf dhe mbylleni këllëfin
me anë të butonit të këllëfit.
►Fig.12
►Fig.13
Në pjesën e përparme të këllëfit mund të mbahen dy
maja kaçavide.
18
ALBANIAN
MIRËMBAJTJA
KUJDES: Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE: Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES: Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Majat e kaçavidës
Punto formë çelësi
Pjesë të majës
Këllëfi
Grepi
Kutia mbajtëse plastike
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents